Dy fjalë për Saimir Tahirin…
Eh-mor Saimir djali,
që më bilbilon,
dole dhe na bëre,
një goxha leksion.
Nuk e nise mbarë,
fjalë-vetëm fjalë,
po përse i mblodhe,
krerët aktualë?!
Situatë e rendit,
është alarmante,
s’na hyn hiç në punë,
sjellja elegante.
Tjetër gjë nga ty,
po presin shqiptarët,
se krerët që mblodhe,
ATA jan’ shkaktarët.
Nga ata e kemi,
gjithë këtë hata,
ti mendon që rendin,
ta vësh me ata?!
Ti mendon që rendin,
ta vësh me Hysninë?
po ata u tretën,
për baba Salinë.
Mbase e ke parë,
edhe ti o mik,
është bërë policia,
seksion politik.
Polici e shtetit,
dhe sot është garant,
Detashment i Salës,
plot me militantë.
Nuk mund tek ata,
kurrë të shpresosh,
po me shumë urgjencë,
duhet t’i shkarkosh.
Mbase s’duhen futur,
të gjithë në një thes,
po krerët që mblodhe,
s’mund të jen’ një shpresë.
S’mund të jenë shpresë,
hiç për këtë vend,
pa ikur ata,
këtu nuk ka rend!
Ti duhet t’i mblidhje,
or’ të marrtë e mira,
thjesht’ për t’i shkarkuar,
jo për porosira.
Ata që kanë qënë,
s’ke pse t’i thërrasësh,
këtë Komë të madhe,
pa dyshim do zgjasësh.
Kanë qënë përkrah dhunës,
në vitet e tmerrit,
ndaj hiqe urgjent,
pjesën e kancerit.
Ti në daç dëgjomë,
miku im i vjetër,
s’mund t’i mbash Hysnitë,
një minutë më tepër.
Me thikë kirurgu,
ndërhy shpejt atje,
policisë i duhet,
një fytyrë e re.
Jo periferike,
jo pakëz plastikë,
ndryshim rrënjësor,
na duhet or mik.
Të shumtit e dinë,
zanatin e ngjalës,
por ata kanë qënë,
ushtarët e Salës.
Por unë natyrisht,
s’kërkoj asnjëherë,
të zëvëndësohen,
me ushtarë të tjerë.
Kohë plot ke patur,
ta bëje një listë,
me burra të fortë,
dhe profesionistë.
S’them se ata janë,
ca njerëz me bisht,
po janë keqpërdorur,
krejt politikisht.
Me ta s’mund të merresh,
dale me ngadalë,
me vjedhjen dhe dhunën,
gjithmonë kanë qën’ palë!
Mos prit me Hysnitë,
ti rendin ta ndreqësh,
mos prit të dorhiqen,
por duhet t’i heqësh.
Nga kampi i tyre,
dhe do ulërasin,
po gjitha çuditë,
veç tri ditë zgjasin.
Çdo operacion,
është pak i sikletshëm,
po rendi për ne,
është shumë i prekshëm.
Duhen shkulur dhëmbët,
që ka egërsira,
me veprim të shpejtë,
jo me teorira.
Popullit në eshtër,
i ka hyrë thika,
policinë e ndyu,
këtu politika.
S’ka kohë për të humbur,
ndaj u zgjata pak,
por rendin e kemi,
këtu shumë merak.

Ke shume te drejte mor Ben, por nuk hiqen dot menjehere te gjithe se kriminelet ordinere aq duan.
Jam shume dakort, cdo gje ne kohen e duhur, por une shoh dhe nje taktike tek qeveria e re, besoj se po merr me te mire disa kokra, per te marre me shume informacion per disa qe te gjithe i dime qe jane shume te korruptuar dhe vrases, por ska fakte reale dhe mbajtja e disave nga keta, ndoshta do te sjelle dhe shkaterrimin e grupeve kriminale, ku keta bejne pjese, duke i shitur shoket e luftes, sic dijne te bejne berishianet.
Eshte GABIM I MADH TRANSFERIMI I BANDITIT BRECANI NE DIBER!!!
Ai duhej te PERJASHTOHEJ NGA POLICIA qe diten e pare bashke me HYSNITE E Berishes!!!
Me mire DJEPI BOSH SE SHEJTANI BRENDA -thote populli!!!
Saimir Tahiri!
Nuk e di ke ke marre KESHILLTAR,por po na ZHGENJEN!!!
Ver ustallaret ne krye te puneve dhe dine ata si NDREQET POLICIA!!!
Nuk eshte koha e MBLEDHJEVE TE KOLEKTIVIT si ne kohen e QEPES!!!
Ministri i Brendeshem nuk flet me MIKROFON PARA,por me urdhera!!!
Mblidh pas vetes kuadrot e vjetra te policise dhe do shikosh sa shpejt POLICIA DO BEHET SHTET E JO BANDE POLITIKE!!!
Bravo Arben qendroju ne koke se harrojne
Kjo puna e z. Tahiri, është punë me spec. Duhet pak kohë dhe takt. Nuk shpërbëhet menjëherë e gjithë struktura e rendit. Kërkojmë të vëmë vetullat po jo të nxjerrim sytë!Tjetër gjë që ne mezi po presim të kemi qetësinë dhe rregullin e dëshiruar. Ristrukturimi i shkollës dhe akademisë do kohën e vet. Po ashtu dhe zëvendësimi i drejtuesve dhe policëve të thjeshtë. Në këtë rast puna duhet bërë me maturi. Janë raste të tjera ato, kur duhen bërë me turr e vrap, psh. anullimi i të gjitha ligjeve dhe marrëveshjeve që firmosi si hajdut, berisha&kompani.
Bravo Beni edhe te fala Janit
O Arben Duka,
Saimir Tahiraj eshte djale Gusmari,
te paret e tij kane pire uje sterralli.
Te paret e tij kane bere jete mali
dhe mire e dine te mos vrasin bashke
dhe dhelpren, dhe ujkun dhe cakallin…
Mali me nje yrysh kurre nuk ngjitet,
qengji le te piqet, po helli te mos digjet!
Duhet maturi dhe vendosmeri,por z. Arben duka e ka tjeterkund hallin/ ju bie kambanave ndoshta më tepër se duhet që drejtuesve te rinj të paktën t’ju bubullije fort në vesh ajo që duhet bërë!? Mos harroni se ka edhe ca taktika spastrimi apo pastrimi nëpërmjet të cilave synohet te arrihet qellimi qe të inkriminuarit e policise t’ja futin njeri-tjetrit gjate largimeve! E shume gjera të tjera. Por tahiri nuk ka shume eksperiencë dhe nuk e di a ka marë më përpara këshillat e ndonjë ustai? Sidoqofte alarmi luftarak i arben dukes ka efektin e vet. Ka qënë ushtarak beni dhe i di mirë ca manovra paraprake!
VR!!! Duhet maturi dhe vendosmeri,por z. Arben duka e ka tjeterkund hallin/ ju bie kambanave ndoshta më tepër se duhet që drejtuesve te rinj të paktën t’ju bubullije fort në vesh ajo që duhet bërë!? Mos harroni se ka edhe ca taktika spastrimi apo pastrimi nëpërmjet të cilave synohet te arrihet qellimi qe të inkriminuarit e policise t’ja futin njeri-tjetrit gjate largimeve! E shume gjera të tjera. Por tahiri nuk ka shume eksperiencë dhe nuk e di a ka marë më përpara këshillat e ndonjë ustai? Sidoqofte alarmi luftarak i arben dukes ka efektin e vet. Ka qënë ushtarak beni dhe i di mirë ca manovra paraprake!
Edhe une prisnja ndryshime rrenjesore ne polici. U zhgenjeva nga leksioni i Tahirit me shefat e policive besnike te Berishes. Nuk e kuptoj se perse nuk ka emeruar njerez te tjere ne krye te drejtorive te policise. PS-ja ka plot te tille. Nuk jam dakort me ata qe thone “urte e bute e tigani plot”. Une jam me mendimin se “hekuri rrihet sa eshte i nxehte”. Mos valle Tahiri eshte shume i ri per kete detyre dhe pergjegjesi?! Presim reforma rrenjesore.
Punen e kirurgut,
nese dot’ se bene,
fundja,thirr saliun,
qe t’i there ne vend… (!)….
S’ta kursen ndihmen,
hic mos e shih vrenger,
vecan ty dhe Bracen,
u ka dhe per zemer!…
Behu zemer bardhe,
lere ,c’thote ky Duka!
nese i ze radhe,
Kurre,mos nis nga kuka!…
Sepse,te qesh bota!…
dhe t’a bejne me gishte,
Mos,gjarprin te koka,
ceke pak ne bishte!…
Se po bere ndryshe,
vec do prishesh pune!
Do e kesh ne qyngje,
Si Ti edhe une…
SI GJITHMONE JE OLAC PER PLAGET E POPULLIT Z.DUKA,,ASNJE SI JU NUK E KA KETE ILAC NEPERMJET PENES. URIME!!!!
SI GJITHMONE JE ILAC PER PLAGET E POPULLIT Z.DUKA,,ASNJE SI JU NUK E KA KETE ILAC NEPERMJET PENES. URIME!!!!
Nuk e di cfare kopetencash ka ministri, sa i takon drejtorit te pergjithshme te policise dhe dejtorave ne qarqe. Mendoj se reformen ai mund ta realizoje, jo duke shkelur ligjin, por duke e zbatuar ate.Mendoj se takimi i tij me drejtuesit kryesore ne qender dhe ne qarqe ishte mjaft i mire.Natyrisht nuk duhet te ngutet, qe te beje te gjitha ndryshimet qe rendin dhe sigurine e cojne ne stadin qe duhet, per te cilen kane votuar mazhorance.
Institucioni me i veshtire per tu reformuar eshte Rendi.Se pari,nuk heq dot drejtuesit e larte pa motivacion.Me vjen keq,por Beni duhet ta kuptoje se shteti nuk eshte fabrike qe ndryshon pronarin dhe si pasoje ndrshyojne edhe punetoret.Me kohe do behet seleksionimi,disa krere do dalin ne pension vete,disa do shperndahen ne detyra te tjera.Merre me mend sesi do marresh nen kontroll nje Garde qe para dy vjetesh te qelloi dhe tani te priska me lule ne duar?Garden nuk e shkrin dot teresisht,do bashkjetosh njehere per momentin.Prandaj isha i mendjes qe Rama duhej te zgjidhte ne krye te Rendit ndonje ushtarak te vjeter,qe te kishte autoritet te kultivuar dhe vetem ky aspekt te ndante me thike efektivat e Rendit,ne pro e kunder.Gjysma e punes behej qe ne emerim,jo se Sajmiri nuk ben,madje eshte i pergatitur,por çdo pune do ne krye njohesin e terrenit.
Ne shtetet e zhvilluara, per zhdukjen e te keqijave, perdoret shpesh lufta brenda llojit.Psh.perdoren minj te drobitur nga uria,per ti mesuar te hane njeri tjetrin.Kur eshte siguruar,se ata do e bejne mire punen, per asgjesimin e minjve ne terren,i leshojne dhe pastaj,o nene,o nene,minjte e tjere nuk ju ben derman as vrima e miut.Keshtu duhet vepruar edhe me keta minjte e sotem te Policise.Te fillojne te hane njeri tjetrin, me “shpresen” se do mbahen ne pune,por fati i minjve do ti gjeje te gjithe ata qe kane lojtur rolin e minjve te gjirizit,ne bashkepunim me krimin dhe kontrabanden.
Operacion por me nje bisturi ne ndryshkur, qe te mos e mbeldhin vehten nga tetanozi…