Studentët dhe Mefistofelët

b.m.

Nga Moikom Zeqo

Në epokën e spektakleve ku jetojmë, edhe manifestimet politike të rinisë kanë një regjisurë; një strategji të propagandës së mirëfilltë. Kujtoni fjala vjen mitingjet e mëdha gjatë këtyre 30 viteve të fundit të PD apo PS. Shikoni fushatat elektorale ku ikonat rinore, përdoren si postera politikë të partive; rrethojnë shefat e këtyre partive përherë të buzëqeshur dhe me një optimistikë të programuar.

Të gjitha këto spektakle janë të rreme dhe momentale.

Asnjë tubim i madh nuk mund të krahasohet me këtë shpalosje masive të rinisë që po ndodhë këto ditët e fundit në të gjitha sheshet dhe mediat e vendit. Jo vetëm gjatë harkut kohor nga viti 1990 deri në 2018, por një dukuri e tillë nuk është artikuluar ndoshta kurrë tek ne siç po ndodh tani.

Duke qenë dëshmitar i kohës mbaj mend vitin 1968, jehonën e protestave kolosale të rinisë në Francë në Itali madje edhe revoltat e studentëve universitarë të Berklit në SHBA. Ishin kaq masive dhe kaq substanciale sa nuk kishin të krahasuar me asnjë hapësirë kohore përpara vitit 1968. Këto protesta tronditën gjithë Francën por edhe vendet e tjera por në Francë qenë më rezultative, më të fuqishme dhe më vizionare, sepse me rininë u bashkuan edhe punëtorët, edhe intelektualët, gjithë njerëzit e kulturës duke krijuar një situatë të pashembull emergjence, e cila e detyroi Presidentin “Le Grandeur de France” (“Madhështinë e Francës”)  që të jepte dorëheqjen. Kurrë nuk kishte ndodhur më parë një gjë e tillë.

Në të gjitha kuptimet shkencore revolta e këtyre ditëve e studentëve tanë nuk është aspak një “dhjetor i dytë”. Nuk ka asnjë lidhje me atë që e manipuloi Ramiz Alia në vitin 1990 me një figurë ambiguide dhe të ashpër në mashtrim si Sali Berisha.

Revolta e dhjetorit ’90 e Qytetit Studenti në Tiranë ishte revolta e gjeneratës së re që e kishte kuptuar shkatërrimin dhe fundin e inxhinierisë sociale të shtetit monist, dështimin fatal ekonomik të tij. Ata kërkonin një sistem tjetër, pikërisht atë sistem që studentët europianë të vitit 1968 e kishin anatemuar.

Ajo që ndodhi më pas dëshmoi se edhe ëndrrat apo projektet mendore të rinisë mund të mos arrijnë rezultate afatgjata. Ata studentë idealistë kishin një ëndërr: Donin një Shqipëri të integruar në Europë me zhvillimet më të larta dhe më të epërme sociale kulturore, një cilësi të re të jetës. Ku janë ata sot? Manipuluesit e tyre u bënë frikmërisht të pasur gjatë këtyre 30 viteve dhe krijuan racën e politikanëve mediokër që ka mbjellë këtë korrupsion galopant që kemi sot; krijuan nga viti në vit atë që quhet përfaqësimi i rremë politik i parlamentit dhe pushtetit. Si ka mundësi në 140 vendet e Kuvendit të Shqipërisë të ulen njerëz, që janë thjesht të kamur, që nuk janë as intelektualë, as personalitete, që as e kanë idenë e politikës së vërtetë? Ku janë studentët e ’90-s?

Është një mrekulli dhe një shpresë që rinia shqiptare sot po proteston. Ajo po përjeton sot një stinë zhvillimi, një kohë të re të vetëdijes së saj. Është edicioni i parë shqiptar i revoltave të mëdha të rinisë në tërë Europën, jo pa jehonë nga revoltat e rinisë franceze, të ashtuquajturit “jelekverdhët”.

Duket një protestë e vonuar. Nuk janë pak 30 vjet. Por rinia shqiptare po mpreh më në fund instinktin e saj, po krijon vetëdijen dhe përgjegjësinë historike ndaj të ardhmes që mishërohet vetvetiu te kjo rini. Kjo rini për herë të parë krijoi një unitet përtej të gjithë instrumenteve separatiste, siç janë forumet rinore të tre partive PD, PS e LSI. Ata kanë bërë kërkesa të cilat në gjithë kuptimin esencial të fjalës janë kërkesa njerëzore. Ata janë një forcë shumë e madhe.

Kjo protestë lidhet me një nga ligjet më të diskutueshme të realizuar nga politik-bërësit pushtetarë që është ligji i arsimit të lartë. Nën dogmën e vrazhdë të neoliberalizmit ky ligj ju dha përparësi universiteteve private; krijoi një situatë pezhorative, dëmtuese, shkatërruese, të universitetit publik. Shikoni ç’rezultat befasues, negativ, poshtërues dha ky ligj, vetëm pas pak vitesh.

Ky ligj duhet anuluar dhe duhet ribërë krejt ndryshe. Buxheti i Ministrisë së Arsimit është i pamjaftueshëm dhe kjo ministri mund të quhet Ministria Hirushe, por nëse do kishim një racë politikanësh të ndërgjegjshëm, seriozë, të ditur dhe të përkushtuar ndaj fateve të atdheut dhe të kombit të jeni të bindur se buxheti i Ministrisë së Arsimit mund të shumëfishohet edhe në kushtet e sotme. Mjafton që të vihen në dispozicion fitimet e pamerituara marramendëse në shifra astronomike të të kamurve dhe oligarkisë shqiptare. Këto mjete financiare sipas një programi strategjik do ta fuqizonin arsimin kombëtar, do ta ndryshonin dhe do ta bënin një çështje vërtet të madhe dhe të pashembullt. Aq më tepër kur sheh se këto para të oligarkëve nuk po kanë asnjë lloj fuqie alkimike për të bërë më të mençur dhe më të ditur të paktën ata vetë. Kanë mbetur viktima arkaike të injorancës së tyre.

Kam parë reagimin e kryeministrit Rama, kam ndjekur reagimin e Lulzim Bashës dhe të disa politikanëve të tjerë. Të gjitha janë gjestikulacione mefistofelështë vegjël të mashtrimit dhe përfitimit. Flasin si Shën Arseni “Fuge, tace, quiesce!” (“Ik, hesht, qetësohu!”). Por rinia shqiptare e ka ngritur tashmë pëlhurën për të parë kokën e Meduzës së një klase politike tërësisht të dështuar, të një klase politike që ka ngritur një korrupsion gati surreal dhe tashmë duhen institucione ekstra-juridike si Vettingu për t’i ndëshkuar dhe për të bërë pastrim.

Revolta e rinisë shqiptare nuk është vetëm e gjeneratës së re. Secili nga këta studentë e ka një familje me 5 vetë. Shikoni sa shumë janë në krejt Shqipërinë.

Asnjëherë nuk është shprehur publikisht një kërkesë e tillë që anulon jo vetëm pozitën por edhe opozitën dhe përgjithësisht stigmatizon tërë vargun e politikanëve dhe pushtetarëve. Akti i tyre i mosnegocimit me pushtetarët në të vërtetë është një akt i mirëfilltë politik, sepse është një akt kundër establishmentit politik.

Kjo revoltë e ka shkundur gjithë Shqipërinë për të menduar. Shqiptarët për fat të keq i kanë shumë të rrallë në histori momente të shkundjeve të tilla për të menduar. Duke e kaluar kohën në të vërtetë pa kohë, duke patur pasione pa të vërteta, të vërteta pa pasione, heronj pa heroizma, histori pa ngjarje, duket sikur shpesh jetojmë një zhvillim fiktiv forca lëvizëse e të cilit është vetëm kalendari.

Rinia shqiptare me këtë protestë ka promovuar identitetin dhe vizionin e saj. Zërat e tyre janë si boritë biblike që rrëzuan muret e Jerikos. Mundet që edhe të arrijnë t’i manipulojnë, t’i përçajnë, dihet që fitoret mendore janë shumë të vështira. Por rinia shqiptare ka ngritur zërat e saj dhe mësimi i protestës është: të protestosh prapë.

Klasa e dështuar e politikanëve shqiptarë duhet ta kuptojë se përfundimisht ata nuk janë më e ardhmja e këtij vendi. Rinia është e ardhmja. Të ashtuquajturit pushtetarë le t’i lënë “të vdekurit të varrosin të vdekurit e tyre”, siç thuhet në troparin biblik.

Në këtë situatë të trazuar paneuropiane të protestave të rinisë, shpesh më është kujtuar  një pasazh poetik i Migjenit. Këto vargje duket sikur e kanë një fatalitet bordlerian, por vijnë nga i njëjti Migjen që i këndoi rinisë gati në një apoteozë “qeshu rini qeshu – bota është e jotja”.

Kudo valojnë flamujt e një melankolie të trishtueshme

dhe askush nuk mund të thotë

se këtu rron një popull

që ndërton dicka të re.

Një popull duhet të ketë gjithmonë njerëz për të ndryshuar realitetet. Ne jemi qenie njerëzore dhe kërkojmë një të ardhme njerëzore. Politika nuk është thjesht një” modus operandi” që kthehet në një” modus morieri” , dmth një “mënyrë të vepruari” që shndërrohet “në një mënyrë të vdekuri.” Askush nuk e ka shprehur rëndësinë ringjallëse të revoltës sa shkrimtari francez Albert Camys. Lexoni librin e tij “L’home revolte” “Njeriu i revoltuar”). Filozofi Dekart, thoshte “Cagito, ergo sum” (“Mendoj prandaj jam”). Por më e saktë ajo që thotë Camys: “Revoltohem, prandaj jam”

Nuk e di si do shkojë fati i lëvizjes së rinisë shqiptare. Nuk e kam fjalën për fatin e saj konceptual por për rreziqet që e kanosin për ta manipuluar, ashtu siç manipuluan lëvizjen e dhjetorit 1990. Por një gjë është e sigurtë: Në betejën mendore rinia shqiptare e ka mundur këtë racë pushtetarësh dhe politikanësh që po e torturojnë popullin shqiptar për 30 vite me radhë.

E ardhmja nuk është një algjebër okulte e tregut, e ardhmja është dhe duhet të jetë ajo e humanizmit qytetar

Mendimtari i madh George Steiner kritikon modelin tregtar ose menaxherial të futur në Universitete si një model që vret qëllimin e formimit  të personaliteteve njerëzore. Modelet e tilla universitare – thotë Steiner – e formësojnë dhe e dogmatizojnë njeriun si “konsumator” dhe jo si qytetar. Njeriu si qytetar bën përherë pyetjen “pse” dhe është i pakënaqur me çdo lloj status quo. Sidoqoftë, status quo është prishur përfundimisht, modeli ka dështuar.

Më lart, përmenda ligjin e arsimit të lartë që shkaktoi pasoja kaq të dëmshme. Të mos harrojmë se ligjet kanë shpesh fuqi prapavepruese shumë të madhe. Shikoni se si ndryshimet kushtetuese të kobshme të vitit 2008,- që përcaktuan që kryetarët e partive kanë të Drejtën e Monarkut për të hartuar listat e deputetëve, për 10 vjet jo vetëm që kanë krijuar një negativitet dhe një përfaqësim të nivelit të ulët dhe mediokër të politikës, por në të vërtetë kanë penguar në mënyrë fatale lindjen e një klase të re politike, të krijimit të formacioneve të politikanëve të rinj.

Në të vërtetë ky është një dhunim kushtetues, që askush nuk e di se kur do të shmanget dhe anulohet.

Të njëjtin efekt paralel shkaktoj dhe ligji i arsimit të lartë. Tani problematika është e qartë dhe tepër e mprehtë. Nëse këtë problematikë Qeveria mendon ta riparojë duke bërë grim dhe kozmetikë, është krejt e sigurtë se vetëm do ta bëjnë akoma më të pazgjidhshme problematikën; do ta bëjë më të fuqishme indinjatën.

Në këtë duel studentët janë në esencën e Historisë. Ata që i pengojnë nuk janë gjë tjetër veçse kreatura të Anti-historisë.

****

Botuar sot në DITA

Share This Article
64 Comments
  • Shume i sakte zoteri.Me 2008 horrat dhunuan kushtetuten,shurrosen lirine per te mbajtur kete popull ne pranga.Horrat perseri tallen me lirine .Ka ardhur koha te paguajne

    • Ata që i pengojnë nuk janë gjë tjetër veçse kreatura të Anti-historisë.
      Ju harroni se celsat e bankave i kemi ne..Ju keni “leshte e Currit”Kujdes mos ftoheni naten perjashta se ketu ne Surel ka filluari ftohti..ne kemi hapur ngrohjen…

  • Zanafilla dhe fundi i problemeve ne Universitete jane largimi i ketyre dy monstrave Dhori Kule e Munir Koni , ketyre dy bajgave qe kane qelbur shqiperine me diploma fallco dhe doktorratura fallco. Keta dy monstra po zihen kush e kush te marre parate per tenderin e rojeve te Universitetit.

    Kur zihen luanet e peson bari i njome thote populli. dhe ne kete rast bari i njome e i pafajeshem jane studentet. Nese Studentet duan te clirohen nga kthetrat e korrupsionit duhet te largojne keta dy kellirat nga Univeristetet.

    Dhori Kule duhet te arrestohet per doktorraturen fallco qe i ka bere Monika Kremadhit dhe shume doktorucave te tjere ne shqiperi.

    • jo të dy o eno!!
      kule po po ai tjetri jo!!
      nuk është dh eaq i keq sa kule!!

      eno a thu se tërë politika shqiptare është e verur tek një bythë,kule,a te një karuc ramë??
      sa budallanj jeni mor njerëz,që mendoni më ngushtë se e ngushta??
      zoti na ruajt nga nje¨rez të trashë si ti o eno!!
      ps:sipas emrit duhet të jesh i ri!dy herë më keq,kaq i ri e kaq i trashë!!

  • O enveristi fanatik Moikom Zeqo:

    STUDENTET E SOTEM MUND TE MOS JENE SI ATA TE 1990 QE REZUAN ENVERIN DHE KOMUNIZMIN, POR QE MBASE U MANIPULUAN NGA RAMIZI DHE NEXHMIJA ME BEDELIN E TYRE, SALI BERISHA,

    por:

    Studentet e sotem me siguri nuk jane si studentet e 1968 kur prishen Kishat dhe Xhamijat e Zotit dhe i bene shqyptare te pafe si nje fis barbar prej Afrike ZULU, me urdher nga Enveri dhe Partia juaj o enveristi Moikom Zeqo,

    prandaj:

    Edhe ky shkrim dallkauk e hipokrit, pseudopatetik dhe emocional sot ne gazeten DITA nuk e ka bazen morale ku te ngjise dhe te qendroje dhe si i tille mund te cilesohet si:

    HIPOKRIZI BOLSHEVIKE

    Nga intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe xhelatet e tij vetem sepse:

    E DESHEN SHQYPNINE SI EVROPA

    Qe ne vitin e larget 1945 pas Luftes kur Partia e Punes po implementonte MURTAJEN bolshevike ne Shqypni,

    njashtu:

    Sic e duan sot edhe studentet e rinj shqyptare, pra pikerisht ne, intelektualet properendimore te themi o fanatiku i Enverit, Moikom Zeqo:

    MJAFT DHE BOLL ME HIPORIZINE ENVERISTE

    sepse:

    Studentet e sotem nuk kane asnje ndjenje dhe nostaligji per regjimin tuaj komunist barbar qe e ka sjelle Vatanin ne kete gjendje te mjeruar,

    sepse:

    ME THUAJ NJE VEND TE EVROPES KU PIRAMIDA E DIKTATORIT QENDRON KRENARE NE MES TE KRYEQYTETIT

    • Ja dhe “kronikani Enverist komunist” INTELEKTHALEJA ,qe ben “ofendimet”per cdo mendim te lire te Elites sone te nderuar…nje plehre mediatike deficient patologjik i fjales se lire…nje radites kronik i redaksise se Zerit te Popullit ..nje pastrues ordiner i haleve te Taivanit bashkeshok i Hajvanit..Boll mor plehre…..

      • Ore ti nga cila brime miu dole ti more bylmez qe s’di kurgje, por di te flasesh pa donagane dhe badiava?

        PO FANATIKUN ENVERIST, MOIKOM ZEQO E QUAN TI ELITE O MAVRI?

        sepse:

        Moikomi fle cdo nate me veprat e Enverit poshte jastekut dhe vajton si kukumjacke pylli LANC-in kriminal te Enverit si te gjithe kriminelet e tjere te Partise se Punes qe Edi Rama i ka ngjitur ne majat me te larta te Shtetit.

        PSE NUK FLET MOIKOMI PER MEGA KUSERINE TEK UNAZA E MADHE?

        sepse:

        Lakmia e Edvinit dhe e Bashkim Ulajve pas tij e mbushen kupen e durimit studentor qe nuk i organizoi MEFISTOFELI ose ARMIKU i brendeshem i Partise se Moikomit, por kuseria e papare e Rilindjes Enveriste dhe eshte tejet groteske te degjosh Gjiknurin apo Edvinit te justifikohen si enveri do kohe me pare me Mehmetin:

        O BO BO NA GENJYEN DHE NA MASHTRUAN MAFIOZET E BIZNESIT! TE GJITHA TE LIGAT I KA KRYER BASHKIM ULAJ ME KOKE TE VET, SE NE S’DIME KURGJE!

        Ja keshtu po justifikohen Edvini dhe Gjikunuri pas tij me llogje enveriste si keto llogjet e Moikomit me Mefistofelin dhe Armikun e jashtem, por harrojne keta rufjane komuniste se llafi eshte:

        KUR TE MASHTROJNE NJEHERE JE FAJTOR

        KUR TE MASHTROJNE DY HERE JE BASHKEFAJTOR

        KUR TE MASHTROJNE PER HERE TE TRETE JE KRIMINELI, HAJDUTI DHE KUSARI DORA VETE

        Po Rilindja Enveriste e Edvinit eshte mashtruar nga mafiozet dhe ajo dora vete ka mashtruar shqyptaret me dhjetra here, apo e ke harruar ARMON? Po GULFIN? Po inceneratoret, po tenderat e Vilma Nushit dhe te cunit te Hamit Beqes, po kuserine makaber ne segmentin Tirane Elbasan, po pse kot OSBE deklaroi per 200 milione dollare depozita te Edi Rames ne Bankat e huaja?

        Po ti per Enverin apo per pjellen e tij, Sali VARKARIN e Enverit je zemeruar me intelektualin qe di te tregoje vetem te verteten pa roba te fisme, lakuriq sic e ka bere nena,

        O BOLE FANATIKE?

        • Nga qe je vete BOLE FANATIKE kerkon dhe te tjeret te jene si ty…Ti je e vetmja BOLE Fanatike e kesaj media dhe me le pershtypjen e Spiunave te lagjeve te kohes se Merhumit tend te dashur (nuk rri dot pa ja permendur Emrin) qe nuk linin gje pa sajuar dhe te shkrojtura ne bllokun e xhepit sikunder ke bere dhe ti mor Hale….sic te thote ai me siper…Zoti te ruajt mend e Boles…

      • Ore ti nga cila brime miu dole ti more bylmez qe s’di kurgje, por di te flasesh pa dogane dhe badiava?

        PO FANATIKUN ENVERIST, MOIKOM ZEQO E QUAN TI ELITE O MAVRI?

        sepse:

        Moikomi fle cdo nate me veprat e Enverit poshte jastekut dhe vajton si kukumjacke pylli LANC-in kriminal te Enverit si te gjithe kriminelet e tjere te Partise se Punes qe Edi Rama i ka ngjitur ne majat me te larta te Shtetit.

        PSE NUK FLET MOIKOMI PER MEGA KUSERINE TEK UNAZA E MADHE?

        sepse:

        Lakmia e Edvinit dhe e Bashkim Ulajve pas tij e mbushen kupen e durimit studentor qe nuk i organizoi MEFISTOFELI ose ARMIKU i brendeshem i Partise se Moikomit, por kuseria e papare e Rilindjes Enveriste dhe eshte tejet groteske te degjosh Gjiknurin apo Edvinit te justifikohen si enveri do kohe me pare me Mehmetin:

        O BO BO NA GENJYEN DHE NA MASHTRUAN MAFIOZET E BIZNESIT! TE GJITHA TE LIGAT I KA KRYER BASHKIM ULAJ ME KOKE TE VET, SE NE S’DIME KURGJE!

        Ja keshtu po justifikohen Edvini dhe Gjikunuri pas tij me llogje enveriste si keto llogjet e Moikomit me Mefistofelin dhe Armikun e jashtem, por harrojne keta rufjane komuniste se llafi eshte:

        KUR TE MASHTROJNE NJEHERE JE FAJTOR

        KUR TE MASHTROJNE DY HERE JE BASHKEFAJTOR

        KUR TE MASHTROJNE PER HERE TE TRETE JE KRIMINELI, HAJDUTI DHE KUSARI DORA VETE

        Po Rilindja Enveriste e Edvinit eshte mashtruar nga mafiozet dhe ajo dora vete ka mashtruar shqyptaret me dhjetra here, apo e ke harruar ARMON? Po GULFIN? Po inceneratoret, po tenderat e Vilma Nushit dhe te cunit te Hamit Beqes, po kuserine makaber ne segmentin Tirane Elbasan, po pse kot OSBE deklaroi per 200 milione dollare depozita te Edi Rames ne Bankat e huaja?

        Po ti per Enverin apo per pjellen e tij, Sali VARKARIN e Enverit je zemeruar me intelektualin qe di te tregoje vetem te verteten pa roba te fisme, lakuriq sic e ka bere nena,

        O BOLE FANATIKE?

        • e të shkërdhefsha robt o nastro!!
          prapë me enverin ti??
          o të shkërdhfsh robt,mos u mërzit kur të shaj me kuç e me maç,ti nuk të lë as kohë e as dëshirë për të të lexuar idiotësitë që shkruan!!
          o robqir,enveri ka shkuar në të gjylos me kohë dhe nuk i plas kujt,por kur ti ha mut nga mëngjezi në darkë me të!?
          nuk rri dot njeriu pa ti shkërdhy robt!!
          të detyron o nastrosumqiri!!

          • Ti me emrin “anticensurë25642654” je me te vertete qe paçavure dhe ke nje fjalor te perdale si ato te kurvave me te perdale… Mbylle nje her gojen ore derezi qe vetem ti çan K..in e flet e flet dokrra e na jep mend e na insiston e na kerkon te na mbusheshe mendjen….. Ore ti “anticensurë25642654” e morem vesh se ke qene burgaxhi dhe tashme e dine te gjithe komentuesit ketu se ti e ke me te gjithe boten mbare… Ty “anticensurë25642654” nuk te duket asgje e mire dhe e mbare… Shendet te te thone ty,, ti plaç e degjon dhe e kupton… Ore ti mbylle nje here gojen sepse vetem bajga na shkruan ore e kupton ti felliqesire more hale e halese!!!!!!

