(Bisedë e Moikom Zeqos me Flori Kasaj)
Kjo bisedë u zhvillua duke diskutuar për librin më të ri të Mimoza Hafizit, me titullin “Pika Trëndafil”, (Shtëpia Botuese Toena, 2018)
Flori Kasaj, sapo ka mbaruar këtë vit studimet e larta për Fizikë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës pranë Universitetit të Tiranës, si dhe ka fituar gradën master shkencor në Fizikë.
Flori ka spikatur si një nga studentët më të shkëlqyer dhe është mbiquajtur Student i Ekselencës. Ai ka studiuar Astrofizikën dhe ka pasur pedagoge Mimoza Hafizin, ai është Drejtues i Forumit Rinor të Shkencave dhe ka realizuar shumë dukuri dhe praktika empirike dhe shkencore me vëzhgimet me teleskop si dhe diskurse shkencore për Astrofizikën. Nuk duhet harruar për të thënë se është pikërisht një figurë e tillë e shkencës si Mimoza Hafizi që është në një farë mënyre edhe Guru-ja e kulturës përthithëse dhe vizionare për shkencën e yjeve, jo vetëm për Flori Kasaj, por edhe për studentët e tjerë, në disa gjenerata.
Mimoza Hafizi është pedagoge pranë Departamentit të Fizikës, që prej vitit 1995. Studimi i saj gjatë Doktoraturës është fokusuar tek Yjet Bozonike, objektet teorike, hipotetike të Universit të Energjive të lartë. Fushat e saj të kërkimit janë: Shpërthimet Gama, ngjarjet më energjike në Univers dhe Eksoplanetet, planetet jashtë Sistemit Diellor, përmes metodës së Mikrolenteve Gravitacionale. Fushat e mësimdhënies së Mimoza Hafizit janë Astrofizika dhe Mekanika Kuantike. Diploma e saj e Integruar për Fizikë Speciale, është pasuar me “Medaljen e Artë”, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës në 1885. Ajo ka Diplomë të Thelluar në Fizikën Teorike në Universitetin Paris 7 në Francë në 1991, është Doktor i Shkencave në Fizikën Teorike në Universitet Paris 7 në 1995. Në vitin 2000 është Profesor i Asociuar në Fizikë dhe në vitin 2012 është Profesor në Fizikë.
Mimoza Hafizi ka botuar disa tekste universitare, ja disa nga titujt e librave të saj “Bazat e Astrofizikës”,SHBLU,1999, “Mekanika Kuantike”,TOENA,2002, “Fizika e Universit”, INFBOTUES,2009. Ajo ka dhe një monografi të botuar në 1995 “Scalar Complex Fields in Gaussian Approximation. Boson Stars.”, Universite Paris .
Mimoza Hafizi ka qenë Zv.Ministre e Arsimit dhe Shkencës, në vitet 1997-2000, Sekretare e Përgjithshme e Presidencës së Republikës, 2000-2002, Drejtore Ekzekutive e Qendrës së Astrofizikës, që nga 2002 dhe deri më sot, Anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, 2009-2013, Deputete e Kuvendit të Shqipërisë,2013-2017, Themeluese e Partisë LIBRA 2016.
***
Moikom Zeqo: – Leximi i një libri letrar sipas optikës së një shkenctarje siçështë Mimoza Hafizi paraqet një interes jo vetëm përsa i përket përmbajtjes por edhe formës.
Nuk ka rëndësi shumë nëse autorja e ka quajtur librin e saj “Roman”, duke shtjelluar zhanrin plotë pika takuese por edhe paralele midis realitetit dhe imagjinatës, sesa mënyra e realizimit të ideve dhe shtjellimit të kulturuar dhe diturak, për lexuesit e moshave të ndryshme.
Mund të them se libri i Mimoza Hafizit ndërmjet një strukture të narratives letrare ka të organizuar një subjekt të përvojës së saj për universin e Astrofizikës dhe të banorëve të Planetit Tokë.
Në këtë pikë autorja bazohet në bindje logjike dhe të vërtetuara matematikisht se jeta e gjallë në Planetin Tokë është një dukuri e vetshpjegueshme Kozmike sipas kushteve të përcaktuara materiale, të lëndës, të lëvizjes, të modulit kuantik dhe se në krejt Infinitin e Universit, ekzistenca e planeteve të ngjashëm ku mund të ketë jetëështë krejt e besueshme dhe shkencërisht e mundshme por dhe e vërtetueshme. Në këtë vizion që kapërcen kufijtë e skepticizmit apo dhe të dyshimit, ka arritur vet shkenca e Astrofizikës qe konsiderohet një shkencë pilot në kohërat e sotme moderne dhe post-teknologjike.
Ky vizion nuk ka të bëj me diçka onirike, apo të shpikjes të një virtualizmi tërësor.
Ideja kryesore e ekzistencës së jetës, madje e jetës inteligjente në kozmos është një ide e cila bazohet dhe në formulat që vërtetojnë, brenda ekzistencës të pashmangshme dot të ligjeve universale.
Unë e lexova me kënaqësi librin “Pika Trëndafil”, i nxitur edhe nga kurioziteti se në letrat shqipe është kultivuar pak, shumë pak zhanri i Fantashkencës.
E admiroj këtë guxim dhe do të doja që Mimoza të shkruante edhe libra të tjerë për të bërë të mundur përhapjen e diturive dhe të dhënave fundamentale të Astrofizikës.
Më ka bërë përshtypje gjithashtu dhe kompozimi i librit.
Strukturalisht kemi të bëjmë me dy tekste paralele.
Teksti i njërës faqe është në të vërtet një formë e leksionit shkencor, pra ligjërimit me koncepte tëmirëfillta shkencore, kurse faqja tjetër është teksti si narrativë letrare ku futen personazhe, figura të ndryshme njerëzore që bisedojnë për kërkimin dhe vëzhgimin e yjeve si dhe të ligjeve dhe çështjeve kozmike.
Pra duket sikur janë dy libra, njëlloj dublimi si vëllezërit Siameze, për të njëjtin qëllim, apo të njëjtin subjekt libror, të brendapërfshirë si dhe të shkrirjes së teksteve me njëri tjetrin, gati si një palimpses.
Çfarë mendoni ju Flori? Ju keni qenë student i Mimoza Hafizit dhe madje keni organizuar disa veprimtari shkencore që lidhen me Astrofizikën apo të kulturës hulumtues të vëzhgimit dhe të përllogaritjeve teleskopike? Çmendoni për librin e saj “Pika Trëndafil”?
Flori Kasaj: – Jam i nderuar qe jam në dialog me ju profesor Moikomi.
Në jetën time universitare unë jam përkushtuar studimit me bindje të plotë dhe jam mirënjohës pedagogëve të mi.
Por absolutisht asnjë nga pedagogët nuk më ka bërë përshtypje kaq te veçantë sa profesoresha Mimoza Hafizi.
Dituria e saj e shumëfishtë, mënyra e thjeshtë dhe lakonike e komunikimit, respekti dhe vlerësimi i ndërsjelltë si dhe përkushtimi për studentët, në shumë aspekte më kanë mahnitur dhe jo vetëm unë por dhe studentët e tjerë janë mirënjohës asaj.
Unë isha ceremoninë e përurimit të librit në sallën e Akademisë së Shkencave në Tiranë. Kisha përgatitur dhe diçka me shkrim por ishte e pamundur për të diskutuar. Në esencë mendojë se ky libër sa ishte një befasi për mua aq ishte në disa kuptime të përgjithshme edhe një gjë që e dija në nocionet të përgjithshme edhe para botimit të librit.
Leksionet e Profesoreshë Mimozës ishin përherë plotë imazhe të artikuluara shkencërisht. Disa herë kemi diskutuar për faktin e ekzistencës së Alienëve ose të jetëve të tjera inteligjente në planetet e tjerë, jashtë Sistemit tonë Diellor.
Autorja i është përkushtuar komunikimit popullarizues të shkencës, për të bërë të mundur që arritjet shkencore të bëhen pjesë e njohjes sëçdo njeriu. Kështu studimet e Astrofizikës kanë vërtetuar në arritjet më të fundit, planetet e zbuluara fare pranë Sistemit Diellor por edhe ata që janë me mijëra vite dritë larg. Kështu që njohja na çon në skajet e universit, ose na fut në mikrobotën e bërthamave atomike. Përmes një fjalori të thjeshtëzuar por tepër të saktëprofesoreshë Mimoza dëshiron ti afroj njerëzit tek e vërteta shkencore, larg pseudoshkencës, por edhe larg spekulimeve të teorive konspirative apo të besimeve okulte.
Një moto e librit janë këto rreshta: “Ne, tokësorët me staturë shkencëtari, lindur në Imagjinatë, por të vendosur në Qendra Reale Kërkimore të Hapësirës, përmes ngjarjesh tipike shkencore , ju dëshmojmë arritjet marramendëse të këtij shekulli, zbulimin e mijërave planeteve të reja në Gjithësi, ku mund të ndodhen Alienët”.
Dhe ja seç thotë krijuesja e librit në Epilog: “Janë detet dhe oqeanet, prej nga jeta ka rrëshqitur në truall. Ato i japin Tokës sonë , Pikës së Kaltër, ngjyrën e pashoq, në pafundësinë universale, ku ende nuk i ka gjetur miket e veta. NJERËZIMI PO I KËRKON ishte fjalia që do të përmbyllte leksionin. Duhej t’ia dërgonte studentëve të vet. Në cepin e largët të tryezës, që dosjet e renditura me maninë e një simetrie harmonike tentonin ta kthenin në tablo gjeometrike të artit kubist, disa copëra rebele letrash thyenin perfeksionin. Daniel, Robert, Lurdes, Erik, Sara, Edvin, Ema, Lorenzo, shqoi ajo mes shënimesh të shkruara me dorë. Njëbuzëqeshje feksi teksa syri i kapi emra njerëzish të njohur, bashkëudhëtarë në vitet e gjata të jetës së saj shkencore. Ia kish dalë t’i nxjerrë nga kujtimet, për t’i kthyer në personazhe të romanit të vet. Një bashkëpunim i përtërirë, tashmë nëpër kapituj e paragrafë, do të përcillte mesazhet e veta shkencore. Ka ardhur çasti t’i ndryj, bashkë me rrëfimet e tyre, në dosjen me ngjyrë trëndafil, murmuriti e ndjeu sëmbimin e përsëritur në zemër. Prej ditësh diçka e pengonte ta mbyllte dosjen e dashur, që rrinte pa lëvizur në mozaikun kubist të tavolinës së saj. A mund t’i thoshte dot The End i një vepre që nuk ka fund? TESS sapo ka filluar misionin e vet – kishte shpallur NASA pak ditë më parë. Me mijëra botë të reja janë vënë në radhë për të treguar buzëqeshjen e tyre. Emoji smile. Spektrografi Espresso, pasuesi i HARPS, një harpë e re magjike në Kili, mezi pret të këndojë dridhshëm muzikën e re të galaksisë sonë. Daniel, Lorenzo, Lurdes, Erik, Robert… Kolegët e saj kishin ikur për pak muaj nga zyrat e laboratorët, për t’u bërë kryefjalë në frazat dhe paragrafët e një romani shkencor. Kur t’ua tregoj, miqtë e mi do të ndiheni mirë, mendoi e kënaqur. Njerëzimi po i kërkon botët e ngjashme me Tokën e vet, si dhe alienët, që mund të kenë gjetur strehë në këto miliarda planete të galaksisë sonë. Fjalia e fundit e leksionit i pëlqeu. Ndërsa shtypte mbi butonin senttë kutisë postare, mendja fluturoi tek ai trup metalik me forma njerëzore, tek ai robot hapësinor, që kish lënë truallin 41 vjet të shkuar e po çante me guxim errësirën e thellë, përtej Sistemit Diellor. Sonda Hapësione Voyager, pëshpëriti, makina trime po udhëheq destinacionin e njeriut.”
Ka të drejtëfizikani i shquar Stephan Hawking se “shkenca nuk i bindet vetëm arsyes, por dhe romancës dhe pasionit”.
Libri i Profesoreshë Mimozës është shkruar me një pasion të madh.
Ky libër është vetë Ajo.
Moikom Zeqo: – Padyshim, Flori. Libri i Mimozës është vet Mimoza.
Vetëdija e saj shkencore është dhe narrativa e saj, me të njëjtën ndjeshmëri dhe shkencëzim të koncepteve.
Në rininë time të hershme librat që lidheshin me kozmosin qenë një grishje e pakundërshtueshme dot për mua.
Më kujtohet romani “Mjegullnaja e Andromedës” e Efremonit. Në një nga librat e mi, tek “Laborator i Ëndrrës” nxjerr nga Ditari im i viti 1970, kam shkruar këtë pasazh: “Njerëzimi e ka shumë të zhvilluar ndjesinë e lartësive. Që në kohën e lashtë lartësia imponuese e piramidave të Egjiptit shprehte madhështinë e lartësisë, më vonë edhe gratacielat, Kulla Ejfel deri tek raketat kozmike për në Mars dhe në Venera. Ndjesia e lartësisëështë bërë e pafundme, është e infinitshme ashtu si edhe vetë hapësira. Kozmonautët mund të vijnë nga një e Ardhme, ku Koha ndryshon. Nëse një kozmonaut është nisur para një viti, kur kthehen mbas 10 vitesh në Tokë do të ndodhte diçka e pabesueshme. Nëse kozmonauti do të nisej në moshën 20 vjeç, mbase do të qe i fejuar me një vajzë vërsnike, po 20 vjeç, kur ai do të kthehej mbas 10 viteve nga Kozmosi në Tokë do të ishte në moshën 30 vjeç, kurse për të fejuarën e tij do tëkishin kaluar 70 vite dhe kështu do tëtakohej me të fejuarin kozmonaut, në moshën 90 vjeçare! Ahere këtij të fejuari i duhet dhënë leje të fejohej përsëdyti me një tjetër vajzë të re. Çfarë do të shkruante Shekspiri për një Romeo kozmonaut dhe një Zhuljetë jo të tillë, që i ka dhënë fjalën e saj tokësore, për ta pritur deri në vdekje të dashurin e saj qiellor? A mund të kemi kështu një tjetër letërsi alternative?”
Kam lexuar gjithashtu , dikur një libër “Bashkëbisedimet me J. L. Borges” të Richard Burgin.
Në këtë libër Borgesi flet mbi filozofin Bacon. Borgesi citonte Baconin që këshillonte praktikën shkencore kategorikisht Astrologjinë, sepse e gjykonte krejtësisht të kot.
Por Bacon e quante të tepruar që njerëzit të merreshin me yjet. Le të kuptoheshin dhe te jetonin në planetin e tyre të vogël, ashtu siç thotë edhe Volteri në librin e tij “Kanditi”: “Le të punojmë kopshtin tonë”.
Astrofizika ndryshoi qasjen dhe fuqinë optike të Universit. Si e provon Astrofizika se lënda është e njëjtë në të tërë gjithë gjithësinë, që njohim ne dhe a janë atomet e trupit tonë të njëjta me ato të yjeve?
Ne jemi pjella të yjeve dhe sot për sot ky është pohimi ynë më i lartë. Syri ynëështë i përbën nga e njëjta lëndë që përbën Diellin.
Syrin e ka gatuar Dielli dhe kjo është arsyeja që ne shohim në të. Midis syrit tonë dhe diellit ka një kontakt të përhershëm, intim. Secili i flet njërit tjetrit, atomi i yllit Diell i flet atomit të syrit tonë me gjuhën e dritës.
Astrofizika lindi nga “martesa e fizikës, shkencës së përvojës, që studion përbërjen dhe ligjet e lëndës në botën tonë”, me Astronominë e cila është një vështrim i hedhur në kozmos, mbi të padukshëm. Po të mos jetë Fizika, Astronomia mbetet pa kokë. Ose pa zemër.
A e ke lexuar Flori librin “TAO e Fizikës” të F. Capras? Mbase nuk të ka renë në dorë.
Ngul këmbë që ta lexosh dhe ta rilexosh këtë libër, për të kuptuar pikërisht më mirë Astrofizikën.
Flori Kasaj: – Astrofizika më ka tërhequr jo vetëm si një studim universitar, tashmë ajo është bërë pjesë e jetës time.
Historiku i eksplorimit të hapësirës u bë i mundur vetëm kur teknologjia iu lejoi astronautëve të dilnin jashtë atmosferës të Planetit Tokë.
Me teleskopët modernë, instrumentet me saktësi të mahnitshme sot mund të shihen qindra, mijëra Galaksi, kurse dikur mendohej se gjithçkaështë në kozmos ndodhej brenda galaksisë sonë deri tek Rruga e Qumështit.
Po kështu spektrografët kanë regjistruar sinjale të ardhura nga universi, i krijuar në njëçast nistor përmes Big Bangu, i quajtur si Shpërthimi i Madh.
Profesoreshë Mimoza shpjegon sesi leximi i drejtpërdrejtë i Big Bangut është një nga motivet e studimit të valëve gravitacionale, të lidhura me Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit të Ajnshtajnit.
Jemi në epokën kur NASA shpiku teleskopin Kepler, qëështë hedhur në Kozmos 10 vjet më parë.
Dihet se teleskopi Kepler ka bërë zbulimin e 2681 planeteve jashtë Sistemit tonë Diellor.
Planeti Tokëështë një nga planetet e vegjël.
Kur në vitin 1990 e pamë atë të fotografuar nga sonda Voyager 1 ndjemë një keqardhje se Toka zinte një vend krejt periferik.
Planeti ynë i parë nga miliarda kilometra larg u quajt Pale Blue Dot – Pika e kaltër.
Po pikërisht nga Planeti Tokënjerëzit nëpërmjet Astrofizikës mendojnë për të kuptuar raportet dhe lëvizjet e Universit.
Në Planetin Tokë ka mbërritur sinjali i një nga ekzoplaneteve të kësaj galaksie, si një pikë e kuqe, që i ka bërëAstrofizikanët ta quajnëPale Red Dot, d.m.th Pika Trëndafil
Ja dhe sekreti i titullit të këtij romani që kemi në duar.
Pika Trëndafil si dhe Pika e Kaltër duket sikur krijojnë dy botë paralele dhe ideja e Alienëve, e qytetërimeve të tjera inteligjente, jo vetëm intuitivisht por dhe si faktologji janë gati të vërtetuar, ndonëse ende kërkohen prova finale.
Ja pse më ka pëlqyer dhe më pëlqen libri i profesoreshë Mimozës.
Moikom Zeqo: – Ke të drejtë Flori.
Mimoza Hafizi e vërtit dhe e shtjellon fantazinë në funksion dhe si atribut të shkencës.
Ajo ripërmend romanin e saj një tregim imagjinar mbi kohën në Planetin Helong.
Është një fantazi shkencore, e ngritur rreth personazhit Alien me emrin Shenui, i cili jetonte mbi planetin e katërt të yllit Trappist.
Banorët Alienë e quanin me emrin Helong.
Për vetë mënyrën sesi planeti vërtitej rreth yllit të vet, Dielli aty as nuk lind dhe as nuk perëndon, moti as nuk ftohet dhe as nuk ngrohet, drita as nuk ikën e as nuk vjen.
Shenui jetonte aty ku koha vizohej si një nga ata kapilarët e hollë, të dobët,të brishtë, delikat, tekanjozë, në nuanca ta pakapshme dhe në ngjyra të padukshme.
Në të vërtet rrëfenja imagjinare për personazhin Alien me emrin Shenui, ishte bazuar në llogaritje të sakta për mënyrën sesi vërtiteshin shtatë planetet rreth Yllit të tyre, pra të Yllit Trappist.
Ky yll ndodhet 40 vjet dritë larg Tokës.
Në të vërtet gjithçka është thurur rrotull së vërtetës shkencore të bazuar në zbulimet e teleskopëve më të fuqishëm dhe metodat më të strulluara të kërkimit Astrofizik.
Personazhi Alien Shenui por dhe një sërë legjendash të shpikura në historinë e qytetit Naun janë treguar në një mënyrë të besueshme por edhe për të ngjallur shumë pyetje, për të projektuar kështu tek tokësorët planetin Helong, që në të vërtet emrin shkencor e ka Trappist-1e.
Vetë Mimoza Hafizi në një kapitull të quajtur “Përsiatje Filozofike” vazhdon rrëfenjën për Alienit Shenui dhe krijon subjektin e saj.
Mund të them se kjo është dhe pjesa me e bukur dhe me e veçantë e librit.
A mund të ketë interes të vërtet për Alienët, Flori, kur njerëzit në Planetin Tokë kanë një jetë dhe një shoqëri kaq problematike dhe ende nuk janë emancipuar siç duhet?
A mundet që rinia shqiptare sot për të lexuar një libër të tillë?

Flori Kasaj: – Po, profesor Moikomi.
Profesoreshë Mimoza Hafizi pikërisht përtej programit universitar ka ndikuar tek ne të rinjtë për të pasur një vizion të thellë.
Jam i sigurt që dhe te rinjtë shqiptarë nuk do ta humbin kurrë interesin për shkencën, pavarësisht paradokseve.
Moikom Zeqo: – Edhe unë e besoj këtë gjë, qenia njerëzore është frutë kozmik, jeta është një zhvillim i epërm i lëndës.
Filozofi Spinoza është shprehur “Gjithçka që ekziston, ekziston brenda fushës, pa fushën asgjë nuk mundet të ekzistoj dhe as të përfytyrojë”.
Natyrisht nuk duhet ngatërruar fusha me Zotin.
Gjithësia në Infinit është modaliteti i gjithçkaje, i asaj që njihet dhe i asaj që nuk njihet.
Filozofë të tillë si Parmenidi dhe Aristoteli shohin para së gjithash të Përhershmen.
Ashtu si Newton dhe Einstein, ata kërkonin atë, që nuk ndryshon.
Përkundrazi Lao-Ce, Herakliti Nils Bohr janë të ndjeshëm ndaj të Rrjedhshmes, ndaj asaj që ndryshon.
Kështu lidhja, që duket misterioze, midis Makrokozmosit dhe Mikrokozmosit, sidomos të ligjeve shumë më të ndërlikuara të Botës Kuantike mund të bëhet më e lexueshme dhe më e kuptueshme.
Në këtë bisedë të kursyer për librin e Mimoza Hafizit kam rikujtuar motive hulumtimi të jetës dhe padyshim.
Astrofizika zë një vend të veçantë për të kuptuar të Limituarën, por dhe të Infinitshmen.
Natyrisht në shtjellimin letrar do ti kërkoja kësaj autore dinjitoze të kishte përdorur më shumë organizimin e pjesëve përbërëse, pra të përpunuar anën kompozicionale dhe për ta bërë akoma më të përsosur ligjërimin
Por duke parë numrin e pafund të botimeve mediokre që shtypen dhe përhapen në Shqipëri, them se libri i Mimoza Hafizit është një libër rendësisht i dallueshëm dhe i posacëm është plotësisht i vërtet.

Nuk e lexëva , sepse më mjafton vetëm emri i Mimoza Hafizit , për të menduar se çfar gatuhet në të ! Nga njerës si Mimoza , nuk mund të mësosh gjë me vlerë pozitive .
Mimoza eshte nder te paket shkencetare dhe njerez te mrekullueshem qe kane mbetur ne Shqiperi. Ti or PO PO siç duket je i ngarkuar shume negativisht dhe Mimoza nuk ka ku te gjeje ne Shqiperi kaq shume ngarkesa positive qe kerkon ti per tu per tu kthyer ne nje NUL. Lexoje librin pasi Mimoza te sygjeron qe do ti gjesh ne kozmos.
Po si ka mundesi nje shkenctare kaq e madhe ne Shqiperi dhe bote per astrofiziken bie pré e Ben Blushit, me gjithe ate fantashkence dhe s’e kuptoi dot beni por ju qep prapa e pastaj filluan ato qe degjuam e pame?! Me habit niveli saj qe reklamohet, por njerezit e thjeshte ndikohen per njohje me shume nga realiteti qe jetojne duke pare e degjuar se sa nga fantazia qe prodhojne keta. Kujdes thuaj Mimozes se ai Muka eshte gati qe te gjej plagjiaturen ne liber apo dhe ne mbrojtjet e disrtacioneve qe ka bere Mimoza (acacie de albata qe gabimisht thirret mimosa)! Megjithate, respekt per punen e saj ne shkence dhe terheqjen nga politika se me shume i beri keqes vetes dhe figures se saj.