Subashi: Shqiptarët na besuan, ne do t’u japim rilindjen

anazapta

Deputeti socialist i qarkut të Fierit, Armando Subashi, tha se qeverisja e re do t’i gjejë burimet financiare për të realizuar premtimet duke luftuar me efektivitet korrupsionin. Subashi shprehu vlerësim për rëndësinë që i është kushtuar në program sektorit të bujqësisë dhe industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.

“Ne do t’i japim fund lojës së kungulleshkave “e ka kush e ka” mes institucioneve. Si deputet i qarkut të Fierit, që lidhet ngushtë me bujqësinë dhe naftën, shpreh kënaqësinë në lidhje me vëmendjen që këto dy sektorë kanë në program. Nafta, kjo pasuri e madhe duhej të nxiste punësimin, është kthyer në problem për buxhetin e shtetit. U bënë vite që industria përpunuese nuk përpunon asnjë litër naftë, megjithëse industria përpunuese u trumbetua si një nga sukseset e qeverisë që iku.

Shqipëria meriton një qeverisje tjetër. 1 milion shqiptarë na besuan, sepse besuan te rilindja dhe padyshim rilindje do të ketë”, tha Subashi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *