Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktorja e njohur shqiptare Antoneta Papapavli, “Artiste e merituar”. Aktorja e skenës dhe ekranit është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë.
Antoneta Papapavli lindi më 17 shkurt 1938 në qytetin e Përmetit. Studimet i kreu në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, dega e dramës dhe u emërua aktore në Teatrin Popullor më 1964.
Ka mbi 20 vjet karrierë artistike, ka interpretuar dhjetëra role në teatër dhe në filmin artistik shqiptar.
Ajo mbahet mend me rolet në teatër si Olimbia tek “Karnavalet e Korçës”, Drita te “Drita”, Mara te “Toka jonë”, Deizi tek “Arturo Ui”, Bajamja te “Fytyra e dytë”, Ledi Milford tek “Intrigë dhe dashuri”, Adela te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Gjyshja te “Hijet e natës”, Cuca tek “Cuca e maleve” etj.
Në kinematografi ka luajtur tek filmat, “Kur ndahesh nga shokët” – nëna e Zanës, Sania tek “Hije që mbeten pas”, drejtoresha tek “Shoku ynë Tili”, “Kur hapen dyert e jetës” -nëna e Lizës, “Hije që mbeten pas” – Sania, nëna e Marjetës, “Nxënësit e klasës sime”- Vangjelia, bashkëshortja e Kristoforit, “Apasionata” – Profesorja e Mirës, “Shoqja nga fshati” – Lefka, “Si gjithë të tjerët” – nëna e Jetës, “Kërcënimi” – Marina, nëna e Emës, “Përtej mureve të gurta” – nena e Asimese, “Ata ishin katër” – anëtarja e Këshillit, “Përballimi” – Klea, “Komisari i dritës” – Ngjela etj. Ngjitja e saj e fundit në skenë është në komedinë “Pallati 176”, ku interpreton rolin e nënës së Elsës, në variantin e dytë të komedisë.
Adhuruesit e kinemasë e kujtojnë atë me batutën “Thesin Aga!” në filmin “Përballimi”.
Për aktivitetin e saj artistik është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”, me Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I dhe dekorata të ndryshme.

Ndjej dhimbje qe po ndahen nga jeta yjet e shkelqyera te skenes dhe filmit shqiptar.
Antoneta Papapavli eshte unike ne karakterin e lojes se saj e mencur dhe mjaft e pergjegjshme para artdashesit.Rolet dhe batutat e spikatura ,ngelen per mua te pashlyeshme si kujtese e talentit te ndritur te kesaj aktoreje.
Kam frike se do te na mungojne per shume kohe talentet e ndrituara qe nxori shkolla jone e artit,e viteve 1950-1980.
Qofte i paharruar emri qe Antoneta Papapavli la per historine e artit skenik shqiptar.
Lajm shume I keq per boten e artit. U prehte e qete!!
i paharruar qofte kujtimi i saj.
NJE ARISTOKRATE E VERTETE SI NE PAMJE SJELLJE DHE ARTISTE DHE NGA PERLAT E BUKURISE SE GRUAS SHQIPTARE
artiste e madhe.ngushellime familjes
Qofte i paharruar kujtimi i saj!!!!
I perjetshem kujtimi i kesaj zonje te nderuar! Pajtohem me te tjeret sa me siper dhe ngushellimet e mia familjes se zj. Antoneta Papapavli!
Artiste e mrekullueshme si e gjithë plejada e saj! Familjes dhe të afërmve, ngushëllime!
Ndjese paste dhe ju prehte shpirti nr parajse!
U prefte ne paqe shpirti i saj
vertet eshte per te nderuar dhe respektuar kjo artiste e madhe me rolet e saj te goditura .I pa haruar qofte kujtimi i saj dhe ngushellime familjes se kesaj aktore te madhe dhe fisnike.
ngushellime familjes
te rojne e ta kujtojne
E paharruar qofte teto Neta
nuk mund te harrosh rolin ne filmin perballimi .nje aktore e madhe i paharuar qofte kujtimi i saj.nje admiruese nga berati.