Arvizu takon Ramën: Mbështetje qeverisë për axhendën e reformave

anazapta

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin amerikan, Aleksander Arvizu. Në përfundim të takimit dypalësh, Rama dhe Arvizu dhanë një prononcim të shkurtër për mediat. Arvizu u shpreh se SHBA mbështesin axhendën e qeverisë “Rama” dhe gatishmërinë për ndihmë në përmbushjen e reformave.

“Isha i lumtur të përgëzoja  kryeministrin Rama në emër të presidentit amerikan, Obama. Zoti Rama e shprehu në mënyrë elokuente marrëdhënien tonë strategjike. Shpreh edhe një herë mbështetjen tonë të plotë, për ta asistuar administratën e tij në këtë axhendë ambicioze reformash. Rezultatet e 23 qershorit ishin shumë të qarta dhe pritshmëritë janë të larta. Ne jemi të përkushtuar tu ndihmojmë t’i përmbushni reformat”, tha Arvizu.

Ndërsa Rama u shpreh se Shqipëria do të vijojë të jetë aleat strategjik i SHBA.

“Ishte krejt e natyrshme që në këtë ditë të parë pune dhe takimesh në kryeministri të ndaja kohën e merituar për mikun tonë dhe përfaqësuesin e presidentit Obama. Unë i garantova besnikërinë tonë pa kushte ndaj SHBA si aleat i madh strategjik. E garantova ambasadorin se vitet e këtij mandati do të jenë vite të forcimit të bashkëpunimit me SHBA”, tha ai.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *