Kompjuterët e Kuvendit do t’u dhurohen shkollave

anazapta

Mazhoranca e re parlamentare pritet të marrë së shpejti vendimin për të çmontuar 140 kompjuterët e rinj, të vendosur në sallën e Kuvendit nga ish-kryetarja Topalli.

Siç shkruan sot gazeta “Shqip”, heqja e kompjuterëve do të bëhet për arsye estetike, por edhe për shkak të moseficencës në mungesës së prakticitetit në një sallë debatesh si ajo e Kuvendit të Shqipërisë. Burimet bëjnë të ditur se pas çmontimit këta kompjuterë do t’u dhurohen disa shkollave në vend dhe ende nuk janë vendosur nominalisht institucionet arsimore, të cilat do të përfitojnë. Heqja e kompjuterëve ndodhi dhe pak ditë më parë në sallën e mbledhjeve të qeverisë. Rikonstruksioni i kësaj salle la pas dhe vendosjen e laptopëve nga tryezat e ministrave, duke e lënë tashmë sallën e mbledhjeve të qeverisë vetëm me mikrofonat e ministrave përkatës për të diskutuar. Vendosja e 140 kompjuterëve në sallën e seancave plenare u kundërshtua ashpër nga socialistët dhe si arsye thelbësore për këtë u përdor argumenti se kostoja për blerjen e tyre ishte tepër e lartë dhe po kështu prezenca e tyre nuk rriste efektivitetin e punës së parlamentarëve në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, përkundrazi zinte hapësirën dhe madje e bënte të vështirë shikimin e deputetëve drejt foltores së Kuvendit.

Deputetët socialistë e denoncuan tenderin e bërë nga ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke e akuzuar atë për abuzim, për shkak të çmimit të lartë të kompjuterëve (1.278 milionë lekë të vjetra). Ata thanë se për përfitime personale, Topalli e ktheu tempullin e fjalës në një call center.

Share This Article
10 Comments
  • ABUZIM I JASHTEZAKONSHEM ME DETYREN NE MOMENTET KUR POPULLI JETON NE VARFERI.DUHET TE USHTOHET KONTROLL I RREPTE DHE TI JEPET DREJTESIS PER ABUZIM ME DETYREN .KJO FEMER NUK KA SHPIRT AS NENE AS SHQIPTARI .NE NJE KOHE KUR FEMIJET NUK BLEJNE DOTE LIBRAT KJO BENE SHPENZIME MARRAMENDESE

  • te dali fature e pervetsuar,nga KLSH, jo vetem per kete rast por per te gjitha shkeljet e bera ne institucionin e parlamentit e pastaj do te shohesh si do te urtesohet gruaja e hekurt prej letre alumini.

  • po cfar rroge mer jahu po dhe rrogen e saj nuk e paguajme ne ,asaj i duhet maar shpija dhe te plaset ne burg me ato pc qe na i ka shit sa frengu pulen ,kjo qelpsin duhet largu jo nga skena politike po dhe nga ajo shoqerore

  • Nje veprim shume i drejte qe duhet pershendetur .Nuk nisem nga ceshte shkruar per keta kompjutra por dua te theksoje se gjate bisedave me shume atdhedashes na ka rene ne sy tangerlleku i Kuvendit .Pa e hedhur per diskutim kemi thene :Cjane keta kompjuter ne nje faltore ku perfaqsuesit e popullit rrijne perball tyre e jo perball halleve te popullit.Kompjutrat jane te domozdodhem atje ku njerzit punojne e studjojne per te cuar perparat detyrat ne sherbim te shoqerise ,shkences dhe teknologjise .Nuk kuptojme arsyet ne Kuvend .Si do qe ti justifikosh shijen e hidhur te korrupsjonit nuk e sposton .Dikujt i ka intere suar te fitoje .Ne se u ka sherbyer per informacjon do ta quaja lluks .
    Lluks do te quaj dhe komoditetin e ambjenteve te tije ku te bien ne sy paisje teper te shtrenjta ne perdorim .Dikush nga zemerimi u shpreh :Ju placin syte .Nuk shihni Parlamentin Anglez ku kane vetem 50 cm vend per te vene byth.. dhe ne nje rreshte nje mikrofon per te folur! Sa per vleren e tyre dihet qe jane 2 ose 3 here me te shtrenjte .me keto te merret prokuroria dhe KLSh.

  • Call-center “topallja”, tani duhet të kthejë mbrapsh paratë e përvetsuara! Kontrolli i lartë i shtetit duhet të bëjë hetimet përkatëse, jo vetëm për këtë rast, por dhe për shpërdorimet e tjera si dieta, udhëtime, etj, etj, etj, që janë bërë pa hesap nga kr/parlament., si në mall pa zot!
    Por dhe në sallën e Berishës,në Kryeministri, vendosën kompjuterat sepse Berisha donte memeca, nuk ishte nevoja që të flisnin. Ministrat e Berishës vetëm dëgjonin!!!
    Këto monstra, nuk meritojnë më të jenë as deputetë!!! Figura komplet të diskredituara me vjedhje dhe mashtrime në kurriz të pasurisë së përbashkët! Vetëm Ligji i vjen hakut!

  • Parlament (shume dime italisht) do te thote vend ku flitet…debilja qe me pahir na u be kryetare parlament na e ktheu ne internet kafe, piokerisht ashtu sic ka surratin she mendjen sterre e katran. Asnje parlament ne bote duke u nisur nga ai britanik, francez, Italian, gjerman, spanjoll, kongresi amerikan, salla e OKB-se, austalian, kinez, rus, kazakistan, zimbabve, indian, turk, kosovar, etj, etj etj, nuk kane te montuara fare kompjutera. Fshatarja jozefine na e beri kete tonin si mos o zot duke harxhuar kot se koti para( duhet hetuar sepse gjysmat ka rrezik I ka future ne xhep te saj), dhe duke I dhene nje pamje qesharake salles se parlamentit tone…
    Falenderoj zotin ketyre qe kane pushtetin tani, mendja dhe shijet I funksionojne normalisht dhe vendosen t’i heqin. Vendim shume I drejte.

  • kuku na per nji kta majtuce qi po dun me e kthy venin dhe kuvenin mrapa.
    ca e kisha shnrit njat kryesi e nji tash po rrin njaj koklopa. rrnoft berisha.

  • Ju lutem, vetem Zhozit mos ja hiqni kompjuterin se do me pa Ezelin, ose nga halli ka per te bo mungesa ne parlament se ajo se le pa e pa at far djali prej turkije.
    Nji seri qe ajo nuk arriti me e pa se smund te mungojte ne parlament, u cmen fare dhe deshi me kap per zhelesh Taulantin e PS-se.
    Ilir, po ja hoqe kompjutrin Zhozit, dhe e le pa e pa Ezelin, ke per ta pas punen keq se ti arrite i kalove tavonlinat me at vrull qe more kur deshe me e kap Zhozin, por kur tsulet Zhozi prej marrazi se i iken nje seri e Ezelit, ka per tfluturu nga karrikja e vet rradha tre karrikja gjasht, direkt tek ty atje nmaj kuvendit, se ka dhe Salen afer qe i jep nji te shtyme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *