Limaj shpallet i pafajshëm

anazapta

Gjykata Themelore ka shpallur të pafajshëm deputetin e PDK-së, Fatmir Limaj, për krime lufte.

Para Kino ABC, ku edhe po zhvillohet seanca përfundimtare për rastin “Kleçka” kundër Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, janë mbledhur me qindra përkrahës të tyre, të cilët, me të marr vesh lajmin për lirimin e tij, kanë brohoritur nga gëzimi.

Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij, Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhemdin Krasniqi, Behlul Limaj, Fatmir Limaj, Refki Mazreku, Shaban Shala, Bislim Shurdhaj, Naser Shala dhe Sabit Shala, në procesin gjyqësor të rastit “Kleçka”, akuzoheshin për krime lufte kundër civilëve serbë e shqiptarë, por edhe ushtarakëve serbë.

Limaj, i njohur si komandant ‘Çeliku’, ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, për krime të supozuara në Llapushnik.

Lajmin për lirimin e të akuzuarve në rastin “Kleçka”, e ka konfirmuar edhe Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media, EULEX-i ka theksuar se në Gjykatën Themelore të Prishtinës, një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar kosovar, i kryesuar nga njëri gjyqtar i EULEX-it i liroi të pandehurit Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Fatmir Limaj, Behlul Limaj, Shaban Shala, Sabit Shala, Besim Shurdhaj dhe Refki Mazreku nga akuzat për Krimeve të Luftës dhe veprat tjera të ndërlidhura në të ashtuquajturin rasti “Kleçka”.

Po ashtu, trupi gjykues e ndërpreu masën e paraqitjes në stacionin e policisë për të gjithë të pandehurit dhe urdhëroi që atyre t’u kthehen pasaportat e tyre.

“Trupi gjykues konsideroi se lënda e Prokurorisë mbështetej kryesisht në dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur, Agim Zogaj, tani i ndjerë. Megjithatë, trupi gjykues vendosi që dëshmia e tij lidhur me disa çështje të rëndësishme në fjalë, veçanërisht identiteti i personave për të cilët ai pohon se i kanë kryer veprat që u ngarkohen, nuk është vërtetuar me dëshmi të besueshme dhe të pavarura dhe ishte, në fakt, në mospërputhje dhe e kundërshtuar nga dëshmitë tjera. Në përgjithësi, Trupi gjykues vlerësoi se, në aspektet e rëndësishme materiale, dëshmia e Agim Zogaj ishte tërësisht e pabesueshme dhe se do të ishte e pasigurt që të bazoheshin në të për t’i dënuar të pandehurit për veprat nga aktakuza. Aktgjykimi me arsyetimin e plotë do të dorëzohet brenda tridhjetë ditëve”, theksohet në njoftimin e EULEX-it.

Po ashtu, trupi gjykues i vlerëson si të vërteta faktet se:
(1) në vitin 1999, UÇK-ja e kishte një qendër ndalimi në fshatin Kleçkë.
(2) Disa të ndaluar ishin keqtrajtuar gjatë mbajtjes së tyre në Kleçkë.
(3) Dragoljub Tanaskoviq, Zharko Filipoviq, Zhivota Todoroviq, Dragan Vuçetiq dhe Bojan Cvetkoviq ishin vrarë në mënyrë të kundërligjshme dhe trupat e tyre qenë varrosur në lokacionin KER01 në fshatin Kleçkë.
(4) Veljko Markoviq dhe Nebojsha Gjuriçiq ishin vrarë në mënyrë të kundërligjshme dhe trupat e tyre qenë varrosur në lokacionin KEQ01 në fshatin Kleçkë.
(5) Arben Avdyli, për të cilin Agim Zogaj kishte deklaruar se ishte vrarë gjithashtu në Kleçkë, zyrtarisht llogaritet si i zhdukur.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e EULEX-it. Të gjitha palët kanë të drejtë ankese. /Zëri/

Share This Article
6 Comments
  • Kjo eshte nje fitore e madhe e drejtesise ne mbeshtetje te se vertetes per luften e UCK dhe te komandateve te saj legjendar.Akuza e stisur nga guzhina serbe ne bashkepunim me disa qarqe antishqiptare qe enden si fantazma akoma neper skutat e kancelarive europiane, eshte nje perpjekje mjerane per te erresuar luften titanike te luftetarve te UCK qe ne kordinim me operacionet e NAT0S beri realitet clirimin e Kosoves,Analizen me konkrete dhe shume te sakte per keto probleme e ben kuadri dhe patrioti i madh Dilaver Goxhaj ne ditarin dhe intervistat e tij dhene gazetes DITA keto dite.Ashtu si rasti Haradinaj, rasti “Klecka” apo raste te tjera qe sjell Dilaver Goxhaj jane nje thirrje per reflektim ndaj politikes shqiptare ketej e andej kufirit, qe luftes se UCK, gjakut dhe sakrificave te shqiptarve qe dhan per lirine, qe sot gezon Kosova ti jepet vendi i merituar ne panteonin e pavdeksise.Drejtesia mund te vonoi por asnjehere nuk harron!!!!.

  • AMAN mos na i nxirrni ne foto kete kriminel dhe kusar te Kosoves se na hapet barkun. Mire do te beni te publikoni edhe viktimat e tij te Llapushnikut qe vrane ne keto pyjebashke me kriminelin tjeter te Hages Ballen, i cili akoma po vuan denimin ne dhe te huaj per fajet e urdherave te BOSIT te tij Limaj.

    • Nastradin, me trego edhe ne qofte se Fatmir Limaj ka vrare, qe ne kohe lufte eshte e natyrshem, ku vrau?, ne Serbi? jo paska vrare ne Kosove dhe po te them se edhe une po te isha ne ate pozicion ne lufte dhe te kisha para syve te mi qofte edhe shqiptare qe spiunonin tek ushtria serbe, do te isha qen dhe derr, po mos tja fusja plumbin. Kjo eshte sa per hyrje.
      Ne lufte Nastradin, ka edhe krime, por krimet behen nga pushtuesi dhe jo nga viktima, se viktima detyrohet te vrase, atehere kur e shef qe eshte i rrezikuar te vritet vete dhe familja.
      Kam degjuar histori te paimagjinueshme se si nje familje e tere me gjithe foshnja, jane djegur ne zjarr dhe po te isha une ai qe mund ta ket pare kete me sy, panvaresisht se i njihja apo jo, sdo te kisha meshire per ata qe i vrane, por sdo te kisha meshire edhe per ata qe i udhehiqnin forcat serbe, qe ishin esh shqiptare edhe gabele.
      Prandaj Nastradin, mos fajso viktimen.

      Eshte tjeter gje ajo qe edhe une jam dakort me ty, qe shume nga keta ish luftetare, mbas lufte u bene edhe miljoneret e Kosoves, duke vjedhur dhe duke korruptuar nje shtet, per interesat e veta.

  • lavdi triumfuse luftes te drejt te ushtris qlrimtare me Fatmir limen ne krye
    Gzim i madh.

    qapo thot qeni serb Fatosoviq lubica si poi duket drejsija e qlirimtarve per ni luft te paster
    qe esht zhvillu ne Kosov. te shkoj ky klysh i tradhtis te jetoj te vllaznit e vet karagjegjeviq
    qelbsir e ndyer f.lubica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *