Një nga arsyet që dikush mund të qëndrojë në një marrëdhënie, e cila nuk është më e lumtur ose e shëndetshme, mund të jetë sepse ata kanë vetëbesim të ulët. Dikush që ka vetëbesim të lartë ka edhe vetëvlerësim të tillë dhe këta janë në gjendje të kuptojnë kur është koha të largohen. Por ka edhe arsye të tjera:
Frika e vetmisë
Njerëzit që kanë frikë të jenë të vetmuar, kanë më shumë gjasa të qëndrojnë në një marrëdhënie që nuk është duke shkuar mirë, ose që është duke i bërë ata të ndihen të pakënaqur. Kjo frikë është mjaft e fortë për të anashkaluar çdo ndjenjë tjetër që mund të kenë ndaj partnerit të tyre.
Ata besojnë se partneri i tyre do ndryshojë
Shumë njerëz qëndrojnë në marrëdhënie jo të shëndetshme, sepse besojnë se gabimet e partnerit të tyre përfundimisht do të zgjidhen. Por nëse i keni dhënë mundësi të shumta dikujt dhe nuk i ka vlerësuar, dijeni se po mbani shpresa të kota.
Aspekti financiar
Kjo ndodh shpesh me gratë, për të cilat partnerët janë të vetmit që sjellin të ardhura në familje. Frika nga paqëndrueshmëria financiare nuk është një faktor për t’u anashkaluar.
Qëndrimi bashkë vetëm për fëmijët
Dihet kjo e fëmijëve. Ama nuk dihet mirë që fëmijët e bëjnë një marrëdhënie të dështuar, akoma më të komplikuar. Ndonjëherë, përpjekja për të qëndruar së bashku për fëmijët nuk është gjëja më e mirë për asnjërin partner. Një marrëdhënie e keqe mes prindërve shpesh ndikon tek fëmijët më keq se ndarja.
m.h. / dita

Nuk kam probleme te tilla paranojake, pervecse e ardhmja e femijeve. Kjo eshte ajo qe me ka dhe detyron qe ti them derrit daje. Kjo derisa djemt te dalin ne jete, dmth jashte shtetit. Shpesh i bej pyetje vetes kur te (nqs) realizohet, a do te kthehem perseri ai i para 25 viteve? Nuk e besoj qe do mundem por e desheroj ma shum se jeten.
Fjale tipike burrash te pervuajtur qe sdine te mbajne familjen. Ne rastin me te mire jane te mefshte, ne rastin me te keq jane kafshe qe dhunojne fizikisht e shpirterisht gruan. E ne vend qe te ngrene ndonje gje tjeter, dine vetem te ngrene gishtin e akuzes kunder grave qe copetohen ne katersh te mbajne familjen. I akuzojne per tradhti, per paaftesi, i akuzojne se sdine te edukojne femijet, se i fryjne femijet kunder babait, e te tjera pislleqe si keto. Por keta palo burra nuk ndalen ketu. Ne radhen e akuzes vijne me radhe familja e gruas vjehrra, vjehrri, qe akuzohen se nderhyjne ne jeten e ketij torrollaku te pafytyre. “Me detyron ti them derrit, daje” thote ky i lodhuri. Po mire more pis, ai derr te beri dy femije. E kurrsesi nuk i meriton te tillla etiketime. Keta jane ata burra qe perdellehen kur shohin te tjera femra, qe flirtojne me lloj-soj sa here tu jepet mundesia, qe qajne me gote rakie ne dore per fatin e tyre te zi. Qe preferojne me mire te enden rrugeve deri naten vone si pijanece te lodhur sesa ti shkojne gruas ne shtepi e ti dhurojne ndonjeher ndonje nate romantike. Me siguri te plote ky lloj egoisti as nuk e ka idene se si jane rritur djemte e tij. E tani pret te rriten e ti largohen nga shtepia. Po pse nuk u qerrohesh me mire nga syte atyre e ti lesh te shijojne jeten pa ty neper kembe. E kujt i duhesh ti me mllefin tend ogurzi. As dreqit jo…
Ne pergjithsi eshte keshtu si spjegohet me lart .
Kjo s’ndodh vetem me Grate ,por edhe me burrat ,qe per hir te femijve sepse s’duan t’i lendojn jeten e tyre e mos te jetojne asgje te keqe ne jete , flen me nji grua te degraduar nga cdo pikpamje .
Shpesh her bejne sikur ajo nuk exziston ne jeten e tij edhe pse ndonjiher per sy e faqe te X opinioni i bashkangjiten ne foto , por realishte ka vite qe e ka braktisur nga jeta e tij .Dhe ne shume raste feston e ngre dolline pran nji goditje gote me miqe te vertete dilli qe tingellojn pak a shume Ngushellues ironike e deshperuse si psh ;
Gezuar ,
per femrat e verteta qe dashruam ne jet dhe rrospite e semura ne shpirt e tru ,qe fatkeqsishte nga ngecen ne Rrjete !!!
ne shqiperi martesat e maturuara zakonisht divorcohen ose per tradheti ose per dhunen, alkoolin, kumarin, drogen. Per arsye te mireqenies personale nuk jane mesuar te bejne divorce ne mesmoshat sepse ky shkak konsiderohet lluks per shumicen.
Me femije, divorci do vetbesim disafish