SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje gazeta e fjalës së lirë! Dua t’i kujtoj kryebashkiakut dhe kryepartiakut se po e lë mbas dore sovranin që e ndëshkoi rëndë më 23 qershor. Të mos harrojë ky zotëri se tani është në pozicionin kur akuzonte Edi Ramën që merrej me partinë. Po ky zotëri me kë po merret tani, apo e tremb performanca e Edit? Ka të drejtë të tutet, para tij është një dështak, para tij është një vjedhës, para tij është një zhvatës! Nuk e kuptoj me ç’paturpësi del dhe flet para këtij populli që është tej mase i lodhur nga mashtrimet dhe nga pazaret e këtij njeriu manikin. Ky mund të perfaqesoje ç’te doje, por minimalisht nuk përfaqëson aspak njeriun model të ligjit. M.K.
