“Meka” e re evropiane e seksit është Ukraina

anazapta

“Ingredientët e suksesit” të turizmit seksual në Ukrainë janë niveli përhapjes së prostitucionit, 15 herë më i lartë se në vendet e BE-së dhe çmime shumë të ulëta.

Në Ukrainë një pagë mesatare vërtitet te 300 euro, ndërsa kostoja e një shërbimi seksual nis nga 40 euro e lart, duke nxitur në masë të barabartë kërkesën e banorëve vendas dhe atë të të huajve. Megjithatë përhapja e fenomenit ka nxjerrë në rrugë një numër të madh të miturash, dhe sipas UNICEF-it në qytetet e mëdha, adoleshentet që i dedikohen prostitucionit arrijnë rekordin e 1.5% të popullsisë, ndërkohë mesatarja e BE-së është 0.1%.

Por, prostitucioni është i ndaluar

Është thyer kështu rekordi i Rusisë, falë edhe shtimit të turistëve seksualë që mbërrijnë kryesisht nga Evropa dhe që në Ukrainë kanë zbuluar një “treg të mirë” me “çmim të lirë” e mbi të gjitha lehtësisht të arritshëm qëkur 5 vjet më parë u hoq kushti i vizave për hyrësit në Ukrainë.

Kharkiv dhe Odesa janë sot kryeqytetet e perandorisë së dritave të kuqe edhe pse në Ukrainë prostitucioni është i ndaluar, shpërthimi i këtij fenomeni gjatë viteve të fundit është toleruar nga autoritetet e një sistemi midis më të korruptuarve në botë. Sipas “Trasparency International”, ish-republika sovjetike pozicionohet në vendin e 144 nga 174 kombe që janë në listë. Me një ryshfet prej 10 mijë dollarësh, shkruan “Focus”, mund të hapësh qetësisht një shtëpi publike ilegale, pa qenë nevoja që ndokush të fusë hundët në punët e tua dhe pastaj shifra vjen duke u “amortizuar” brenda disa ditëve.

Bordelopoli

Kështu etiketohet Kharkiv (qytet me 1 milion banorë dhe kufitar me Rusinë) në kronikat ndërkombëtare, pasi ish-kryeministrja Julia Timoshenko u mbyll në burgun lokal të këtij qyteti. Ai është kryeqyteti i vërtetë i seksit, por edhe qytet industrial me një qendër të madhe universitare, ku shumë prej studenteve e kanë bërë zakon profesionin më antik në botë. Kharkiv ka lënë pas Kievin në këtë drejtim dhe tani konkurrohet vetëm nga Odesa, e cila në Detin e Zi është padiskutim “Meka” e të huajve në kërkim për aventura të nxehta. Kjo e fundit vuan sezonet e pashmangshme të flukseve turistike që në verë arrijnë pikun, ndërsa në dimër gjithçka i rikthehet normalitetit.

Lokomotiva e prostitucionit ukrainas, që mesa duket nuk e ndjen aspak krizën vërshon me bumin e lajmërimeve lokale në faqe të specializuara interneti, me të gjitha detajet mbi çmimet dhe llojet e shërbimeve.

Një problem social

Përveç problemeve të rendit publik, ky fenomen ka sjellë efekte zinxhir jo gjithnjë të kontrollueshme, duke nisur nga përhapja masive e virusit HIV. Sipas një studimi të Alians, një organizatë joqeveritare që merret me problemet e SIDA-s, në Ukrainë jetojnë rreth 80 mijë gra midis moshës 15-49 vjeç që praktikojnë prostitucionin. Edhe pse për herë të parë në 20 vitet e fundit ka pasur një rënie të rasteve me SIDA: nga 21.177 persona të prekur  në 2011-n, në 20.743 në 2012-n, situata në vend mbetet e rëndë. Gjysmë milion persona janë goditur nga virusi HIV (1.63% e popullsisë), kjo është kuota më e lartë në Evropë dhe te të rinjtë përhapja e sëmundjeve lidhet pikërisht me seksin e pambrojtur./ D.Gjuzi

 

Share This Article
4 Comments
  • C’far flisni mor te mjere??? Si mor perdorni emrin e shenjete te Mekes per flliqsira??? A keni nder dhe ndergjegje ju mor njerez??? Ju ofendoni te gjithe Myslimanet Shqipetare vetem se mendoni se te kopjosh artikujt e stilit perendimor eshte “gallate”. Mos u beni te verber Dita! Ndaj hiqeni emrin e shenjete te Mekes nga k’to flliqesira.

  • E mor Arber mos e perjeto kaq keq se dhe ne Meke “kercet” se nuk shumohen njerezit duke i mbjelle ne toke atje. Edhe Muhamedi njeri ka qene dhe thone qe e ka ngrene edhe anapodha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *