Një diamant i verdhë 552 karat është zbuluar në Kanada, më i madhi i zbuluar ndonjëherë në Amerikën e Veriut.
Sipas kompanisë Dominion Diamond Mines guri i çmuar u gjet në minierën Diavik Diamond në veri të Kanadasë.
Përmasat e tij janë 33.74 milimetër me 54.56 milimetër – shkruan Dita duke cituar një lajm të CNN mbi gjetjen.
Kompania njoftoi se ai nuk do shitet dhe është ende herët për t’ia përcaktuar vlerën e saktë.
Zbulimi theyn rekordin e mëparshëm të një diamanti 187.7-karat të zbuluar në të njëjtën minierë në 2015.
b.m. / dita
