Ky krimo-karagjozi që kemi kryeministër edhe për dështimin e statusit fajëson opozitën. Po kur i dhimbset kaq shumë Shqipëria këtij, përse nuk tërhiqet nga Fieri, ky vetë? Është ky që ka marrë pushtet pa votë atje jo opozita. Përse duhet të tërhiqet opozita? Nuk e kuptoj as Europën kur kërkon dicka të tillë. Apo venë me mendimin, të tërhiqet ky që na dëgjon më shumë se ky që nuk dëgjon, nuk kemi ç’i bëjmë… Po pse kaq poshtë ka rënë katundi?
Ajo që ka ndodhur në Qarkun e Fierit është, as më shumë dhe as më pak, por një puç politik, një grabitje e organizuar prej pushtetit qendror e pushtetit lokal të fituar me votë nga opozita. Ka ndodhur në Fier menjëherë pas zgjedhjeve të majit 2011 sipas një skenari të ulët, ku trazohen trafikimi i mandateve të këshilltarëve të majtë, falsifikimet, shantazhet e presionet kriminale, e deri kapja e niveleve të ndryshme të gjyqësorit nga pushteti politik.
Email nga adresa: [email protected]
