Meta ankohet sërish për rrugët në Berat: Ky është diskriminim

anazapta

Meta ngre sërish zërin për rrugët e Beratit. Gjatë konferencës së të zgjedhurve vendorë, të LSI-së, kreu i kësaj partia u shpreh se ka përsëritur shqetësimin për gjendjen e rrugës Lushnjë-Berat, madje ka shtuar se lënia e saj në ato kushte është diskriminim nga pushteti.

“Po bëhen shumë rrugë në të gjithë vendin por ka edhe qytetarë që cenohen. Mund t’ju jap një fakt, në gjendje dramatike është rruga Lushnjë-Berat. Në këtë qytet ka rënë numri i vizitorëve, në një kohë që në të gjithë vendin është rritur. Në rast se ecet me idenë se në Berat i kemi dy deputetë të sigurt ndaj edhe nëse s’bëjmë investime ka pak rëndësi, unë mendoj që ky është diskriminim, dhe ne jemi kundër diskriminimit”, tha Meta.

Kreu i LSI, pjesë e maxhorancës qeverisëse, shtoi se të zgjedhurit vendorë nga radhët e kësaj force kanë hasur në disa raste pengesa selektive nga qeveria. “Ne kemi raste kur edhe për arsye preferenciale mund të jetë mbështetur një kryetar komune a bashkie, por edhe pse kanë pasur grante nga qeveria, kanë humbur disa njerëz. Prandaj duhet vlerësuar fuqia transformuese e individëve”, tha Meta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *