Gjyqtari Neritan Tabaku shpallet i pafajshëm

anazapta

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të shpallë pafajësinë për gjyqtarin e Durrësit, Neritan Tabaku, i vendosur nën akuzë pas vrasjes së kryekomisar Adem Tahirajt nga Ilir Xhakja.

Tabaku akuzohej për shpërdorim detyre pasi nuk kishte zbardhur një vendim për Ilir Xhakjen, duke i mundësuar atij të jetë i lirë në kohën kur vrau kryekomisarin e Shijakut.

Por edhe pse prokuroria kishte kërkuar tre vite burg, gjykata vendosi që ta shpallë të pafajshëm.

Kreu u trupit gjykues, Bujar Krasniqi argumentoi vendimin me faktin se vepra penale për të cilën akuzohet Tabaku nuk vërtetohet, ndërkohë që ka theksuar se moszbardhja e një vendimi gjyqësor nuk përbën vepër penale, por shkelje procedurale.

Më 9 shkurt 2012, një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari Neritan Tabaku në Gjykatën e Durrësit deklaroi të pafajshëm të pandehurin Ilir Xhakja.

Në këtë proces Xhakja akuzohej për “vrasjen me paramendim” të Qerim Malokut dhe për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.  Edhe pasi përfundoi afati ligjor për zbardhjen e vendimit, gjyqtari Tabaku nuk e dorëzoi atë në kryesekretari.

Ndonëse Prokuroria e Durrësit e ankimoi vendimin e Gjykatës, gjyqi në Apel nuk mund të niste për shkak se dosja e plotë me vendim të zbardhur nuk kishte mbërritur në Apel.

Kjo vonesë doli në dritë pas arrestimit të Xhakjes, më 13 shtator 2012, si autor të vrasjes së kryekomisarit Tahiraj. Sipas Prokurorisë së Tiranës, dosja nuk ishte dorëzuar në kryesekretarinë e Gjykatës nga gjyqtari i çështjes Neritan Tabaku, që prej datës së shpalljes së vendimit dhe deri në datën 14.09.2012, pra, për më shumë se një vit e shtatë muaj.

Sipas Prokurorisë, përgjegjësia e dorëzimit të vendimit ishte e Tabakut, pasi vendimi ndaj Xhakjes në Durrës ishte marrë në unanimitet nga të tre anëtarët e trupit gjykues. / Tema

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *