PD akuzon qeverinë dhe mediat për censurë

anazapta

Partia Demokratike i kërkoi sot qeverisë së re të heqë dorë nga Kodi i Etikës. Në një konferencë shtypi, zëdhënësja e PD, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë, por edhe disa media, për censurë.

“Qeveria Rama po starton duke krijuar një sistem të mbyllur dhe të kontrolluar të informimit të publikut, ku çdo gjë duhet të kalojë në vrimë të gjilpërës dhe nëpër filtrat e shumëfishtë që vendos ky kod midis qeverisë dhe mediave. Ky është kodi i propagandës së vjetër me mjete të reja; është kodi i një censure shumë të rrezikshme që synon të modelohet si autocensurë dhe vijë sjelljeje për mjetet e informimit publik. Partia Demokratike thekson me forcë se Transparenca dhe Informimi nuk janë zgjedhje, por detyrim i qeverisë para mediave dhe qytetarëve”, theksoi Tabaku.

“Me keqardhje konstatojmë se ky model ka filluar të reflektohet që tani tek disa media, të cilat po cungojnë dhe po shtrembërojnë këto ditë qëndrimet e Partisë Demokratike si dhe qëndrimet e papranueshme të zotit Rama karshi opozitës në parlament. Kështu një medium kombëtar dje fshiu nga ekrani kërcënimin e paprecedent të Ramës drejtuar opozitës, se nëse ankohej për dhunë, ende nuk ka parë se ç’do t’i punojë!”, tha ajo.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *