Axhenda e Ramës në SHBA

editor

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë disa ditore në New York, ku do të marrë pjesë në sesionin e 68- të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm të këtij sesioni.

Gjatë  vizitës në New York dhe pjesëmarrjes në punimet e Kombeve të Bashkuara, Rama do të zhvillojë  një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon, si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama.

Axhenda e Kryeministrit Rama parashikon pjesëmarrjen në aktivitetin “Nisma Globale Clinton” me ftesë të Presidentit Bill Clinton, takimin me Presidentin e Bankës Botërore Jim Yong Kim, ish Kryeministrin britanik Tony Blair dhe mbajtjen e një fjalimi në “Forumin e Liderëve Botërorë” në Universitetin e Kolumbias.

Kryeministri shqiptar do të zhvillojë takime edhe me komunitetin shqiptar që jeton në New York, si edhe me Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe Dhomën Shqiptaro Amerikane të Tregtisë.

Rama shkon në SHBA pas takimeve në Bruksel, e para për Ramën si kryeministër i vendit dhe e paprecedentë sa i përket axhendës së takimeve. Pas fjalimit ne në Parlamentin Europian, Rama takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule, Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme të BE, Catherine Ashton dhe Presidentin e Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy.

 

Share This Article
20 Comments
  • KY ESHTE VLERESIMI REAL I EUROPES PER QEVERINE E RE SOCIALISTE!!!
    LE TE LLAPIN KELYSHET E BERISHES SA TE DUAN,SE JANE TE HUMBUR PERGJITHMONE!!!

  • Ishalla nuk i merr koka erë e të kujtojë se mezi kanë pritur të bëhej ky kryeministër, që ata të bëheshin aktivë; dhe të mos ia dedikojë këtë faktit që ata në heshtje i kanë dhënë Berishës mesazhin shporru. Dhe s’kishte si ndodhte ndryshe, kur 3/4 e atyre që merren sot me politikën e evropiane kanë qenë studentë kur Berisha bëhej president në Shqipëri. Rasti më i mirë është ai i dy Bushëve, që e gjetën dhe e lanë Berishën në politikë, ndërkohë që atyre iu harrua emri. Edhe prapë nuk shporret enveristi. Që të jem i sinqertë, edhe pronarët e tjerë të kioskave, të cilat militantët qorra në Shqipëri i quajnë parti politike, nuk se kanë treguar që janë më të mirë se Berisha në këtë aspekt. Asnjë nuk e lëshon partinë kur humb zgjedhjet, por fillon protesta kundër pozitës, me moton “Në mbrojtje të votës së lirë. Unë jam i zoti, por këta të tjerët janë hajdutë votash”, siç po rreket të na thotë edhe Lulja me petale të molepsura nga nga krimi 300.000.000 euro. .

  • A e degjuat anglishten e Rames? E kishte te shkruar vetem ta thoshte fjalen me theksin ku duhej se bente o zot .Me mire te kishte folur shqip se ne anglisht ia kishte fut si nga veriu.

  • Eshte hera e pare qe ne nje kohe prej 101 vite shtet( me fal per shprehjen) ,ka ardhe ne pushtet nje kryeminister me vizion te kthjellet perendimor, me vizion dhe ide per te ndertur shtet.

  • me falni e kaloi komenti pa dashje kur shtypa “ENTER “,,,,,QE shiti SHEN NAUMIN dhe VERMOSHIN por edhe nga SALIU qe perpos se shiti detin GREQISE vrau njrez te pafajshem GJE qe kaq hapatas nuk e beri as ZOGOLLI por dhe as ENVERI .
    EDI RAMA kur ethote fjalen e mban ,,,,,,,,,ky eshte dallimi midis tij edhe SALIUT ,por per kete duhet kerkuar rrenjet familjare te te 2 familjeve si te SALIUT edhe te EDIT ,ku krahasimi do te ishte pertej GROTESKES .
    BOTA perendimore kur te flet per te te takuar nuk te flet thjesht si EMISAR i n je QEVERIE ,POR ME PARE PAS SKANDALEVE qe beri TRADHETARI SALI t’a ka matur KOKEN edhe KAPACITETIN me KOEFICIENTIN e INTELIGJENCES dhe me ate se cka bere njeri apo tjetri kur kane qene ne detyre ,ku RAMA ka dhene prova ekselente sepse e mori TIRANEN nga nje SHURRTORE dhe e ktheu ne nje METROPOL EUROPIANJ ,kurse tani ka pune te shume-fishte sepse do ta mare gjithe SHQIPERINE nga nje NEVOJTORE GJIGANDE per t’a kthyer ashtu sic edhe beri TIRANEN .
    Le ti japim kohen e duhur ,por une kam besim absolut se nuk do te na ZHGENJEJE !

  • Fjala pa precedente me duket se tingellon jo sakte. Ky angazhim, i figurave kryesore te Evropes me K/Ministrin e Shqiperise, eshte nje veprim serjoz dhe domethenes per Qeverine e re dhe popullin shqiptare .Na takon ne shqiptarve te cdo spektri politik qe tu kushtojme rendesi mesazheve qe ato adresojne per rrugen drejt Evropes .Fjala eshte nje :Doni ti bashkoheni Evropes .Beni keto …………Doni te mbeteni kopshte zoo…. hani kokat.

  • qytetari eshte qytetar,dallon i fismi nga harbuti.doktori i tmerronte evropianet me anglishten e shpellave te vicidolit, doktori historik i PD anglishten e kishte mesuar per tre muaj,frengjishten per dy muaj,italishten per nje muaj,Aktualisht eshte rekordmbajtesi i mesimit te gjuheve te huaja,pas rekordeve historike te notit.Kur fliste doktori ne gjuhe te huaj ,parlamendaret europiane mbanin barkun me dore.ISHTE E NATYRSHME TE MENDONIN,KUR KREU I SHTETIT KA KETE NIVEL KULTUROR,MENDO CFARE JANE BANORET E KETIJ VENDI.100 vjet me pare SHqiperine e kane perfaqesuar Noli dhe Konica.Fjalimet e tyre jane regjistruar dhe smund ti dallosh nga profesoret e oksfordit.Popull shqiptar,hiq dore nga harbutet! Vetem harbutet bejne cudira.

  • Ed Rama a do ta ulesh sumen ne karrike ti apo jo – njerezit po hane letra mor burre !

    Leri takimet se po behesh si ajo topallja qe nuk la vend islamik pa vizituar me paret e popllit.

  • Pse jemi kaq tifoze prandaj zhgenjehemi me vone.
    Kryeministri matet nga puna e jo nga anglishtja. Me kete llogjike kishim bere
    kryeminister udheheqesin e katedres se anglishtes ne UT.
    Takimet e Rames jane normale per nje kryeminister te ri.
    Puna ta mban deren hapur ose ta mbyll ne keto nivele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *