Sefer Pasha
(Perkethimi ne greqisht i poezive te Moikom Zeqos nga poeti dhe përkthyesii shquar Petro Çerkezi)
Çdo mengjes, pa aguar mirë, unë ble një krah me shkarpa(gazeta). Kam shijet e mia, mbase dhe huqet dhe e filloj leximin në kafenë e preferuar me gazetën time me të cilën ndihem mirë.
Ky zakon ndryshon vetëm ditën e diel. Të dielën së pari nis të shfletoj “Gazetën Shqiptare”. Aty është rubrika e njohur e Milosao, e cila është për mua po ta them figurshëm si zgjatim i ashtës së gazetës së dikurshme “Drita”, ku lexuesit e asaj kohe që kishin pasion letërsinë në faqet letrare gjenin sytha drite e shprese të një bote tjetër. Letërisa që botohej tek kjo gazetë e pastruar nga “egjrat” e kallte lexuesin në të tjera vise të botës së artit. Nuk mungonte liria.
Shfletimi fletë pas flete në rubrikën e Milosoas më befasoi kur lexova cikilin “Nata me katër hëna” me poezi të Moikom Zeqos të përkthyera në greqisht nga poeti Petro Çerkezi.
U gëzova natyrisht. Petro Çerkezi ishte mik i rinisë time në Gjirokastër.
Titulli, “Nata me katër hëna”, më ndezi zjarrin në shpirt. Në poezitë e Petro Çerkezit gjendet togfjalëshi “këtyre hënave” që qysh moti e përdornin poliçanasit.
Fshatari i Poliçanit kur delte nga shtëpia e vështronte hënën e bukur që shetiste majë Nemërçkës.
Por kur ai lëviste nëpër yrte shihte tjetër hënë. Po kështu hëna ngatërrohej nëpër lajthitë e fshatit Selckë, ku kishte lindur shkrimtari Gaqo Bushaka, dhe në çdo monopat, e anës lumit poliçanasi e shikonte hënën me çere të ndyshuar, jo si ajo që e pa në mbrëmje në majë të malit, e që të mos lodhej u thoshte miqëve se bariste “këtyre hënave”. Petro Çerkezit i duhej vargu “këtyre hënave” ashtu siç i duheshin poezitë e shkruara mbi gurët e varreve. Nuk e di nëse atje në Nikozia të Qipros, ku ai banon i ka fletoret me strofat e qëmturara nëpër gurët e varreve.
Në çdo gur varri ai gjente një shkrim që ishte amanet, mallkim, këngë, ankim, peng, lutje, gjëmë, cicërim zogu a mërmërimë lumi.
Nuk vonoi dhe si zakonisht në kafe erdhi Moikom Zeqo.
Folëm gjatë për Petro Çerkezin.

Unë nuk pushoja. I tregova Moikomit se e kisha takuar për herë të parë poetin e minoritetit grek në fshatin e tij të lindjes, në Poliçan të Pogonit.
Takimi i parë me Petro Çerkezin më la mbresa të paharrueshme. Poeti i ri përpara shtëpisë së gjyshit ishte veshur me kostum ngjyrë portokalli (portokallia ishte ngjyra e tij e preferuar).
Flokët i mbante në formën e petaleve të trëndaflit. Tregonte dhe qeshte shpesh.
Sa kishte mbaruar universitetin Shtetëror të Tiranës për gjuhë – letërsi.
Shkruante dhe botonte vazhdimisht poezi. Petro Çerkezi pasi më foli për trungun e familjes ma bëri me dorë nga shpati i malit të Nemërçkës.
Atje lart mote të shkuara më rrëfeu ai kullosnin tufat me dhi të egra. Vërshëllima e cjapit të egër dëgjohej në odën e gjyshit.
Pleqtë rrëfenin se po të ndalosh tek Rrasa e Bardhë dëgjon një gjëmim.
Thonë se brenda në mal gurgullon një lum. Edhe burimi tek rrapi prej atij lumi vjen. Në të dal të fshatit ngjitur me fshatin Skore nga gurra kur bie borë dhe shi i madh dalin dhi të egra të mbytura, derra, sorkadhe, peshq dhe ngjala sa një dhelpër shullëri.
Petrua që banonte në Gjirokastër kishte ardhur në Poliçan për të mbledhur “vajet” e muzikantit Aleks Zuba, që kishte emigruar në Amerikë në vitin 1910.
Poeti më rrëfeu atë ditë se një emigrant poliçanjot qe sëmurur keq në Amerikë nga mushkritë.
Mjekët i kishin thënë se ai kishte dhe gjashtë muaj jetë. Poliçanjoti në buzë të varrit e la Amerikën dhe u kthye në Poliçan.
Gjatë gjithë pranverës pushoi tek Kroi i Veremit në Nemërçkë.
Aty ngriti një kasolle.
Hante mish të pjekur dhe pinte ujë pa pushim nga Kroi i Veremit.
Pas një viti u përtëritë si të qe djal i ri. Emigranti u kthye përsëri në Amerikë.
Pneumologu amerikan i mahnitur nga pamja i bëri grafinë e mushkrive.
Mbeti pa mend.
Mushkritë i qenë kthyer në qelibar.
Dhe poliçanjoti rrojti sa deshi vetë.
Moikom Zeqos ja bëra këtë përshkrim duke e kujtuar se Petrua vinte në përroin e poezisë shqipe e greke nga vendi i baladave. Poeti i ri mahnitej kur shikonte që burrat dhe gratë që punonin në kooperativë nën hijen e gorricës hanin drekë me bukë misri e djath, por që nxirinin nga trastat e leshta bucelat(fjaskot) e vogla të mbushura me verë të kuqe. Pogonasit e pinin një gotë verë edhe kur kishin turshi përpara.
Atë ditë në Poliçan tek libraria, ku punonte si librare, e bukura Marjanthi, Petro Çerkezi më dha të përkthyer tregimin “Ç’lajme ke nga atdheu?” të Hemingejt.
Poeti e kishte përkthyer nga greqishtja dhe e kishte të shkruar me shkrim dore. Mua nuk më pëlqeu fare titulli i këtij tregimi. Mu duk si ata titujt bombastik që botonte gazeta “Zëri i Popullit”. Pikërisht për këtë shkak nuk e lexova tregimin.
Moikomi nuk më la të vazhdoja më tej. Ai më tha se në vitet e diktaturës titulli i tregimit të Heminguejt tingëllonte abstrakt nga që ne shqiptarët ishin brenda atdheut, “tufë” në një vath e nuk lëviznim nëpër botë.
Tani emigrantët kur të takojnë në ndonjë cep të planetit pyetjen e parë që bëjnë është: “Ç’ kemi nga Shqipëria?”
Cikli i poezive të Moikom Zeqos të përkthyera nga Petro Çerkezi më ktheu në atë jetë.
Plot njëzetë vjet jetuam në të njëjtin qytet.
Takoheshim shpesh tek libraria e Qafës së Pazarit ku punonte një mendje e ndritur si ajo e Alizotit.
Sa përshëndteshim Alizoti e kishte në majë të gjuhës rrëfenjën.
I kishte ardhur para disa ditësh tek dera e librarisë sekretari i partisë i rrethit.
Por pa u futur brenda tek pragu i derës një zog nga lart lëshon një glasë, e cila i bie sekretarit në supin e palltos së madhe. Sekretari nxori shaminë për ta fshirë glasën. Mos e fshi glasën i kishte thënë librari me të egër. Qe zogu, që të bëri glasën në sup, se po të kisha qenë unë do ta kisha bërë në shesh të kokës. Ke kaq vjet sekretar partie dhe nuk je futur në librari për të blerë një libër.
Petrua nuk i ndahej dhe Alizoti e kishte hazër bëmën tjetër.
Dhimtër Shuteriqi kishte hyrë në librari dhe pa i thënë “tunjatjeta” Alizotit e kishte pyetur nëse kishte shitje të librit në Gjirokastër.
Dhe Alizoti i qe kthyer.
Gjirokastritët blejnë shumë libra. Në rafte na ka mbetur vetëm romani “Çlirimtarët” i Dhimitër Shuteriqit. I befasuar nga kjo përgjigje Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve kishte dal nga libraria dhe bëri sikur nuk e njohu librarin e kunjaxhiun me emër.
Poeti Petro Çerkezi kishte emër të nderuar edhe si nxënës i Agim Shehut. Në një rast kishim ndaluar tek Qafa e Pazarit.
Petrua kishte botuar një cikël me vjersha tek gazeta “Zëri i Rinisë” dhe ne donim të pinim nga një birrë të ftohtë. Por nuk u futëm dot në rostiçerinë tipike.
Mellani, pijaneci më i madh i Gjirokastrës ishte bërë kandil.
Ne ishim tek dera kur Mellani e qëlloi xhamin e dritares me grusht dhe dora ju rras në mes të xhamit dhe filloj t’i rrjedh gjak. Por Mellani nuk kishte dhembje. Ai kthente nga një gurmaz uzo dhe thërriste: “Rroftë komunizmi botëror!”. Petro Çerkezi e shikonte pijanecin me sytë gjak të kuq dhe filloj të më flas për Fadajevin. Ç’më kujtoj Fadajevin e madh ky pijaneci tha ai. Edhe Fadajevi qe alkolizuar. Ai qe një gjeni. Çoç ndjeu që pati një fund aq të keq. Vrau veten.
Moikomi më flet për vlerat e poezisë së Petro Çerkezit.
Është origjinal thotë ai, poezitë janë në pajtim me motivin, atë e ndih sinqeriteti që e ka si bekim, kishte dikur dhe e ka edhe sot këshërinë kundër të keqes, as hokat e as kuturis kot, si shpirt i pastër bathët i pati të mbara, fabulat janë shumëpolare, ivokon dramat, motivet i mbledh dhe në zonat qorre, gëlon drita, timbri i vargut ngërthen kulturalisht talentin e poetit.
Unë e ndërpres dhe i them se në fletoret e mia kam një poezi të poetit Petro Çerkezi.
Bëhet fjalë për një motiv të jetuar.
Poshtë Poliçanit unë dhe Petrua po pushonim nën hijen e një arre.
Krejt papritur zbret nga Zagoria Kiço Spiri i vetëquajturi “poeti më i miri”.
Mua sikur s’më erdhi mirë. Prania e poetit të “çmendur” ma cënonte “biografinë”. Kur Kiço Spiri iku Petro Çerkezi më tha copë se do të vij një ditë e nuk do të kujtohen asnjë nga këto burokratët, që na drejtojnë, bile dhe disa që e heqin veten si poet e shkencëtar. Kiço Spiri do të përmendet se është “gjëmb që çel trëndafila”.
Dhe Petro Çerkezit i doli fjala.
Në Bibliotekën Kombëtare kërkohet libri i vetëm që të tjerët e kanë botuar për të.
Poeti Petro Çerkezi qëmtonte motive që nuk i shikonin sytë e poetëve të tjerë i mërmërijë Moikomit. Në një drekë tek shtëpia e vëllait të Shefqet Peçit në Picar ai kishte parë Dritero Agollin të pinte me fund një gotë me raki rrushi dhe pastaj qelqin e kishte përtypur me dhëmb dhe e kishte kapërcyer si të qe pilaf orizi, në kafenenë e fshatit Hllomo pleqtë shkonin tek ajo kafene, nga që Jorgjica që bënte kafet, anët e filxhanit i fshinte me gjuhën e saj të bukur, oficeri i kufirit në Çatistër shkruante poezi i hipur në mushkë, në zgavrën e lisit tek Ura e Kardhiqit ku ai qe mësues dy të rinj kishin lënë aq shumë letra dashurie sa kur në lis ra rrufeja flaka desh dogji fshatin, në pranverë djemtë e Poliçanit festonin në majë të Nemërçkës nga ku dukej Selaniku dhe pas Buretos shfaqej Sazani dhe deti, një komit që kishte varur veten kishte lënë një letër ku kishte shkruar se po e vriste veten nga që bota i qe zvogëluar sa gryka e shishes, poshtë kalasë së Gjirokastrës kur poeti puthej me të dashurën e kishin qëlluar me shtizë dhe buzët i qenë ndarë nga e dashura, ujqërit e Nemërçkës kur futeshin ne mës të tufës delet e sëmura nuk i ngacmonin, baxhieri i Libohovës që përgatiste djathin kaçkavall për Enver Hoxhën i pati kërkuar një këngë që t’ja dërgonte Enver Hoxhës bashkë me djathin e përgatitur, poetesha Valentina Mosko i pati dhuruar nëntë balada të Parashqevisë së bukur për fustanin e saj cipë gjarpëri, kishte dëgjuar se Sigurimi i kishte hapur dosjen Thanas Dinos dhe i kishin vënë si pseudonim titullin e poezizë “fiku i detit”, kujtimi më i bukur i gjyshit kishte qenë kur kishte parë në stan përzjerjen e tufës së dhive me kopenë e yjeve, Mellani qe bërë sërish tapë dhe duke u zvarritur tek Sokaku i të Marrëve i thoshte vetes:- “Ti Mellan copë të bëhesh, vetëm kam hall të shpëtoi kjo shishja me raki që e kam në xhep”, një komandant kufiri gëzohej kur shikonte ujqërit që merrnin erën e luleve të pashkelura nga armiku, biri i një bariu kishte zbritur nga stani në mal kur qe bërë 20 vjeç dhe për herë të parë kishte parë fiq, kalorësi më i mirë qe nisur në mëngjes nga Poliçani me borë dhe në mbrëmje kishte mbrritur në Sarandë, ku qytetarët preknin jelet e ngrira të kalit, bletërritësi i Sopikut në një shesh shkëmbi kishte bërë me ashkla të kuqe pishash një arë me misër të xhveshur, ku vinin shpendët që nga qyteza e Voshtinës në krah të Pogonit, fallxhori i Zagories kur lexonte fallin në një lënde lisi thërriste me zë të lart: – “Grurë e shkrofsh o zot”” e të tjera.
Po unë nuk i kam lexuar këto motive në veprën e Petro Çerkezit më tha Moikom Zeqo. Është e vërtetë ju ktheva. Por Petro Çerkezi vilte në lisin e madh të jetës qindra motive dhe ato i përpunonte në magjen e poezisë së tij. Shumë motive i gjen tek vëllimi “Në tokën e stërgjyshërve”, “Mosha e ëndrrave dhe e frakturave”e në të tjera
Poeti dhe përkthyesi Petro Çerkezi e rriti veten lis në mes të lisave mes poetëve në qytetin e Gjirokastrës. Gjirokastra ishte qyteti që s’kishte det, por nxirte peshq. Kështu kishte thënë bojaxhiu e njëkohësisht piktori Lame Senica.
Qyteti i Kadaresë fshihte për poliçanjotin Petro Çerkezin mistere të pafundëme.
Në të 14 vëllimet poetike që ka botuar poeti misteri të thumbon. Në rininë tonë u mblodhën talentet e reja në Gjirokastër. Ishte ftuar të vinte nga Tirana Mokom Zeqo, i cili ishte redaktor ne gazetën “Drita”.
Takimi u bë tek Klubi i Gjuetarëve.
Petro Çerkezi foli.
Ai e krahasoi poetin Moikom Zeqo me poetin grek Janis Ricos. U fol dhe për vargun e Ricosit se “komunizmi është rinia e botës”. Ç’ t’i bësh? Kështu ishte koha.
Petro Çerkezi si poet, përkthyes, studjues, petagog, eseist e publicist ka pasur mundime gjersa u ngjit në këtë kreshtë ku është sot.
Në rininë e tij kishte si personazh Barba Tasin(Tasi Mako) nga fshati Sopik. Në shpirtin e barbës ai këpuste qershitë që i duheshin për poezitë. Barba nuk kishte “sfrete” në gjuhen e vet. Ato që ndjente i thoshte copë. Ishte ajo letërsi që i ngjante përroit që vinte nga Nemërçka e që nuk hante pyka.
Në odë e në kafene barba mendimet i vinte në rresht me komandë, por në udhë e në pyll se kishte për gjë t’i thoshte udhëtarit se “një e dhjerë është sa shtatë të q…”. E shprehje të tilla thoshte me qindra sipas vendit. Barba në rini kishte shkuar bari në një fshat të Dropullit. Mbi një arë me thekërr qe dhe një bareshë gjithashtu me shelegë.
Barba Tasi e pëlqen se qe e bukur dhe i thotë si me krahmarrje “ Kako! Ne tëdy do tëishimmballosur, porkemihallin e shelegëve se mosnafutennëthekërr.”
Këtëllojletërsieudhe Petro Çerkezi e shënontenëpërblloqeedhepse e dinte se ajoishte e pabotueshme. Qarkullimi i letërsisë së pabotueshme ishte pikë e dobët e poetit. Ajo zinte shumë vend në jetë. Por për ta kulluar nga “djajt” ishte e zorëshme.
Lexuesit i servihej “ajka”, por thellë, thellë brenda njeriut fshihej “kafsha”.
Ajo “kafsha” e mundonte poetin.
Kur Barba Tasi bënte kukurecët me zorrë keci pirës, zorrëve nuk ua hiqte bajgën e qumështit.
Pikërisht nga bajga e qumështit kukurecët e pjekur me thëngjill lisi ishin të famshëm.
Poeti Petra Çerkezi duke ngrënë kukurec të shoqëruar me ndonjë gotë vere i lexonte barbës dhe poezitë që shkruante. Barba ia priste shkurt. Të mira i ke vjershat, por sikur u mungon ajo “bajga e qumshtit” me të cilët unë lidh e pjek kukurecët. Dhe poeti interesant e mbajti vath në vesh atë “bajgën e qumshtit”. Edhe kur bëri emër e i shikonte me sy kritik krijmet e tij “bajgën e qumshtit” e kishte majanë në magjen ku gatuante poezitë.
Petro Çerkezi nëpër kishat e Pogonit qëmtonte shkrime të vjetra dhe nuk ja mësoi dot emrin guzhinierit të Poliçanit, që i gatoi byrek me lakror Andon Zako Çajupit kur ndaloi ne Poliçan (Çajupi vetëm një herë erdhi nga Misiri në Zagorie). Petro Çerkezi e afirmoi veten si poet kur “jagot” e kohës i gjenin ndonjë “kleçkë” në biografi, në duart e sigurimit ra poezia “Skifterët e Urës së Kardhiqit paralajmërojnë dimër”, vëllain, Odisenë, gjithashtu poet e prozator e syrgjynosën në malet e Mirditës, në një drekë në fshatin Kakavijë poeti i kthen shpinën kufirit grek, që të mos përshpërisnin se Petrua me origjinë greke e ka mendjen për t’u arratisur, në Sokakun e të Marrëve vëllai i një të dashure i thotë se”në Gjirokastër vdekja të vjen nga pas kokës”, e kurrë nuk ju ndan ankthet e pambarimta se do ta degdisnin mësues në Shishtavec të Kukësit.
Nisa të lexoj me zë poezitë e Moikom Zeqos “Nata me katër hëna” të përkthyera në greqisht nga Petro Çerkezi.
DheMoikomiti them njësekret. BlerinaShalariështë e verbër. Kambaruarpërkantodheështëgjithashtukëngëtare. Blerinakamësuartëlexoj.
Ajoilexonpoezitë e Moikomitdhemëështëshkoqiturdisaherë se poetiMoikomZeqosjelldritënëerrësirën e jetëssësaj.
Dheeci me hapin e atyreqëkanësy e shikojnëmëështëshprehurBlerinaShalari.
Do tëdojaqë ta lexontekëtëdetajatjelargnëNikoziapoetidhepërkthyesi Petro Çerkezi, kusiçkamdëgjuar, ai, popërkthennjëlibërtëposaçëm me poezingaveprashumëdimensionale e MoikomZeqos.
JetanëShqipërinukështësinërininë e Petro Çerkezit, kuraikomandantiibaterisëkundërajrorenëmajëtëNemërçkës, dërgontedyushtartëhipurnëmushkapërtëblerënëlibrarigazetën “Drita”.
Sot “poezia” nëfaqet e para tëgazetaveështëkronika me krime.
E megjithatëDostojevskithotë se “botën do ta ndreq e bukura”. EdhepërkthimiipoezivetëMoikomZeqosnëgjuhëngrekenga Petro Çerkezimesazhin e Dostojevskitpërcjell.
Isha në Pogon. Poliçani vazhdon të mbetet “kryeqyteti” i Pogonit dhe i Zagories. Edhe pse rruga është si mos më keq me sa mora vesh një tregëtar vendas do të ngrinte një pikë turistike. Aty do të sillte 100 kuaj e 100 mushka që t’i përdornin turistët gjatë vizitave në perlat mahnitëse rrëzë Nemërçkës përfshi dhe atë lisin e Barba Tasit, kur ai një herë e një kohë piqte kukurecët me “bajga qumështi”.
