Migracioni i brendshëm i shumë familjeve nga zona më të thella të vendit drejt Tiranës nuk I ka ndihmuar aspak ata që të përmirësojnë jetesën e tyre, të jenë më pak të varfër dhe të mund të jetojnë në kushte më të mira.
Raporti më i fundit i Institutit të Statistikave, evidenton rritjen e shpejtë të varfërisë në Tiranë në fund të vitit 2012, në raport me katër vite më parë. Krahasuar me vitin 2008, përqindja e popullsisë që konsiderohet si e varfër ka shkuar nga 8.7% në 2008 në 12.6% në vitin 2012.
Siç shpjegon edhe vetë INSTAT, rritja e varfërisë ka ndodhur në të gjitha rajonet e vendit, përveç atyre malore.
“Kjo ulje mund të jetë si pasojë e lëvizjeve të popullsisë dhe vazhdimi i lëvizjeve nga zonat malore drejt rajoneve të tjera. Rrjedhimisht, rajonet e tjera mund të ndajnë barrën e këtyre lëvizjeve, gjë që mund të jetë ndër arsyet që sjellin si pasojë një rritje në përgjithësi të varfërisë”, evidenton INSTAT.
Duket se ‘ëndrra’ e shumë familjeve shqiptare nga zonat malore dhe të thella të vendit për të rritur mirëqenien në qytet e mëdha është shuar gjatë katër viteve të fundit.
Ndryshimet në normat e varfërisë midis rajoneve janë rritur në krahasim me vitin 2008, me përjashtim të zonave të rajonit malor. Ndryshe nga viti 2008 ku zonat malore ishin të vetmet me një rritje të lehtë në varfëri, në vitin 2012, janë zonat malore ato që kanë pasur uljen e varfërisë. Në këto zona, varfëria është ulur nga 26.6% në 2008 në 15.3% në vitin 2012.
Në zonat bregdetare, të cilat kanë rritjen më të madhe në varfëri, 17.6% e popullsisë është e varfër në krahasim me 13% në vitin 2008.
Zonat qendrore kanë mbetur përgjithësisht në një situatë të ngjashme. Varfëria është rritur lehtësisht nga 10.7% në 2008 në 12.5% në vitin 2012.

Duhet gjetur nje zgjidhje per migracionin e pakontrolluar. Te mos kalojne nga varferia ne varferi. Zgjidhja me e mire do te jete duk i ndihmuar te qendrojne atje ku jane. Por duke i ndihmuar ama. Ikin nga e keqja,prandaj duhe ndihmuar atje ku jane nëpermjet projekteve zonale, zhvillimit te bujqesise,blegtorise, transportit etj.etj. Jam i sigurt se asnje nga ata nuk e ka deshire largimin por nuk gjejne dot kushtet minimale jetike,kushtet per sherbim shendetsor,arsimim femijesh e shume gjera te tjera bazike. Po nuk u mor shteti me kete kategori popullate shume shpejt do kemi jo vetem qytete te mbipopulluara por kryesorja tokat dhe pasurite e tjera nuk do te kene njerez per ti vene ne efiçiencë. Shqiperia do ti ngjaje nje shkretetire te madhe,pa jetë?
Neqoftese Rama e qeveria nuk do ndaloje per nje afat10vjecare dyndjet nga fshati ne qytet papunesia do ritet e Rama del blof.Fshataret mos te lene shtepite ose kullat se vetem aty munde te ndertojne te ardhmen e tyre sidomos blektorine,mos hedhin syte neper kazino e diskoteka por te punojne shume ne vedin e tyre jo si ne qe dolem ne europe per tu taksuar dyfish,qeveria e salihit eshte pasuruar nga refugjatet,por tani nuk ka me cdo gje ne evrope eshte bere grope.
Nje sistem politik FEDERAL do ti bente qytetaret e ktij vendi mos lakmojne me Tiranen,por diku Vloren apo Shkodren?
Dikur ne France De Gaulle kishe nje ministri ‘aménagement du territoire’ edhe plan 5 vjecare:keshtu organizuan rruget,planifikimin e infrastrukturave qe njerezet te jetojne mire ne cdo cep te frances edhe sherbimet publique te jene present ne cdo vend..kjo zhvilloj frances…
Ne svicer nuk ka qytete alla vend et ne zhillim ,ku te gjithe dynden,po ne cdo fshat le cdo gje…
Ne shqiperi,keto 23 vete eshte punuar mbrapsht,vetem per Tirane ,qe sot eshte nje katastrof ekologike,nje vend qe vetem te shkurton jeten nga ndotja…