Përshëndetje e nderuara DITA! Një pyetje për z.Prokuror të Përgjithshëm: Meqënëse gabimisht, për të mos thënë pafytyrësisht u amnistua vrasja e mbi 3000 qytetarëve shqiptarë dhe shkatërrimi i gjithë shtetit, nga Presidenti i asaj kohe, Dr.pacient Sali Berisha, në vitin e mbrapsht 1997, a ka ndonjë amnisti për 14 shtatorin 1998?
Nëse jo, çfarë i mungon Prokurorisë? Pyetja e dytë për Dr.pacient Sali Berishën: A di gjë ti të jenë mbledhur familjet tropojane që kanë mbuluar mbi 200 djem të tyre në varre, të kenë shpallur ndonjë amnisti për ty? Nëse e kanë shpallur amnistinë burrat e Tropojës ndaj teje, shko me pushime në vendlindje.
Po për familjet Veizi, Myrta, Deda dhe Nika, a janë mbledhur për të të amnistuar ty për 21 janarin?! Nëse po, atëhere gjeje kohën, shko pi një kafe në familjet e tyre. Nëse as Tropoja, as familjet e viktimave të 21 janarit nuk e kanë amnistuar ish kryeministrin Dr.pacient Sali Berisha, atëhere ç’të mungon z.Prokuror i Përgjithshëm? Jetë të gjatë DITA e gjithë shqipfolësve në planet! Lexuesi juaj Gjoni, Laç.
SMS në DITA
Në 0689073730
