Partia Demokratike ka publikuar mbrëmë rreth mesnate procesverbalin me emrat fitues të Këshillit Kombëtar të PD-së.
Votimi ka mbaruar në orët e vona dhe menjëherë është kontestuar.
Referuar procesverbalit publikuar nga portali CNA, afër opozitës, ka dalë në pah një manipulim i numrit të votuesve që është më i vogël se fletët e gjetura në kutitë e votimit. Ky skandal rrëzon dhe listat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Në procesverbal shkruhet se ka rezultuar se mandatin për të votuar në fillim të procesit, e kanë marrë 4741 persona, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 4919 persona.
Janë më shumë fletë në kuti sesa persona që kanë marrë mandatet.
Pra janë rreth 178 persona, të cilët edhe pse nuk e kanë marrë një mandat në fillim të procesit, në procesverbal rezultojnë se kanë votuar.
Risjellim në vëmendje se pak më parë CNA.al e paralajmëroi këtë skandal me listat.
b.m. / dita




Kuvendi Kombëtar i PD në fund të herës vertetoi dy elementë të rëndësishëm që përcaktojnë dhe mbarëvajtjen e partisë kryesore të opozitës, tashmë që kemi hyrë në vitin elektoral.
Teksa na ndajnë vetëm shtatë muaj nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit të ardhshëm demokratët shkojnë në këtë ballafaqim elektral më të dobët se kurrë.
Elementi i parë që u vu re në këtë Kuvend Kombëtar ishte se, numri i të rikthyerve si figura në PD është shumë herë më iulët se sa ai i të larguarve nga forumet drejtuese të kësaj partie.
Eshtë si të bësh një përllogaritje të lindjeve dhe vdekjeve në një shtet normal, dhe të dalë bilanci i largimeve nga kjo jetë më i lartë se sa i lindjeve, që përkthehet në gjuhën e shifrave katastrofë dhe ecje me shpejtësi drejt shuarjes.
Elementi i dytë që shfaqi largimi përmes dorëheqjeve të të propozuarve për anëtarë të Këshillit Kombëtar, forumi më i lartë drejtues në periudhën mes dy Kuvendeve të PD, është se në këtë parti është vrarë shpresa se mund të vihet në pushtet.
Nuk janë larguar nga këto forume figura dokudo, por personalitete që i kanë dhënë jetën PD, kanë kontribuar e kontribuojnë në këtë parti në të gjitha iniciativat politike, por që nuk dëshirojnë të jenë pjesë fiktive e Këshillit Kombëtar që s’mblidhet asnjëherë dhe nuk e pyet njeri.
Në kushtet kur mazhoranca socialiste është në mandatin e dytë të qeverisjes, një qeverisje arrogante dhe e konsumuar deri në detaje, partia kryesore e opozitës duhej të kishte një “radhë” të gjatë para derës me njerëz që kërkojnë të kontribuojnë, të shtyrë dhe nga fakti se ardhja në pushtet është shumë afër.
Për ta ilustruar këtë fakt, mjafton të sjellim në memorien e shqiptarëve por dhe të demokratëve fillimin e vitit 2005, kur PD po ndjente ardhjen në pushtet dhe kishte një dyndje të jashtëzakonshme për të hyrë tek lista e KOP-it. Pjesë e kësaj liste ishte dhe vetë Lulzim Basha, tashmë kryetar i PD.
Njëherësh kishte ndodhur dhe dyndja tjetër, ajo e të rikthyerve në PD, duke filluar me gati gjithë krerët e lartë të PAD, me në krye Neritan Cekën, Arben Imamin, Preç Zogajn etj, të cilët ishin larguar që më 1992 e deri tek Genc Ruli dhe ish drejtuesit e PDr, Genc Pollo, Tritan Shehu, Ferdinant Xhaferraj etj.
Këto figura të rikthyera, jo vetëm që kishin qënë thjeshtë kundërshtarë, por i kishin sjellë ndër vite dëmin më të madh Sali Berishës, duke e rrëzuar nga pushteti dhe duke e lënë 8 vite në opozitë.
Pra “radha” para derës së selisë së PD dhe për takim me Berishën ishte e gjatë, duke treguar qartë se kishin parandjerë ardhjen në pushtet të opozitës së djathtë.
Ndërkohë që në Kuvendin Kombëtar të PD, të gjitha figurat që kishin mbështetje në radhët e të djathtëve dhe qytetarëve shqiptarë, një pjesë u përjashtuan, një pjesë refuzuan të ishin pjesë e kupolës blu, ndërkohë që dhe ata që u propozuan, dhanë dorëheqje nga kandidimi, duke çuar në një “bjerrje” totale të PD.
Në mbyllje të Kuvendit të PD, në memorien e shqiptarëve i fiksua fakti se kjo parti nuk ka asnjë shpresë që me Lulzim Bashën të vijë në pushtet, dhe gjithçka mund të varet vetëm nga rrethana rastësore për të larguar qeverinë e Ramës në zgjedhjet e radhës nga pushteti.
Madje u duk sikur dhe vetë Basha nuk kishte shpresë se PD nën drejtimin e tij do të vinte në pushtet, pasi pjesën më të madhe të Kuvendit kur po mbanin fjalën në podiumin e Kuvendit Kombëtar zyrtarë dhe drejtues të PD, ai ishte në holl duke bërë selfie me delegatët.
Ishte një shije aspak e mirë kjo nga Kuvendi, ku Bashës i largohen njerëzit pikërisht në fundin e mandatit të dytë në opozitë kur çdo parti ka mundësi reale për të ardhur në pushtet, duke treguar qartë se jo vetëm që nuk frymëzon për fitore, por krijon dhe alergji aq sa largohen me vrap të gjithë prej tij. Madje duket sikur dhe vetë Basha po i ‘ikën’ Bashës.
Ku kane “fluturuar”zonjezat Tabaku, Grida,etj. dhe zoterijt
Paloqe,Strazimiri,Bylykbashi e Co. apo iken si “limona te
shtrydhur” ashtu sic ishin faktikisht. PD eshte pastruar nga halete,megjithese kane mbetur shume hale te tjera,
si djali i spiunit te UDB dhe Sigurimit te Shtetit, Rustem
Gjates..!
Deputetët dhe kryetarët e bashkive të PD, janë automatikisht anëtarë të Këshillit Kombëtar, ndaj nuk figurojnë në lista.
Nje parti farse.
Prej te cilit me luli vetem poshterci te nje pas njishme do kemi
As nuk ia vlen me u marr me poshtersine e radhes te ketij horri.
BM, nje verejtje. Pse jane bere 28 vjet rresht kesi farsash ne zgjedhjet partiake demokratike, ne zgjedhje lokale e te pergjithshme, si kjo pacavurja qe ndodh rregullisht me lulin, erdhi dhe u katandis puna qe studentet te zene sheshet, dhe shqiptaret te marrin rruget. Pra nuk me duket ndonje diversion te pasqyrosh degradimin e votes ne nje parti, qe pretendon pushtetin pikerisht edhe per shkak se studentet kontestojne qeverine. Si thu?
Subject: A MUND TE KRIJOJE QEVERI ANTIMAFIA KJO MAFIA QE VJEDH EDHE SHTEPINE E VET POLITIKE !?
From: Alban Dega
Date: July 25, 2017 at 12:47:46 PM EDT
A MUND TE KRIJOJE QEVERI ANTIMAFIA KJO MAFIA QE VJEDH EDHE SHTEPINE E VET POLITIKE !?
– Vjedhja mbi e nen tavoline e PDSH-se
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kam vetem nje pyetje logjike per shqiptaret kudo ne Bote:
1 – A mund te krijoje nje qeveri Anti-Mafia kjo “Bande Gangsteresh”e “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “, sipas “The Times” e “Independent”te Londres ne shkurt 1997 dhe “The New York Times” te 15 marsit 2008, epitete qe nuk i kane perdore as per Kim Jong Unin e Enver Hoxhen…, me Sali Berishen ne krye, qe e rrenoi te pakten 13 here, qe e zhberi e beri Gerdec e Otranto shtetin shqiptar, qe i plackiti dhe vodhi , genjeu e vrau ne 13 vjet Salikraci me shume shqiptare se ish- diktatura komuniste ne 46 vjet !?
2 – A mund ti vihen melcite ne qafe per ti ruajtur ketyre ujqerve e kucedrave krimi e korrupsioni qe na bene gazi i Botes me kusarine e vrastarine e tyre perbindeshe me Kryeprokuhora me diploma te falsifikuara e kryegjyqtare qe shesin blejne drejtesi si te ishte prona e tyre !?
3- A mund tu besohet kenges se Sirenave dhe vajtimeve te kukumjackave ala Monika Kryemadhi e Like Floriri, ala Lulezim Basha e Sali Berisha qe qajne e vajtojne per rreth 100 mije shqiptare qe kane marre rrugen e kurbetit ne 4 vjetet te qeverisjes Rama- Meta- Vasili…kur jo 100 mije por 1.6 milione shqiptare , gati gjysma e popullsise totale te Shqiperise u detyruan te emigronin ne 13 vjetet e qeverisjes Berisha per shkak te Kuotes, Zero, Cekut te Bardhe e Ligjit 24 te Sali Kadafit qe i ndante shqiptaret ne te nenes dhe ne te njerkes … !?
4- A mund tu besohet ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve qe me sundimin e tyre, me politiken e tyre antishqiptare e antipopullore ia bene Shqiperise ate qe nuka ia ka bere asnje pushtues i huaj qe nga Roma e Greqia e Lashte, qe nga Bizanti e zaptimi otoman, qe nga barbaria e copetimi serb e grek i trojeve shqiptare, qe nga pushtimi nazifashist e deri tek terroristet e Aleksander Rankovicit e Sllobodan Milloshevicit, Venizellosve e Zerves. Ia kane bere Shqiperise hyjnore nga bukuirite, perrallore nga pasurite, fantastike nga klima e hijeshia njerezore shqiptare ate qe as hordhite barbara te Cincizkhanit nuk do tia kishin bere ! Lanet!
A mund te drejtoje qeveri antimafia kjo Mafia qehajai i se ciles Lulezim Basha vodhen me ze e me figure votat e votuesve te vet qe votuan 4- 5 here per kryetarin de jure te kryetarit de facto te PDSH-se Sali Berisha me 23 korrik 2017 dhe perjashtoi nga konkurimi e ndoshta edhe nga jeta Sokol Olldashin ne 2013- en !
Cfare nuk ben Mafia !?
A mund ti besohet qeverisja e nje shteti nje hajduti me cizme te 600 milione eurove te Autostrades se Kusarise se Kombit qe vodhen edhe familjen e shtepine e vet politike PDSH- ne, qe ua vodhi Sali Berisha me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline dhe ndihmen e Milloshevic Rajersonit nen tavoline ne janarin e vitit 1991 !?
Mendoni pergjigjet e ketyre pyetjeve para se te ndiqni kete “Bande Gangsteresh” e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne theqafjen e cmendurine, ne panikun dhe lemerine nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi qe do tua konfiskoje jo vetem pasurite e vjedhura por edhe lirine e abuzuar ne kurriz e ne dem te shqiptareve e shtetit shqiptar! Sipas burimeve teper konfidenciale kjo bande eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s, DIA-s… etj.
Vigjilence!
Syceltesi shqiptare kudo jeni !
Pse , dini ndonjë rast , që PD-ja dhe lidrët e saj , të kenë zhvilluar zgjedhje të drejta e të ndershme ? Pyesni edhe Izet Haxhinë , qysh ditën kur u themlua kjo parti dhe ” u zgjodh” kryetari serb Viçidolas , nga njerës me kobure ne brez !