    • Te ka mbetur ora tek Enveri , o idjoti i lindur per intelolesh ! Kaq gomar je , sa qe edhe kur fut lugen ne goje , nuk kujton Krishtin apo shenjtor tjeter , por vetem Enverin ! Ne cdo 3-4 fjale tendet , njeri eshte ky emer ! Populli eshte ngopur tejngopur me keto idjotesira dhe i urren me gjithe shpirt ndyresirat si ti , qe dine vetem te trazojne halete dhe jo te trajtojne e kontribuojne per zgijdhjen e problemeve ! Dhe , megjithate , ti edhe pse je nje idjot i kompletuar , e kujton veten teper te mencur, per te jetuar pa punuar , por vetem si asqer modern i kujtdoje qe te paguan ! Ky eshte tregues i sakte per te diagnostikuar idjotesine ! YYYT plehre , se na humb et kohe kot !

      • Arben o qën turk e shok krevati me nastron,tek qoshja e keni pasur vëndin,atje ku nuk kishte dritë!pas burgut u ndatë ca kohë por tashti duket se ju janë puqur interesat!?
        ti për turkun e nastrorobshkërdhyeri me gërkun??
        të gjithë e dinë se si ti dhe nastrokari jeni shqiptarë bastardë,që jeni shitur për një sallam tek të tjerët!!
        ti e merr sallamin hallall kurse nastro prej derri!
        sidoqoftë urrejtja për shqipërinë ju bashkon!
        ps:bastardë të ndyrë,mos ndërroni pseudonimet për tu dukur sikur jeni shumë!!janë lojëra jo vetëm të vjetëra,POR më e rëndësishmia është se nuk dini ti luani si duhet!!
        hajt robt të dyve!!

    • Robt o nastro!!
      prapë me enverin ti??
      mos u mërzit kur të shaj me kuç e me maç,ti nuk të lë as kohë e as dëshirë për të të lexuar idiotësitë që shkruan!!
      enveri ka shkuar në të gjylos me kohë dhe nuk i plas kujt,por kur ti ha mut nga mëngjezi në darkë me të nuk rri dot njeriu pa ti shk…dhy robt!!
      të detyron o nastrosumq…

      • Te kam thene edhe me pare:

        MOS SHKERDHE KAQE SHUME

        njashtu:

        Sic shkerdhehej Enveri nga te gjithe dashnoret e tij komuniste qe i nderronte si:

        MBRETI GRATE

        por:

        Beji te fala Bashkim Ulajt, Mega Fallsifikuesit te tenderit tek Unaza e madhe, qe eshte Oligarku i Edvinit, me baba kriminel te Enverit,

        sepse:

        KETA KRIMINELE JANE NGA PARTIA E MOIKOMIT TE ENVERIT.

        • hej gomar i nastradinit,
          nona jote që nuk ka qënë komuniste,shkota nga pas me enverin??
          e ke pas të bukur o shkërdhatë!!

        • Kafshet edhe pse jetojne mes njeresve , mbeten gjithenje kafshe . Argumente me bindes per kete , jane Intelo leshi , infoleshi e soji i tyre .

        • Ha m…o ” intel…..”e soji yt , ha , se vetëm për këtë rron ti e speciet e ngjashme me familjen tate ! Me sa duket , paguhesh simbas numurit të komenteve dhe baltes qe transporton , ndaj e fillon punën pa gëdhirë dhe e mbyll , kur të gjithë janë larguar ! Kush e di sa cfilitesh , se dukesh i raskapitur , që vërtitesh si pordha neper breket , me vetem 30 – 40 fjalë në 15 komente . Duket se e ke vendosur ta ngrysësh jeten si spiun , këllirë sërbe e greke , deri sa të pish filxhanin ( me ilacin e minjve) , që u japin në fund të gjithë spçiunëve .

      • kjo e dyta është përmbledhje e të parës??
        ça bëni mor njerëz??
        ça bëni??
        jeni për të qarë hallin!!

        • Mbylle ore ti gojen, ore ti llapaqen qe kritikon kedo… sa i paciper qe je ore… vetem mu…lleqe shkruan… ore ti “anticensurë25642654” ore ti e kupton se je bere i besdisshem me ate paedukatesine tende te pacipe.. Mjaft me komentet plehra qe na shkruan ketu… Habitem qe webmasteri te lejon te fyesh te tjeret me pislleqet e komenteve lume… Mbylle halen !!!

          • o sh****atë po ti nga të satëme na dole këtu??
            apo duke vëzhguar??
            nastro,qeke fshef pas ledhit kësaj radhe dhe po vëzhgon??
            kuptohesh o shk*****të që në fjalët e para!!

  • Ata qe erdhe ne pushtet pase vitit 1990 dmth ne vitin 1992 ata nuk menuan fare per kombin e tyre.Nuk menduan per shqiperin dhe shqiptaret,
    Ata menduan vetem per veten e tyre dhe ajo qe eshte me e keqja ata u ivestuan ne sherbim te qarqeve me te egra antishqiptare.
    Keshtu shqiperia mori tatpjeten duke shkatrruar veteveten me thirrjet histerike te liderve te dhjetorit.TE SHKATRROJEM CDO GJE QE KA NDERTUAR KOMUNIZMI”
    Ky fatalitet per kombin tone beri qe te shkatrrohen 1 milon vende pune dhe shqiperia dhe shqiptaret dolen ne udhekryq.!
    Keshtu vite pas viti edhe perse u ndrruan kuajte e karrocave keta , nuk beni gje tjeter vecse hani barren qe kishin ne shpine vetem per veten e tyre dhe per ustallaret e tyre.
    Edi Rama u duk se do ta bej shqiperine madje edhe shume analiste te menqura dhe te permendur leshuan besimin e patundur tek Edi Rama.
    Pore nje gje ndodhi. Edi Rama grumbulloi rreth vetes ata qe nuk kan haber per drejtimin e shtetit. Ministra te pa afte, duke len ne hije inteligjente dhe njerz me pervoje te madhe.!
    Perse e beri ket Edi Rama .? Nuk e di nga pa dituria , po nga lakmia per ti kapure per veshi saher ti teket atije.!
    Nuke dij nga kjo protesta ka nxjerre perfundime , apo nuk i ka mbetur gje tjeter vecse te dorzohet pa kushte.!

    • uau uuuuuuuuuuuuaaaaaauuuuuuuuuuuu
      aliu pri selenice paska filluar të lëkundet!?
      aliut pri selenice themelet e tij të mutit të thatë kanë filluar ti zbuten??
      ççççççççaaaa kkkkkaaaa nnnddooodhdhdhdh mër aaaaallliiiiiiiiiiiiii??

      • Nuk po kerkoi te zbutem, pore vet Edi Rama nuk e kuptoi se do te ndhodh kjo.!
        Edi duhet tu dilte perpara ketyre situatave pore nuk e kuptoi.!
        Sote eshte teper von.!

      • Nuk po kerkoi te zbutem, pore vet Edi Rama nuk e kuptoi se do te ndhodh kjo.!
        Edi duhet tu dilte perpara ketyre situatave pore nuk e kuptoi.!
        Sote eshte teper von.!
        Ju qe ofendoni beni “mire” se tregoni kultureb tuaj. Asnjeri prej nesh nuk do ta zgjidhim kete problem .Do ta zgjidhja vet Edi Rama ose do ta zgjidhin Studentet.!

        • këtu po që ke të drejtë!!
          i ke rënë pikës,pikërisht mbi “i”!!
          rama nuk ka patur fat fare!!por dhe ti je treguar i dobët!
          përse nuk ja bëre me dije se çfar do të ndodhte o ali??
          apo dhe këtë radhë stë dëgjoi??

  • ANALIZE E SAKT.POR CILA ESHTE ZGJIDHJA.STUDENTET KAN TE DREJTE,POR NUK KAN UDHEHEQES.ATA NUK PRANOJNE DIALOG KUR DHE RAMIZ ALIA E BERI ATE NE NJE SITUATE QE MUND TI PRITEJ KOKA.
    NE UT ESHTE SITUATE E RENDE,KU M.KONI E DH.KULE JANE MEDIOKER.E PAS TYRE ESHTE KRIJUAR MOÇALI ME UJI TE NDOTUR.NDAJ KM RAMA KERKON DIALOG,KU STUDENTET TE FLASIN HAPUR PER KORRUPSIONIN,DIPLLOMAT PLAGJIATURE,BLERJEN E NOTES,MEDIOKRITETI..ETJ.
    -SE NUK ESHTE PROBLEMI 8 PIKAVE QE KERKOJNE,TE CILAT KM KUND TI REALIZOI 80 %.PROBLEMI ESHTE SE NE UT KA DHE PO DREJTOJNE NE MAXHORANCE PD+LSI. DHE STUDENTET KAN FRIK TE SHPREHEN.
    NE UT DUHET BERE QILIZME.POR KUSH TA BEJE.! KJO ESHTE ÇESHTJA.
    -E ZEM SE PS,PD,LSI JANE DISKREDITUARE.ATHERE SI MUND TE KRIJOHET NJE QEVERI E RE ME E MIRE..!? A DUHET TE PRITET TE NGJALLET SKENDERBEU.?
    -Z.ZEQO,PROPOZOJUNI JU RRUGE-ZGJIDHHEN STUDENTEVE TE CILET KAN NGELUR ME ANIEN MES IQEANIT.E TASHME MUND TI KAP HIENA SALI+LULI+LIKE.KETA JANE FATKEQSIA KOMBETARE 28 VJEÇARE.

  • Tirade fjalesh, fjale qe zvarren e nuk dalin nga shpirti, citate pa fund e latinizma qe sillen si argument nga Komi per te na mbushur mendjen qe e ka koken plot, por qe jane pordhe me rigon. Pse nuk i bihet drejt e ne thelb ketij realiteti mizor qe kemi ne kete vend te bekuar qe eshte i mbushur vetem me dhurata nga natyra ku nuk mungon asgje, ku ka per te gjithe, te hane , te ngopen e te teproje. Tirade fjalesh Komi, Je ne re te dalldisura, zbrit ne toke se do te kuptohesh me mire.

    • meto e lexova tre herë po si rash në të asaj që ke shkrujt mër lali..
      si mund ti bihet drejtë o meto??
      se më drejt sa kaq nuk ka?!
      të paktën për ne idiotët që e lexojmë komin!!
      apo do ishte më mirë ti fuste ca të shame ” o ram të shërdhefsha robt”??

  • Rinia eshte papune, pa mundesi financiare dhe po largohet nga vendi kush eshte shkaktari?. Edi Rama deklaron qe jam me rinine!!! Ketu duhet shume kujdes. Si u veprua me rinine evropiane te papune e te varfer ne vitin 1968. Politikanet evropian, me sherbimet e tyre sekrete, nxiten dhe drejtuan protestat e tyre masive dhe per te zgjidhur problemin e papunesise universitetet i kthyen ne MASIVE, ose ne PARKINGJE te rinise, kushdo mund te hynte ne universitet. Si rezultat te rijt,nga papregatitje e tyre per te perballuar studimet universitare silleshin ne koridoret e universitete me vite me radhe dhe dilnin te diplomuar ne moshat mbi 30 vjeç por tani pa asnje profesion, te moshuar si dhe te papergatitur psikologjikisht te benin nje pune tjeter te ndryshme nga ajo qe shkruhej ne diplome. Familjet detyroheshin qe te mbajne me vite mbi supe shpenzimet e rastit. Shume nga keta doktor “shkencash” kishin diplome por tregu privat nuk i pranonte per shkak te paaftesise te tyre. Duke filluar nga 1968, rinia evropiane, me preteksin se po studionte ne universitet, braktisi shume vende pune si muratore, sanitare,, pununjes sherbimesh e te tjere. Tere keto vende pune i mori emigracioni qe iu versul Evropes.dhe po i versulet edhe sot. Ndermjet tjerash ne shume vende te Evropes, po fitojne levizjet populiste, te protestes pa synime te qarta, po shohim pushtetare te paafte te kryejne detyren. Zgjimi i rinise shqiptare sot permes protestave, qe çuditerisht eshte mister se kush i financion dhe drejton, eshte rrezik qe te degjeneroje ne nje levizje pa synim perspektiv e ndoshta shkaterruese per sistemin tone universitar. Eshte rreziku i populizmit, anarkise apo te ideologjive te vdekura.

    • ou, synim shkaterrues per systemin tone Universitar.
      Mos mor, se na trembe, e paskemi sistemin ne rregull dhe po na e rrezikojne studentet
      Cpaska qene kjo rinia e 68es,, palo rini paska qene, po he na trego pak si silleshin rrugeve te papune dhe pa ide,,pa he, se u be teme interesante

      • Mirel,per te kuptuar rinine e 68, duhet te flasim per dacibaot, revolucionin e gardisteve te kuq ne Kine, brigadat e kuqe ne Itali e tjere, gje qe ne nje gazete nuk ka shume vend. Per te kuptuar demin qe solli UNIVERSITETI masiv ne Evrope, mjafton te shikosh kulturen e udheheqjeve ne disa shtete te medha ne Evrope madje edhe tere Evropen.
        Studentet, me protesten e tyre, nuk sjellin prapambetje perkundrazi sjellin risi. Demi mund te vije nga manipulimi i kesaj proteste.

  • Moikom, ja ke fut kot,me kaq shume shembuj e citime ta ben koken dhalle.Fol mor burre e jep mendimin tend,pse duhen citate pa fund ngagjithfare mendimtaresh qe te ilustrohet situata?

  • Shkrim akrobatik më duket sa këtu e sa atje dhe konkluzioni është ky edhe njëherë nga e para ska vend e kohë për manovër tjetër rruga ma e drejtë dhe dobishme është ajo drejt byros prokurit dhe gjyqsorit ku aty zhduken dosjet e krimit dhe denoncinet ndaj ish ministrave që gjatë ndrrimit të mandateve kanë vjedhë edhe byrotë ministrore e lere ma rezervat e ndryshme shtetrore

  • Këtu u vunë në pah lëvizje të ndtyshme në vende dhe në kohë të ndryshme që duhet than janë të pa krahasushme me ato në Shqipëri thjeshtë se këty qëllimi ka qenë marrja e pushtetit alibia se u manipuluan dje nga Alija e sot nga Rama atëhere delë se Alija e paska manipulu vehten ku me siguri do vdiste në burg

    • Komenti më racional i bie të jetë ky i Uskanias. Hë pra njerëz, si zgjidhet?
      Jo për nihilizëm, por si Moikomi në shkrimin e vet, ashtu dhe nga tërë komentet, më lart a më poshtë Uskanias, nuk lexova njeri të jepte qoftë dhe një mendim modest, se vërtet ajo që kërkojnë njerëzit në përgjithësi dhe studentët në veçanti, do të ishte zgjidhja, jo këto minimalet e studentëve protestues, por që ka gjithë populli. Që janë : Ekonomia dhe Drejtësia, dmth Mirëqenia dhe lufta kundër Korrupsionit. Të dytat, drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit, që janë një, do të çojnë padyshim tek arritja e të parave, tek Ekonomia e vendit dhe Mirëqenia e popullit. A do protestojë ndonjë ditë populli për këto? Por jo të udhëhequra nga partitë, që më shumë se për mirëqenien e popullit, kanë hall si e si t’i hanë kokën njëra-tjetrës, për t’i zënë vendin, që pastaj të vjedhin me Ligj, ndërsa populli të ngrohet në diell. Këto protesta me një qëllim, reformimin e gjithë sistemit, ndryshimin, ose ribërjen e një Kushtetute të re, që do të thotë rithemelim të Republikës, por kurrësesi, si ajo e Çadrës së Lulit apo Rilindjes së Ramës.

