Fotot më të bukura të javës

DITA Online

Redaktorët e fotografive të The Guardian ju sjellin fotot më sinjifikative nga e gjithë bota, duke përfshirë Olimpiadën Maasai në Kenia dhe dritat festive në Kosta Rika.

 

Foto 1

Katowice, Poloni

Michał Kurtyka, president i bisedimeve klimatike COP24, feston në fund të sesionit përfundimtar të samitit. Fotograf: Janek Skarzynski / AFP / Getty Images

 

Foto 2

Budapest, Hungari

Ndërtesat e mbuluara me borë në kështjellën e Budapestit, Hungari. Fotograf: Balázs Mohai/AP

 

Foto 3

Giza, Egjipt

Statujat brenda varrit të sapozbuluar të Wahtye, i cili daton nga sundimi i mbretit Neferirkare Kakai, në zonën e Saqqara pranë nekropolit të saj. Fotograf: Mohamed Abd El Ghany/Reuters

 

Foto 4

Strasburg, Francë

Njerëzit ndezin qirinj dhe hedhin lule në një memorial informal në sheshin Kléber për viktimat e sulmit të fundit në një treg Krishtlindjesh. Fotograf: Sébastien Bozon/AFP/Getty Images

 

Foto 5

Dorset, Londër

Chase the Pudding, një garë 5km përgjatë plazhit Weymouth me vrapues të veshur si Santa, u zhvillua të dielën për të mbledhur para për një bamirësi lokale, Will Mackaness Trust. Fotograf: Finbarr Webster/Rex/Shutterstock

 

Foto 6

Ustek, Republika Çeke

Njerëz të veshur si engjëj zbresin nga një kullë e kishës, një rit tradicional argëtues në një treg të Krishtlindjeve. Fotograf: Slávek Růta/Rex/Shutterstock

 

Foto 7

Maidenhead, Londër

Theresa May hedh një top për Blitzin, një qen stani, pasi kryeministrja mori pjesë në një shërbesë në kishë. Fotograf: Andrew Matthews/PA

 

Foto 8

Los Angeles, Kaliforni

Mësues dhe studentë në marshimin e protestat në protestë kundër shkurtimeve të financimeve në arsim. Fotograf: Mark Ralston/AFP/Getty Images

 

Foto 9

Mukuzani, Gjeorgji

Zyrtarët e policisë bllokojnë përkrahësit e opozitës në inaugurimin e presidentit. Fotograf: David Chkhikvishvili/Reuters

 

Foto 10

Kimana, Kenia

Vallëzimi tradicional gjatë Lojërave Olimpike Maasai, i mbajtur nga grupe konservatore të udhëhequra nga Born Free çdo dy vjet që nga viti 2012. Ngjarja u ofron luftëtarëve Maasai një alternativë për vrasjen e luanëve si pjesë e ritit të tyre tradicional. Fotograf: Tony Karumba/AFP/Getty Images

 

Foto 11

Los Angeles, Kaliforni

Cardi B në skenë në festivalin Rolling Loud. Fotograf: John Photography/Rex/Shutterstock

 

Foto 12

Abidjan, Bregu i Fildishtë

Një grua hedh votën e saj në një qendër votimi në Port-Bouët gjatë zgjedhjeve lokale. Gjashtë zgjedhje lokale dhe dy rajonale u anuluan në vend në tetor gjatë trazirave civile. Fotograf: Sia Kambou/AFP/Getty Images

 

Foto 13

San José, Kosta Rika

Njerëzit ndjekin paradën e një festivali të ndritshëm ngjyrash në rrugët kryesore të kryeqytetit. Fotograf: Ezequiel Becerra/AFP/Getty Images

 

Foto 14

Tokio, Japoni

Njerëzit ecin midis shkëlqimit dimëror në parkun Yoyogi. Fotograf: Kazuhiro Nogi/AFP/Getty Images

 

Foto 15

Pyongyang, Koreja e Veriut

Vajzat luajnë në dëborë në sheshin Kim Il-sung. Fotograf: Dita Alangkara/AP

 

Foto 16

Paris, Francë

Protestuesit “xhaketat e verdha” qëndrojnë pranë gazeve lotsjellës në Champs-Elysees. Fotograf: Abdul Abeissa/AFP/Getty Images

 

buruimi: theguardian.com

Përgatiti L.Veizi/ DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *