Me tam-tame dhe krekosje mburavecësh Don-Kishoteskë, pas shpalljes së projektit, me ngut u përurua fillimi i prishjes së stacionit hekurudhor të udhëtarëve në kryeqytet.
Bëmave keqdashëse shkatërrimtare të kohëve të mbrapshta iu shtua edhe një marrëzi tjetër, që habiti dhe tronditi jo pak opinionin e gjerë shoqëror. Ndonëse Bashkia nuk ka të drejtë të vejë dorë mbi një objekt të rëndësishëm hekurudhor, që nuk varet nga ajo dhe, aq më teper, mbi stacionin e kryeqytetit, që është koka e rrjetit hekurudhor tërësor të vendit, përpiqet ta përligj këtë masakër si pjesë e një projekti urbanistik.
Nuk e di si është përzgjedhur ky lloj projekti, veçse kam bindjen se kjo përzgjedhje nuk është mbështetur mbi gjykimin cilësor të specialistëve të mirëfilltë të transportit, urbanistikës, ndërtimit dhe arkitekturës, të cilët janë të vetmit që mund të çmojnë cilësinë, dobishmërinë dhe përshtatshmërinë e çdo projekti të tillë. Por, me sa duket, kjo është bërë nga njerëz, zyra dhe organe, që mund të mos kenë as njohuritë fillestare në këtë fushë. Prandaj midis zgjedhjeve të njohura, sepse nuk ka vetëm një, është përzgjedhur ajo më e keqja dhe e dëmshmja.
Së pari – Është rast i pashëmbullt në botë që ndonjë qytet e aq më tepër kryeqytet, të heqë nga qendra e vet stacionin kryesor të udhëtarëve, përkundrazi, e ruan atë dhe e trajton si monument historik. Edhe stacioni i Tiranës mbart me vete një histori të tërë dhe është aty për t’i shërbyer sa më mirë masës së gjerë të banorëve të kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë.
Së dyti – Arsyetimi se prishja e stacionit është e domosdoshme për zgjatjen e bulevardit nuk qëndron aspak. Që në fillim linjat dhe platforma e tij u ndërtuan në një nivel të cilët për të mos penguar zgjatjen e bulevardit, që mund të kalojë mbi to. Madje, qysh atëhere është parashikuar që më tej bulevardit të ndërtohet rrugë automobilistike, për të tërhequr rrymat e lëvizjes nga Veriu e Verilindja deri në unazën e madhe, duke lehtësuar kështu hyrjen e vetme në Tiranë nga Zogu i Zi që përfaqëson një nyje shumë të ngushtë për lëvizjen e mjeteve. Duke i qëndruar këtyre parashikimeve, asnjëherë nuk u lejua ngritja e një ndërtese ballore të stacionit, që do të pengonte zgjatjen e bulevardit. Vetëm pas mjaft viteve u gjet mundësia për ngritjen e një ndërtese anësore.
Së treti – Zhvendosja e stacionit nuk lidhet domosdoshmërisht me ndërtimin jashtë qytetit të “terminalit multimodal” dhe tramit përgjatë bulevardit. Le të ndërtohet ky terminal atje ku është më mire dhe linja hekurudhore e sotme të kalojë përbri tij, me një stacion të ndërmjetëm për t’iu shërbyer udhëtarëve e të kalojë, si dhe sot, deri në stacionin e tanishem. Zëvendësimi i trenit në këtë pjesë me tramvaj (që s’është veçse një tren i vogël) do të ishte krejtësisht i pakuptimtë (populli mund të përdorte në këtë rast shprehjen e vet të njohur: “prish fuçi e bëj kanoçe”).
Së fundmi – Është fare qesharak arsyetimi se “Bashkia po plotëson kështu premtimin e bërë për mbrojten nga rreziqet hekurudhore të banorëve të zonës”, të cilët kanë ndërtuar jashtë çdo ligji e norme banesa ngjitur me trasenë hekurudhore dhe e përdorin atë si rrugë-kalimi. Sipas këtij arsyetimi, i bie që mund të vihet dorë mbi çdo infrastrukturë publike për të plotësuar tekat vetjake të kujtdo.
Përfundimisht, prishja dhe zhvendosja e stacionit të Tiranës do të jetë një goditje e rëndë për hekurudhat tona, që tani janë kthyer në një gjendjë të mjerueshme, si ai i sëmuri i pashpresë që po lëngon në grahmat e fundit, meqë qëllimisht dhe me keqdashje është braktisur plotësisht prej kohe. Edhe goditje të tjera të rradhës si kjo e fundit dhe hekurudha që dikur lulëzonte, do të mbetet vetëm në kujtesën tonë. Të habit gjithashtu dhe të le shije të hidhur fakti që goditje të tilla të çmendura dhe keqdashëse po përcillen në heshtje dhe pa asnjë kundërvënie nga ana e organeve përgjegjëse për mbrojtjen e mbarëvajtjen e hekurudhës, veçanërisht nga Drejtoria e Përgjithshme dhe Ministria e Transportit. Le të marrin të paktën shembull ato nga qëndrimi dinjitoz i banorëve të zonës përreth stacionit për mbrojtjen e të drejtave mbi pronën e tyre vetjake.