  • o thamo
    përse askund nuk shkruani për “takimin e ramës me studentët” në top??
    asnjë lloj lajmi për atë manipulim të qelbur??
    kaq të pacipë të jeni??

  • Si kerkohet hesap pa pyetur hanxhiun!!!

    Edhe ju filozofi i mendimit shqiptare.Dashje pa dashje dialogove nepermjet shtypit rrealitetin e botes shqiptare tashti per tashti per te ba te ditun dy palet student qeveri per rrugen qe duhet te ndjekin.Por cdo filozofi qe te bahet per kete bote shqiptare tashti per tashti nuk ka rrugezgjidhje tjeter veq ulje ne bisedime te dy palve ose perdorimi i dhunes nga te dy palet per te mposhtur njeren dhe fituar tjetra.
    Shkoni pyetni hanxhiun.Zgjidhni problemet.

  • Intelektuali ,ka kopje te RD se viteve 90 dhe i rishkruan si pergjigje te tija.Na te birte e shekullit të ri,
    qe intelektualin plak e lame ne “shejtnin” e tij .

  • Protestat studentore shumten e rasteve të mira janë nëse fillohet të protestohet nga aty ku krijohen problemet psh ata shumë lehtë mund me fakte të gjalla ta dëshmojnë çdo prof qoftë të padisciplinuar ose të korruptuar dhe çka interesante është pse studentët protestojnë masovikisht vetëm kur PS është në qeverisje u janë përkeqësu kushtet krahasu me ma parë nëse po krejtë në rregull nëse jo atëhere ka hipokrizi

    • jo mër jo!!
      “zyshe miri më tërhoqi për flokësh”,”presor gimi tha më ha mutin”,kështu me e bo o s.g.?
      o të plaçin sytë ka humbur shpresa sepse dhe te këta që shpresuam diçka,dhe këta e bënë më mut se paraardhësit!!
      këta po vjedhin më shumë se të parët!!
      ky është një rrast për të vënë përpara politikën!një rast për të filluar nga e para!!
      ky është një rast që ndryshon nga ’90,kur ishim naiv dhe mendonim se me rrëzimin e komunizmit do të vinte automatikisht bollëku,ndryshe nga ’97 kur menduam se po të rrëzojmë një person,që kujtonim se ishte i vetmi që e shkatërroi shqipërinë,do të rregullohej gjithçka!!
      sot duhet të rrëzojmë këtë mënyrë të drejtimit që i bën shtetit politika e kalbur,mafjoze shqiptare!!
      rrëzimi duhet filluar nga opozita e deri tek pozia!
      sot duhen rrëzuar tërë ato ndyrësira që e quajnë veten “parti”!
      sot duhet të fillojë një mënyrë e re për bërjen e shtetit!!
      guri themeltar duhet të jetë kjo që po ndodh sot!!
      njeriu hero dhe jo “heronjtë” që do të na nxjerrin nga balta gjithnjë!!
      që sot duhet të mësohemi se çdo gjë arrihet jo vetëm me votë,POR DHE NDËRMJET VOTIMEVE!!
      e ndërmjet votimeve arrihet me PROTESTA!!
      TË MËSOJMË NGA FRANCEZËT NË RADHË TË PARË!
      mos vallë ata nuk e dinë se mund të vendosin nëpërmjet votës??
      jo,mor jo,ata e dinë më mirë se ne!!
      por ata e dinë se e kanë të drejtë që të vendosin dhe pa votë!
      e dinë fare mirë se vota nuk është i vetmi mjet demokratik për të vendosur për të goditur politikën!!

  • Problemet ekonomike te akumuluara dhe ato , qe krijohen rruges , krijojne kontradikta brenda shoqerise , si kjo , qe vijon protesta studentore . Ne emisionin e Dudushit , Rama tregoi gadishmeri , per te plotesuar te tera kerkesat, nderkohe nuk la pa kritikuar drejtusit e Universiteteve . Mendoj se ky eshte shkaku I vertete I revoltes . Drejtusit e Universiteteve nuk jane njezit e duhur . Ata kane dipoloma dhe grada por e shofin studentin si objekt . Deri sa mundesite jane , per plotesimin e 8 pikave , lipsej , kete nyje midis Qeverrise dhe universitetit ta sheshonin Rektoret . Nuk I besoj Rames verberisht , por kete pershtypjen me la emisioni me Dudushin . . Eshte krijuar nje situate , qe Rama , nuk mund ta haje kete fjale . Ashtu , sic eshte mendimi , se vetem Rama , mund t’u dali per zot problemeve te medha shqiptare Politikanet e tjere jane provuar . Nuk mund te zgjidhen me ata , qe I kane duart me gjak deri ne bryl , as krijusit e shtetit piramide . Kete studentet e dine mire .Politikanet I mbajne veshet ngritur , vetem per pushtet personal . jane provuar ne pushtet . Ligji , per arsimin e larte , mendoj se eshte produkt I nje studimi me fryme te plote kapitaliste , por duhet rishikuar , per kushtet specifike . Ligji duhet te parashofi disa financime , per harmonizimin disi te tregut te punes , ndoshta dhe ne cenim te univ. private . Vec financimeve kerkohet rritje e te produktit universitar . E varfer ishte Shqiperia moniste por ne Universite kishte ven e drejtus e kapacitet te pa diskutushem intelektual si Kahraman Ylli , Mentor Permeti , Pirro Dodbiba etj. Eshte rrasti , qe drejtusit e Universiteteve te mbajne pergjegjesi , per mos plotesimin e detyres , qe perpara se te jete shteterore , eshte humane . Kete te fundit keta drejtus , e kane bere shtrese te kolltukut te zyres komode . qe u eshte besuarnga populli . I kam te fresketa qurravitjet Koni – Kule dhe sa te tjera , qe besoj jane zhvilluar nene hi . Mjekimi duhet te behet ku eshte plaga dukshme . Revolta zevendesoi drejtimin e munguar ne Universitete . Emisioni Dudushi , e sqaroi me se miri . Zgalem

  • Romak
    Moikomo e ka na gjak te tregoje lavdin e UNIT,si puna e Belulit.
    Nese vertet do ishte fantastik simbas perdorimit te te gjithe filozofise,qe bredhe sa ne nji autor ne tjetrin me citate do percaktonte me dy fjale ndarjen e shapit nga sheqeri.Do krijonte vet cetatin e vet filozofik per kete ceshtje kaq madhore.Mungesa e cetatit tregon qe nuk prodhon truni.Por huazon nga te tjeret qe i merr te gatshem dhe i adapton sic din vete.Ketu asht fantastik.

  • Romak
    Moikomo e ka na gjak te tregoje lavdin e UNIT,si puna e Belulit.
    Nese vertet do ishte fantastik simbas perdorimit te te gjithe filozofise,qe bredhe sa ne nji autor ne tjetrin me citate do percaktonte me dy fjale ndarjen e shapit nga sheqeri.Do krijonte vet cetatin e vet filozofik per kete ceshtje kaq madhore.Mungesa e cetatit tregon qe nuk prodhon truni.Por huazon nga te tjeret qe i merr te gatshem dhe i adapton sic din vete.Ketu asht fantastik.
    Nji shembull tipik dhe karakteristik:
    Gjergj Mullaga kur po ndigjonte diskutime teper te veshtira si ne rastin edhe sot qe mund ta marrim si shembull ne pershtatje te mendimit filozofik te Gjergj Mullages.
    Per cfare po ndigjoje.Fundi dalt hajer.

    • stoik je në gomarllëkun tënd o MH
      nuk po bën gjë tjetër veçse po vërteton fjalët e mija!!
      idiot i lindur!!
      moikomi ka shkruar për njerzit jo për perëndi indiane si ti!!
      ps:një nga këto perëndi indiane është babai i mushkës!thjesht për të të sqaruar!!

  • anticensshurrë25642654

    Mblidhe veten se qelbe gjithe te gjallet dhe te vdekurit.Urrejtja e yte ne adresen timen vec me inkurrajon se gjindem ne rruge sa te drejte te ndershme aq dhe ekzakte.Une mbeshteta me seriozitet komentuesin Romak.Jep sakte vlersim ne nivel te merituem.Njerzit e medhenje ne rastin si ky i sotmi sot.Japin me dy fjale mendimin qe vlen sa per 100 e njimije filozofi.
    I nderume Moikom Zeqo asht nji nga ato.Por i hyn thelle analizes se nji proteste prej kalamajve qe nuk dijne pse e kane fillu kur nuk pranojne bisedime me “bossin” pushtet per te zgjidhe kerkesat.E nese keto kalamaj kane dy gram mend,ne mos te marrin uha ne rradaken tande plot mend e mut qenefit.Dhe mbas bisedimeve nuk arrijne rrezultatin.I lind e drejta te protestojne deri ne dorheqejen e kesaj qeverie.Per ty ia vlen nji faqe sa kjo qe shkruan z.Zeqo.Sepse ke munges te theksume mendore.
    Problemi qendron:
    1- Kerkesa lehtesi ekonomike per vashdimin e shkollimit.
    2- Mos dakordesi per te dialogu.
    3- vlersimi idiotesi studientesh ne nivel shkollimit universitare.
    anticensshurrë25642654!
    Sa here me vjen te dhjes apo te shurroje ne wc me shkon mendja tek uturaku i yte i nominuem anticensshurrë25642654 ku kryhen shkarkimet e jashtqitjes e nga ky moment organizmi ripertrihet inkurrajues per gjithe diten.
    Here here te imagjinoj si uturak,e here here si tube qarkullimi i fekalve drejte gropave te zeza.

    • “Urrejtja e yte ne adresen timen vec me inkurrajon se gjindem ne rruge sa te drejte te ndershme aq dhe ekzakte.”
      vazhdo se e ke mirë!!
      bile këtu edhe më mirë,e ke kuptuar thelbin e shrkimit të moikomit,aq sa e ka kupton kau kur ja hipën pelës” nderume Moikom Zeqo asht nji nga ato.Por i hyn thelle analizes se nji proteste prej kalamajve qe nuk dijne pse e kane fillu kur nuk pranojne bisedime me “bossin” pushtet per te zgjidhe kerkesat.”
      ha se shëndoshesh!!

  • Fort i Nderuari miku im Moikom! Mendimi i juaj eshte me se i drejte i sakte dhe i vertete.Fatkeqesite Shqiperise ju shtua ndryshimi i kushtetutes ne 2008 dhe per pasoje lighin e mbrapshte per arsimin ne pergjithesi.Sa shume ka nevje kombi yne per Idealieta dhe erodite si JU. Ju uroj jete gjatesi.

  • shoqeria shqiptare eshte totalisht e politizuar e kesisoj edhe studentet nuk trajtohen me si studente por si grupe individesh qe njera pale politike i perdor dhe manipulon per objektiva afatshkurtra ndaj pales ne pushtet. Eshte i njejti teater banal qe ia dime fundin e aktit pa ardhur koha e renies se perdes.Ne antiteze me aforizmen e famshme qe thote se persertija eshte nena e Dijes, keto protesta dhjetori si 28 vjet me pare fillojne me kerkesa ekonomike dhe perfundojne me axhende politike, pra eshte provim i kopjuar… Augusto del Noce perpara 30 e kusur vjetesh e ka pershkruar ne librin e tij “Il suicidio della rivoluzione”(Vetvrasja e revolucionit), se kur te gjitha kerkesat shpallen kauza, edhe revolucioni e humb peshen e tij historike dhe gradualisht pushon se qeni mision i ndryshimit te gjerave. S’e diskutoj qe studentet kane te drejte, se sistemi aktual i trajton si konsumatore dhe jo si percjellesit e shpreses, por jane te pafuqishem te shkaterrojne pelhuren sociale, e cila eshte endur gradualisht dhe posaçerisht per ta kthyer shoqerine civile ne nje ushtri kaotike interesash imediate.Ky brez i sotem studentesh ka lindur ne Rrumpallokraci, ku qe femije ne kopsht shikonin TV-,ne ku dilte Berisha i çmendur si gogoli i gojedhenave dhe ulerinte si dinosaur i droguar sloganin “me ne fitojne te gjithe”. A nuk ishte Berisha nje pedagog, biles pedagog mjekesie? Siç eshte Grida sot pedagoge ne universitet; a mund te pretendosh se kjo makine llafesh pa fund si burme-pa fund-rrote shoqe te drejtoje leksione apolitike? E pasketaj ky brez u fut ne shkollen fillore, tetevjeçare, te mesme e sot ne universitet si kavie eksperimentale me programe alternative dhe çmendurira politikash afatshkurtra nga te gjitha palet e qeverive. Ja, shihni qe edhe Rama po u jep te drejte studenteve, po ua ploteson 8 pikat plus dy pika shtese nga vetja qe te arrije sa me shpejt ta mbylle kete bezdi protestash, por a zgjidhen keshtu gjerat? Patjeter qe jo, biles show vazhdon dhe sistmi arsimor ben sikur funksionon, studentet bejne sikur diplomohen e pasi te vijne verdalle ne kerkim te pashprese per pune do ia mbathin ne emigracion per te bere pune krahu.

    • mono
      shkrimi më disfatist dhe më i dobët që kam lexuar prej teje!!
      mono mos harro se dhe ne ishim rritur e indoktrinuar deri në palcë nga një regjim i egër!!
      por një ditë bëmë diçka!!bëmë dhe po bëjmë shumë gabime!
      por bëmë diçka!!
      sot,këta të rinj duan të ndryshojnë diçka!!ne si prindërit tanë,rashti tënd në këtë shkrim,themi se këta tyryfyla do ta ndërrojnë,nuk kanë as rezistencë,as dijeni!!kanë aq sa kishim ne në ’90ën aq sa kishin prindërit tanë në ’40ën!!të gjithë të tjerët,prindrit, kanë folur njëlloj si ti!!
      mono është më mirë të provosh dhe të dështosh,sesa të mos veprosh asnjëherë!
      kemi shumë kohë që nuk po veprojmë!!
      30 vjet,gati!!
      çdo lëvizje që bëhet kundër politikës shqiptare është e vlefshme!!
      pavarsisht se mund të dështojë!
      një ditë do ta gjejmë rrugën e drejtë!!

      • Sakte anticensure
        Edhe une te njejtin mendim e kam shprehur te Tema,.Krisja e Madhe, Nje artikull I zellshem qe veren me kenaqesi se si studentet po percahen,.
        Studentet po mesojne nje leksion me te vlefshem nga te gjithe mesimet e pavlera qe u serviret neper bangat e shkolles. Po mesojne se si zeri I tyre eshte ligj, Po mesojne sesi e drejta kerkohet dhe nuk dhurohet, dhe ky eshte nje leksion qe do e mbajne mend tere jeten dhe kete po jua mesojne dhe shqiptareve sesi duhet te bashkohen qe ti thone krimit ndal.
        Perndryshe nuk ka perparim, por qelbezim te gjithanshem.
        Studentet jane ngritur kunder qelbezimit, dhe kush ngrihet kunder tyre eshte pjese e qelbit qe duhet shtrydhur nga dejet e shoqerise shqiptare.

  • E ardhmja nuk është një algjebër okulte e tregut, e ardhmja është dhe duhet të jetë ajo e humanizmit qytetar
    Më lart, përmenda ligjin e arsimit të lartë që shkaktoi pasoja kaq të dëmshme. Të mos harrojmë se ligjet kanë shpesh fuqi prapavepruese shumë të madhe. Shikoni se si ndryshimet kushtetuese të kobshme të vitit 2008,- që përcaktuan që kryetarët e partive kanë të Drejtën e Monarkut për të hartuar listat e deputetëve, për 10 vjet jo vetëm që kanë krijuar një negativitet dhe një përfaqësim të nivelit të ulët dhe mediokër të politikës, por në të vërtetë kanë penguar në mënyrë fatale lindjen e një klase të re politike, të krijimit të formacioneve të politikanëve të rinj.
    Në të vërtetë ky është një dhunim kushtetues, që askush nuk e di se kur do të shmanget dhe anulohet.

    Keto vlejne te lexohen nga te gjithe, te absorbohen dhe te nguliten fort ne mendjen e secilit per te mbeshtetur te rene qe kerkojne te sjellin studentet
    Moikomi mbetet I madherishem..

  • Mendimi im është se me studentët të bashkohet populli për ti dhënë rrugën qeverisë së korruptuar të rradhës.E kundërta nuk do ketë zgjidhje afatgjatë,dhe se pinguini Rama,pa edukt dhe kulturë,do e çoi në greminë këtë punë

  • Cdo njeri normal e ka te qarte punen e studentëve! Nga qetësia 30 vjecare drejt e ne revolucion!! Nuk është nevoja për të vrarë mendjen, ky është guri i fundit që ka opozita pasi i provoi të gjitha : shpifjet,demostratat dhe babalet! Ahmet Zogut i propozuan në vitet 30 që të hapnin një universitet! Ai ju përgjigj: aq specialistë sa na duhen ne i shkollohen në Evropë! Sot çdo qytet ka disa universitete! Shqipëria do mbulohet me juristë, arkitektë etj .Në të ardhmen nuk do të ketë usta që tju rregulloj difektet në shtëpi! Unë zot ti zot po dhëntë kush i kullot ? Këtu qëndron largpamësia ë strategut sali berisha që ë mbushi vendin me studentë ! Boll se na morët mend me studentët le të pinë kafe e të flasin për artin abstrakt dhe seksin .

  • Z. Moikom,
    urime per kete artikull te nivelit te larte dhe me logjike patriote. Ky eshte nje artikull shume realist dhe udherrefyes per situaten e sotme, por edhe per te ardhmen. Ne Shqiperi eshte bere shume e veshtire te shpalosesh mendimet e duhura, qe ndihmojne per te kuptuar me mire situaten qe po kalojme. Kjo, sepse, cuditerisht, qytetaret shqiptare kane shume mllef politik dhe kjo i ben te mos shohim dhe te gjykojne sakte. Eshte nje nga dobesite me te medha qe po ekspozon qytetaria shqiptare. Jo vetem kaq, por e quajne vehten te lire, edhe te te ofendojne, nderkohe qe do te duhej te shprehin me shume respekt per njerezit e ditur te ketij vendi, ku beni pjese edhe Ju. Mos u merzit, sepse nje pjese e tyre jane te sponsorizuar nga ata qe e kane rrjepur dhe vazhdojne ta rrjepin kete popull, per te bere kete “oponence” denigruese ndaj personaliteteve autoritare, qe ndricojne mendjet e shqiptareve dhe me te cilet krenohet Shqiperia, ku beni pjese edhe Ju.
    Edhe nje here, Ju uroj per kete artikull, te cilin po e rilexoj, kam se cfare te mesoj akoma nga ky artikull. Nje lexim eshte i pamjaftueshem.

  • anticensurë25642654 ne te vertet te gjith dialogje me ne, kane permbajtje censurimi.!
    Brravo anticensura.!

  • Kush ndjen dhimbien-gjen ilacin,si Moikom Zeqo.

    Faleminderit komentuesit,”Petagogu dursak”, se me bete vetem t’iu falenderoj Ju, sa autorin e ndederua te ketij shkrim,tej shkrimit zakonshem,Z.Moikom Zeqo., Kush di ta lexoje,nuk flet me vec ju uron: Faleminderit ,ju- mendie atdhetare.
    **Keq me vjen qe dhe nonje si MH komentues,qe e respektoj,sot merret me “UTURAKE” dhe “gropat e zeza.”..
    Si prag Viti te Ri,Urime gjyshi,po ju dergoj.”

    Dhimbia e madhe popull.

  • Dhimbia e madhe popull.

    Faleminderit per rrespektin.Sepse je vete i rrespektuem.
    Por kam te baje me nji sikzofren i ashtuquajturi anticensurë25642654 qe iu qepet cdo komentuesit me fjalorin ma te ndyte e te piste par ti fyer e denigure dhe privilegjue me superlativa vetveten.
    Keshtuqe nga njiher edhe dalim jasht kontrollit ne pershtatje te ketyne mendjendriturve qe mshifen mbas fallsitetit pseudonim emeri.Sepse e njohin veten qe nuk jane te zot korrekt e te ndershem ne prezantimin dhe komentimin qe japin per cfare do shkrimi ne faqet e gazetes qofte Dita etj.
    Nderime e mia me mirenjohje ndaj juve si komentues korrekt modest dhe serioz.

    • “dhe privilegjue me superlativa vetveten.”
      a ti je me të vërtetë copë mishi!!
      pa sy dhe e qelbur fare!!

  • anticensshurranë25642654
    I pjerdhur nga madheshtia.Perseri ne fund te fundit mbetesh nji anticenshurrë25642654 i neveritshem i permjerrun nga koka bashke me syt deri ne fund te kembeve.Cudia,nuk shikon veten ne cfare gjendje gjindesh e vashdon te permjeresh ore e minut pa pushim.

  • anticensshurranë25642654

    Tregojne per Ali Pashe Tepelenen.
    Te shkollumit ne oborrin e Tije.Po perpilonin nji shkrese porosi nga Pashaj t’ia dergoni Napolon Bonapartit.Mbasi e perfundune ia lexuane Ali Pashajt. Ali Pasha nuk duroi te lexuemit e shkreses teper e gjate e me pompozitet.Rrembeu letren dhe i tha lexuesit:
    Shkruaj: Napolon! Ne do grurin eja ta marresh!Ali Pashaj.
    Mbi kete ide vlersova me shume te drejte komentuesin Romak.
    I nderuari Mojkom asht i vecant nga te gjithe te tjeret nga shume drejtime me shume merita pozitive.Por e ka tjerrun gjate shume gjate kete protest qesharake.Studentet protestojne te ndigjoj qeveria per ta zgjidhur.Te bindu qe vetem qeveria e zgjidhe.Dhe nuk pranojne te bisedojne me qeverine.Cfare ti thuesh kesaj logjike vecsa idiote aq dhe qesharake.
    Ore mishqelburi anticensshurranë25642654 me dy sy qorr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *