Universitetet, nisin aplikimet për studimet part-time, ja dokumentet e nevojshme

anazapta

Pas udhëzimeve të marra nga Ministria e Arsimit, sekretaritë mësimore të fakulteteve publike në kryeqytet kanë çelur sot procedurat për dorëzimin e dosjeve nga kandidatët që duan të vijojnë studimet e larta në ciklin part-time. Për të mos rrezikuar ndjekjen e studimeve në këto programe, kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë sekretarive mësimore që të dorëzojnë dosjen e dokumenteve të kërkuara. Dorëzimi i dosjes duhet bërë brenda datës 16 tetor, kohë në të cilën do të mbyllen aplikimet për pranimet në studimet part-time, si fakultet i parë ose i dytë. Duke iu referuar fluksit të lartë të kërkesave për studimet me kohë të pjesshme, mesatarja do të jetë kriteri kryesor që do të përdoret për shpalljen e fituesve. Ndërkohë që në universitete të caktuara, krahas aplikimeve me dosje dhe mesatares do të përdoren edhe kritere të veçanta pranimi, siç mund të jenë konkurset specifike në degët e sporteve. Për të vijuar studimet part-time kandidati duhet të dorëzojë deri më 16 tetor 2013 në sekretaritë mësimore të departamenteve përkatëse, nga ora 8:00 deri më 16:00 dosjen me dokumentet që përfshijnë:” fotokopje të noterizuar të diplomës së maturës shtetërore dhe certifikatës së notave, ose të ndonjë dëftese tjetër studimi të fituar jashtë vendit, por që është njohur si e barasvlershme me ato të lëshuara në vend. Kandidatët që kanë mbaruar studimet e shkollës së mesme para 2011 duhet të dorëzojnë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së bashku më vërtetimin e lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve për kalimin e provimeve me zgjedhje. Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë së bashku me fotokopjet e tyre. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e njërit prej mjeteve të identifikimit, 2 fotografi, mandat arkëtimin prej 1600 lekësh të derdhur në postën shqiptare si dhe deklaratën që konfirmon se kandidati nuk ndjek asnjë program tjetër studimi me kohë të pjesshme ose të plotë në institucionet e arsimit të lartë publik”. Sipas udhëzimit zyrtar të Ministrisë së Arsimit, lista e fituesve do të publikohet brenda datës 20 tetor, ndërsa për regjistrimin e fituesve janë përcaktuar datat nga 21-24 tetor. Kriteri i përzgjedhjes do të jetë mesatarja. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit do të gjeni të detajuara listat e plota të kuotave dhe tarifave të miratuara për të gjitha programet e studimit part-time që do të ofrojnë fakultetet publike në të gjithë vendin. Regjistrimi i kandidatëve të shpallur fitues bëhet nëpërmjet dorëzimit të dokumenteve origjinale të Diplomës së Maturës Shtetërore dhe Dëftesës së Pjekurisë. Rreth 30 për qind e kuotave nga totali i miratuar për ciklin e studimeve part-time shkojnë për të gjithë ata kandidatë që i kanë mbaruar studimet në një fakultetet, por për arsye të ndryshëm duan të vijojnë mësimin edhe në një fakultetet të dytë.

 

 

Dosja e dokumenteve për pranimet në part-time duhet të ketë

 

•Fotokopje të noterizuar të diplomës së maturës shtetërore dhe certifikatës së notave, ose të ndonjë dëftese tjetër studimi të fituar jashtë vendit, por që është njohur si e barasvlershme me ato të lëshuara në vend. Kandidatët që kanë mbarur studimet e shkollës së mesme para 2011-s duhet të dorëzojnë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së bashku më vërtetimin e lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve për kalimin e provimeve me zgjedhje.

•Dokument identifikimi – kartë identiteti ose pasaportë së bashku me fotokopjet e tyre. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e njërit prej mjeteve të identifikimit.

•2 fotografi

•Mandatin e arkëtimit prej 1600 lekësh të derdhur në postën shqiptare

•Deklaratën që konfirmon se kandidati nuk ndjek asnjë program tjetër studimi me kohë të pjesshme ose të plotë në institucionet e arsimit të lartë publik.

•Nëse kandidati nuk ka diplomën e maturës shtetërore apo të dëftesës së pjekurisë, duhet të paraqesë një dublikatë të saj të vulosur nga zyrat dhe drejtoritë arsimore të shoqëruar dhe nga vërtetimi i AKP-së për notat kaluese të mara në provimet me zgjedhje.

• Ndërsa kandidatët që kanë si program të dytë studimi duhet të dorëzojë edhe kopjen e diplomës së fituar në fakultetin përkatës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *