Spiro Ksera është i vetmi ministër i qeverisë “Berisha”, që ka organizuar një ceremoni për dorëzimin e detyrës te ministri i ri. Ksera ka prezantuar para stafit ministrin e ri, Erion Veliaj, i cili do të drejtojë Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
“I uroj zotit Erjon Veliaj punë të mbarë, suksese, të jetë i palodhur dhe në shërbim të qytetarëve shqiptare, sidomos të atyre që jetojnë në varfëri ekstreme, që kanë probleme të familjes e të dhunës”, tha Ksera.
Ndërsa Veliaj, pasi falënderoi ish-ministrin Ksera, tha se dikasteri do të pësojë një sërë ndryshimesh që synojnë koordinimin efektiv të punëve dhe përmbushjen e objektivave të parashikuara.
“Të falënderoj për shërbimin dhe gjithçka keni bërë në këtë ministri. Po futemi në një fazë të re, do mirëpresim gjithë ekipin rinor nga MTKRS dhe ekipin nga Ministria e Arsimit dhe sesi do të transformohet ISSH, por do të kemi kohë që të dëshmojmë në vijim se çfarë ndryshime do bëjmë në këtë dikaster”, tha Veliaj.

te dy bijet e cmuare te greqis ka nje poshtersi se ky antishqiptari i betuar ksera se bente ket kur ka fol hapur qe shqiperia eshte greqi dhe krah per krah me teroristet e agimit te arte poshte pabesis qe ju be rilindjes me ilir kadaifin qe i dhan po smirte dot as 1 deputet