Në gjendjen e krijuar mendoj se është domosdoshmëri ndalimi i menjëhershëm i kësaj masakre në stacion dhe nënshtrimi i gjykimit cilësor të specialistëve përkatës përzgjedhja më e mirë midis zgjidhjeve tashmë të njohura, përfshirë këtu edhe studimin e Ing. Muharrem Kuçukut të paraqitur prej kohësh, të botuar një javë më parë në DITA. .

Faleminderit e nderuar znj. Alda! Ben shume mire qe ngre zerin per problemin e Stacionit te Trenit, per te cilen qeveria e re ne menure URGJENTE duhet te anulloje cdo punim qe filluan meta rrugacet ne ikje. Se bashku me studimet e dikurshme per stacionin e trenit te behen exhe te reja duke ju pershtatur kohes por dhe me perspektive per te ardhmen sic ishte bere dhe ky terminal simbolik qe pak a shume i plotesonte nevojat e kohes kur u be. Ne vendin ekzistues ku eshte aktualisht shume mire mund te zgjerohet e te behet nje terminal edhe per autobuzat, sic jane kudo jo vetem neper kryeqytete por dhe ne cdo qytet te Europes ku duam te integrohemi.
Faleminderit e nderuar znj. Alda! Ben shume mire qe ngre zerin per problemin e Stacionit te Trenit, per te cilen qeveria e re ne menure URGJENTE duhet te anulloje cdo punim qe filluan keta rrugacet ne ikje. Se bashku me studimet e dikurshme per stacionin e trenit te behen edhe te reja duke ju pershtatur kohes por dhe me perspektive per te ardhmen sic ishte bere dhe ky terminal simbolik qe pak a shume i plotesonte nevojat e kohes kur u be. Ne vendin ekzistues ku eshte aktualisht shume mire mund te zgjerohet e te behet nje terminal edhe per autobuzat, sic jane kudo jo vetem neper kryeqytete por dhe ne cdo qytet te Europes ku duam te integrohemi.
Une nuk e kuptoj kush eshte ai fare arkitekti qe kerkon te prishi stazionin e trenit te Tiranes,qe sic thote gazetarja permbart me vete nje histori te tere.E perseris per ate fare arkitekti qe ne te gjthe boten stacionet e trenave hyjne ne mes te qytetit dhe te kryeqytetit,sic jene ne Londer,Rome, Paris,Athine,Milano,Torino,etj.E kam me qelbanikun basha,por nuk mund te kalohej siper stazionit pa e prekur ate,meqe shkon shume ne Hollande, shiko atje mor hale,se si kane kaluar siper stazioneve te trenit pa e prekur ate,mqse je i vendosur ta besh ate fare bulevardi.Une shpresoj qe qeveria e re ti anulloje keto vendime te qelbura.
Vendime te vandales …” lulzime” dhe te cmendurit salistani
Shpellaret, shpellaret. Nuk ju inreson drita, por mugu i shpelles…
Eshte skandaloz dhe reagimi i qytetareve durrsake per kete veprim.Linja Tirane Durres ishte e vetmja linje me fitim per Hekurudhen edhe pse ishte ne ate gjendje .Me pak investime dhe me trena te vegjel dy vagoneshe me lokomotive ajo do te ishte nje zgjidhje shume komode per fluksin e pasagjereve te Durresit dhe Tiranes.
Kulmi eshte se dhe duan te te tallin kur thone se vene ne dispozicion autobuze nga Tirana per Vore dhe pastaj hypi trenit per Durres,apo aresyetimi se eshte zgjidhur problemi i banoreve qe kane shtepi prane linjave hekurudhore!!!!!
Nuk pame as nje reagim te perfaqesuesve te popullit,deputeteve “durrsake”.,apo te qeverise se re se c’fare ka nder mend te beje me kete sektor.
Sindikata e punonjesve te hekurudhes me ato idiote qe ka ne krye akoma nuk e ka mare veten nga humbja e zgjedhjeve te PD si vegel e bindur,dhe nuk shikon se me kete veprim “shpellaresh”,ju dha edhe goditja e fundit per mbylljen e hekurudhes.
“Na ishte nje here dhe treni”fillon dhe mbaron perralla e politikaneve tane.