Librat e fundit të Petro Cerkezit nuk më kanë rënë në dorë.
E ndërsa flas me nderim me Moikom Zeqon për poetin magjepsës çoç ndjej një boshllëk në shpirt.
Me Petro Çerkezin patëm shkuar vetëm një herë tek bletërritësi i fshatit Opsallë, Fane Lala.
Bletërritësi kishte një dhomë ku kishte afishuar dekoratat e shumë tituj të tjerë që ja kishin dërguar nga Tirana Haxhi Lleshi e Myslim Peza. Ky detaj më ngacmoj e më revlotoj.
Për poetin, përkthyesin dhe petagogun Petro Çerkezi askush nuk kujtohet t’i jap atij një titull nderi.
Poeti është vlerë kombëtare.
Nuk e mbaj mend kur u ndava me poetin Petro Çerkezi në çastet kur me transferuan në veri.
Por e kujtoj ndarjen me të vëllanë e tij, Odisenë. Isha me çanta tek Ura e Lumit në Gjirokastër.
I thashë Odisësë se për ku po udhëtoja.
Odseja më dha një vëllim me tregime të shtypura me makinë shkrimi (natyrisht kopjen).
Siç qemë në këmbë Odiseja më tregoj fabulën e njërit prej tregimeve. Një malësor kishte marrë hakën e të vëllait që ja kishte vrarë hasmi. Në të dal të fshatit e zë dëbora e madhe.
Pas disa orësh ai që kishte bërë vrasjen ecën kuturu dhe në orët e vona shikon një dritë të ndezur në një kullë. Troket dhe të zotët e shtëpisë i hapin derën.
Ata e njohën që ky ishte hasmi që kishte marrë hakën për vëllanë.
Vrasësi sipas zakonit e dorëzon armën dhe ai e mori vesh se ku ishte futur. Të zotët e shtëpisë i dhanë për të ngrënë dhe i shtruan për të fjetur.
Ngjitur me odën ishte i vrari. Të nesërmen të zotët e shtëpisë vrasësit i japin armën dhe e përcjellin jashtë fshatit. Nuk e prenë në besë atë që u kishte bërë gjëmën. Kaq më tregoj Odiseja.
Mua më erdhi autobuzi.
Vëllimin me tregime e ruaj në një qoshe të bibliotekës time.

Keto lloqe katundi,mburraveceri fshati,mos na i shit per ajken e poezise,ti mor kapterr kufiri! Une e kam pare K.S.Spirin ne redaksine e Hostenit,nje teknefes plak katundar nga Zagoria qe tallshin koqet Dritero Agolli,NikoNikolla,Gaqo Veshi,se merrte gazeten Zeri Popullit dhe e lexonte me vargje.Poezite e KS Spirit kane qene si komentet me vargje te komentuesve amatore te gazetes Dita.Per te pergenjeshtruar kete qe them une,nxirr nga senduku haurit atje ne Nivan,vargezimet e KS Spirit e le te gjykoje lexuesi
Te shesesh sapunin per djathe tek ata qe nuk i dine dhe s`kishin lindur atekohe.
Alizoti tek libraria Qafes Pazarit i paska thene sekretarit te pare:Ta bej mutin mu ne koke?!!!!!!!Ndonje lab nga Kuci,qe e kishte gjithe fisin ne Ministrine e Kadri Hasbiut edhe,,.,por Gjirokastritet qe trembeshin edhe nga hija e tyre!!!!!Eeee! Dhimiter Shuteriqit ja ka thene!Ose troc fare ja ke thene ti o Sefer me gojen e Alizotit,se Dhimiter Shuteriqi nuk mbante pranga,pushke e revole.Pooor Dhimiter Shuteriqi nuk ka vetem “Clirimtaret”.Ka 100 vepra letrare,studimore,shkencore,qe i bejne nder letrave shqipe.Pa ata idhujt e tu o shoku kapterr sefer:,Agim Shehu,KSSpiri,Petro Cekrezi,Moikom Zeqo,letrave shqipe zere se i ka rene nje cope suva,pa DHIMITER SHUTERIQIN,I RREZOHEN MURET.