Në përfundim të diskutimeve për programin qeverisës, kryeministri Rama tha se maxhoranca e re do të ndjekë një model të ri qeverisjeje. Rama tha se aleanca e votuar nga shqiptarët do të bëjë për Shqipërinë atë që është bërë për Tiranën gjatë tre mandateve.
“Jeni ju përfaqësuesit të PD pre e paaftësisë tuaj për të bashkëjetuar me kundërshtarët si njerëz. E miratoj Dashamir shehun në shumicën e gjërave që tha. Kjo do të duhej të ishte normë në parlamentin shqiptar të shekullit 21 dhe dalja nga norma duhet të ishte mungesa e edukatës.
Reforma territoriale është domosdoshmëri për Shqipërinë prej të paktën një dekade. Por për arsyen e mosarsyes që dominoi qeverinë paraardhëse, kjo nuk u arrit. Por ndryshimet kushtetuese kërkojnë një shumicë përtej asaj që kemi ne. Opozita është e mirëpritur për t’u ulur që tani në tryezën e kësaj reforme.
Doni reformë për pronat? Ejani në tryezën e reformës që do të nisë pa humbur kohë.
Ne duam që të identifikojmë së bashku një politikë të re gjithëpërfshirëse për pronën. Nuk kemi paragjykime, shumica e re nuk është qeveria e socializmit të vjetër, por është e lindur për t’u dhënë zgjidhje probleme që shqiptarëve ua sollën në majë të hundës.
Ne duam t’i japim fund kalvari 20-vjeçar të pronës. Një ish-ministre tha këtu se opozita e sotme na paska bërë gati shampanjën vetëm për ta hapur kur Shqipëria të marrë statusin që e paska dhuratë nga ju. Qeveria e djeshme e quante NATO-n arritje e vet dhe bënte propagandë, edhe pse ishte bashkëpunimi me opozitën që bëri të mundur marrjen e statusit.
Ne nuk do të bëjmë koncerte me punonjës të administratës të sjellë me autobusë që paguhen nga buxheti i shtetit.
Vetëm duke mos shpenzuar për mitingje e koncerte për integrimin, mund të paguheshin kaq ministra sa ka shteti sot. Nuk do të festojmë si paria e vitit 1936, por do të bëjmë bilancin e të vlerësojmë gjithçka është bërë për integrimin.
Një figurë përfaqësuese e opozitës më tha: qeveria e re duhet të kërkojë ndjesë të thellë. Nuk e kuptova kujt duhet t’i kërkojë. Por nëse flasim për ndjesë, jeni ju që duhet t’u kërkoni shqiptarëve, ndërsa ne jemi zgjedhur për t’u dhënë atyre drejtësi.
Ministra kushërinj në kabinet?
Referenca për zonjën Harito. Nuk jemi njohur ndonjëherë për kushërinj. Kjo (nxjerr pemën gjenealogjike të familjes) është pema e familjes së nënës time dhe lidhja e degëve të gjakut shkon në vitin 1720.
Unë si Papandreu?
Po u bë një krahasim i tillë, duhet pranuar se po e gjejmë Shqipërinë siç e gjeti Papandreu kur mori pushtetin. Mos u mprihni kot për katastrofën e vendit që të ktheheni në pushtet, sepse kjo aleancë do të bëjë për këtë vend atë që bëra për Tiranën dhe do të ecim shumë shpejt për rilindjen e premtuar në program.
Vizita në Kosovë
Ka një ndryshim të madh mes qeverisë së djeshme dhe qeverisë time. Ka marrë fund një kohë e zymtë për Shqipërinë. Kurrë më unë apo ministra të Shqipërisë nuk do shajnë opozitën në konferenca krah të huajve. Kurrë më në veçanti nga Tirana zyrtare nuk do të përhapen valët e përçarjes së faktorit shqiptar në rajon. Nuk e kemi bërë as si opozitë, as do ta bëjmë si qeveri. Siç e bëtë duke shpërdoruar simbolin e Rugovës, për të përçarë. Fabula është shpikur në Tiranë dhe jo në Prishtinë. Është sajesë e atyre që akuzonin dikur UÇK-së, e të njëjtës krijesë që i fryu zjarrit të nacionalizmit politik, pikërisht kur dialogu Kosovë Shqipëri ishte jetik për rajonin. Ju dhe ata që bëni akuza të tilla, Rugovës i doni emrin që të rrisni emrin tuaj, kurse unë i adhuroj veprën, dhe e respektoj siç bëra bashkë me ministrat”.

Go Edi Go!! (Para Edi), gjithe populli eshte me Ju dhe mezi pret fillimin e punes per ndryshimin e Shqiperise, bash ashtu sic I ndryshuat pamjen Tiranes. Qente le te lehin, karvani shkon perpara….populli shqiptar ja “preu bileten” ketyre ditezinjve, ketyre krimineleve, ketyre hajduteve, ketyre te paafteve KURRE ME NE PUSHTET: SALI BERIHA DHE BANDA E TIJ RREZIK KOMBETAR. KURRE ME. Biles edhe ne opozite nuk e meritojne sepse jane aty vetem e vetem dhe per asnje arsye tjeter por vetem te mbrojne vetem nga krimet e kryera gjate sundimit te tyre. falenderim per shqiptaret qe I shporren me voten e tyre.
Rama nese vertete ti do ta bejsh Shqiperine sic dhe ke bunkerizuar Tiranen,gabon,shqiptaret i thyn bunkeret e diktatures per te mos u ngritur me,kurse t o pjelle e saj,kerkon te betonizosh e teshkaterrosh Shqiperine,sikurse Berisha bashkeudhetari juaj ne kete rruge sa kriminale qa dhe korruptive ne vite.Turp,por me me paturpesi kur mburresh ne te njejten medalje si Berisha qe si bashkeudhetare ne kete palo politike jo vetem qe e grabitet,percmuat:-)mashtruat,or dhe e terrorrizuat dhe gjakoset ne vite Shqioerine.
Prof.Sami Repishti me shume te drete thite,se nje krim i pa ndeskuar eshte nje krim qe vazhdon……..
Po sot ne kete kohe qe bota po bindet katerciperisht per lojen tuj te felliqur te futbollit me dy porta,nga i jati dhe i biri e nje djalle e gjysem,nuk ka me kohe t’u provoje qe ju te vazhdoni mashtrimet dhe grabitjet e rradhes.
Nxjerra e shpejte e rrezultatit te zgjedhjeve nga KQZ dhe mbushja e LSI-se me deputetet nga kompromisi brenda Berisha-Rames e vertetoje me se miri kete palo politike.
Z.Rama tani zbato me rreptesi (pa leshim) “LIGJIN” …. Menjehere vendos “kodin etik” te Deputetit … dhe do shikojme si do perfundojne ata te Cetes Dragobi PD.
Kemi besim se Shqiperise do ti nderrosh fytyren, me punen tende, do ta kthesh PD-ne e PeDe-ve ne nje shoqate.
Edi presim shume nga ju.Ne se do ta besh si Tiranen do te thote qe do ta menderosesh.Edhe ti vete e di qe vetem legjislaturen e pare u punua per Tiranen.Te tjerat punove per Kocon e klientet e tu.Te besuam jo per kete.Mundohu ta justifikosh.Te urojme pune te mbare.
Urime qeverise se re,Cfare pritet disa dite qe opozita te bente pyetje per programin dhe me pas votoi 55 kundra Po te ishin demokrate kryetari duhej ti shtrengonte doren atij qe e pasoi,Shqiptaret kane kulture me shume se politikanet e vet qe dje mbanin kostume doku kinez dhe tani firmato…nuk e di se kush eshte budallai ketu Jozi,Muli,Apo Paloka qe ka probleme me shqiptimin?? Nuk presim qe gjithe premtimet e fushates ti realizoni por te pakten ndryshoni jetesen e shqiptareve,Punoni me doreza po vodhet qe duart ti kini te pastra. Ktheheni shqiperine ne normalitet dhe te denje para nderkombetareve se ata qe iken e cuan pertoke. Mos rrini para kamerave qe te na genjeni se ky popull nuk ka me bir kurve qe ta mashtroje se i njeh te gjithe me kuc e me mac por punoni ne terren se popullit i ka ardhur ne maje te hundes,keni rruge te gjate perpara dhe shume pune per te bere,mos bini ne gracken e opozites qe te debatoni se kryetari i saj plas derrin dhe gurin,mire eshte ta lini te qete ne marrezine e vet deri sa te kurohet nga mente,ka shume haqe per te lare se ka bere shume zullume,per 8 vite punoi vetem per te pasuruar teket e femijeve te tij dhe muajin e fundit pa mandat per te firmosur tendera,privatizime duke u lare borxhin sahanlepiresve te tij.Nuk eshte nevoja qe te beni program per 100 dite dhe pastaj te beni palle per 1360 dite te tjera ,punoni qe te keni bekimin e njerezve qe ju votuan ata per te miren e tyre dhe ju per te miren tuaj .Pushteti eshte si pasuria shkon e vjen ,LIDERET I MBULON PLUHURI I HISTORISE NE RAST SE MENDJA U PUNON VETEM PER INTERESIN ETYRE
Vazhdo ne kete rruge dhe popullin e ke nga mbrapa, mos u tremb nga sorrat dhe laraskat…
po keta shpellare te majte qe ekzaltohen per edin, c’ tu themi…maloke te jugut..qe te vrasin per edin,njesoj si maloket e veriut per salen..