Berisha: Për albanofobët, një bluzë me germat e UÇK-së, më keq sesa foto e Hitlerit

anazapta

Sali Berisha komenton në Facebook qëndrimin e klubit sportiv grek Paok ndaj futbollistit shqiptar Erys Kaçe. Berisha thotë se betejën kundër Kaçes e nisën nazistët grekë, ndërsa thekson se për çdo shqiptar UÇK përfaqëson sakrificën sublime të atyre që i rikthyen Kosovës lirinë.

“O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR!

Për albanofobët, një bluzë e kuqe me germat e UÇK-së, më keq sesa foto e Hitlerit.

Të dashur miq, prej disa javësh viktima e fundit e albanofobisë është bërë futbollisti i talentuar shqiptar që luan në ekipin e klubit PAOK të Selanikut dhe në kombëtaren tonë, 20 vjeçari Ergys Kaçe.

Shkak i stuhisë raciste mesjetare kundër yllit të futbollit është bërë postimi prej tij në Facebook i një fotoje personale, në të cilën ai ka dalë me një bluzë të kuqe ku shkruhet UÇK. Këtë betejë e nisën nazistët grekë dhe dihet se racizmi është ideologjia e tyre. Por mjerisht, drejtues të klubit sportiv PAOK nga trysnia e nazistëve apo albanofobia e tyre, duan të ndëshkojnë me një standard mesjetar futbollistin.

Në rast se vendimi i tyre është rezultat i trysnisë së nazistëve kjo është një fatkeqësi jo vetëm për këtë klub me emër, por edhe për qytetin e hapur të Selanikut. Në rast se qëndrimi i tyre ka në bazë urrejtjen për UÇK-në, atëherë eksponentët e Agimit të Arte duhen konsideruar më të civilizuar pasi së paku janë të hapur. Një bluzë e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë kërcënim për asnjeri. Shqipëria dhe Kosova janë të përcaktuar qartë për respektim të plotë të kufijve ekzistues, por për çdo shqiptar ajo përfaqëson djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë, që me sakrificën e tyre sublime iu rikthyen shqiptarëve të pushtuar, lirinë dhe dinjitetin e munguar dhe bënë edhe Ballkanin më të lirë, më të drejtë! Sb”, shkruan Berisha.

 

Share This Article
13 Comments
  • Ne fakt ky hale (dm Sali Berisha) duhet ta mbyll gojen se me veprat e tij ka treguar qe eshte krye albanofob: nuk ka gje me te mire per albanofobet se te emerosh nje grek ne krye te kishes shqiptare, te falesh detin, te shkaterosh vendin si me 1997, te shkaterrosh dhe vjedhesh gjithcka, te vrasesh te pafajshem dhe lista eshte e pafund

  • Kujt i duhen keto fjale ordinere?!Kur ishte ne krye te te gjitha pushteteve ky njeri ulte koken si pule e lagur dhe nuk behej i gjalle per gjera me te rendesishme te sjelljeve te keqia te grekeve si manifestimet e deputeteve dhe politikeneve “shoviniste”ne Himare, deklarimet e tyre te shpeshta per Vorio-Epirin, si ato te konsullit grek te Korçës, qe e denuan vete greket, per monumentin qe perfundoi me denimin e nje punetori, per zhvarrim-varrimet dhe kishen e Permetit, per frymen shoviniste te vazhdueshme te Janullatosit etj., te cilat ua ka shperbleyer shovinisteve greke me faljen e detit, qe e rrezoi Gjykata Kushtetuese.Gjithe reagimi i tij ka qene ndonje “miaullime” e vogel e MPJ sa per te krijuar iluzionin e nje reagimi sa per te mbyllur syte e veshet e publikut.Edhe ekzaltimi per UÇK-ne eshte hipokrit sepse ky njeri ka qene ne krahe te kundershtareve te saj, te cilet e quanin terroriste,marksiste etj,dhe qe shprehur kunder Rambujese duke mbeshtetur nje paralele te UÇK, qe zderhallej kendej me parate qe jepnin emigrantet, nen modelin e BK te dhe uastasheve te L ll Boterore.Ky njeri eshte gjithenje i mençur pas kuvendit, eshte trim pas beteje dhe i shkojne prapa ca zagare te races salbere qe lehin pasi marrin ere pas haleje.

  • Nuk lahet m…i me shurre. Kur UCK-ja luftonte ti e anatemoje, madje furnizoje Milloshevicin me karburant per tanket. Te pakten hesht.

  • si del ky ipa fytyre e te ben moral kur ky plere eshte i lyer fund e kry me tradheti e krim duke filluar nganga furnizimi me nafte i forcave serbe gjate luftes e deri tek dhurimi i kufirit detar Greqis.Ky plere e donkishot nuk ka fytyre e gjuhe te komentoje se na vjen jo per te vjelle por per ta dhjere ne surat.Sic e dhjeu populli me vote ne 23 qershor .

  • Si nuk di te heshtesh. Keshtu eshte folur ne kuvendet e malsise nga ti vjen? Nuk ka patur radhe. Ka dhe me pleq se ti dhe me te medhenj ne detyre se ti. Hesht, sado qe e dime se t’ u dogj barku per çeshtjen shqiptare. Po hesht o njeri. Nuk te duron dot asnje me. Edhe ndonje militant i vonuar do te braktise… se afermi

  • Keta te UCK-se dhe nazistet e Hitlerit jane gati njelloj, bile me i keq se Nazistet eshte Sali Ramazan Berisha!
    Mos harojm se Kosovaret kan qene bashkepuntoret e Nazizmit ne luften e 2 boterore dhe shum pak kan luftuar kunder tij!

  • Nazizmi rrenjet i ka ne Gjermani.Gjermani kurre nuk ka qene albanofob.Historianet-komuniste pansllave gjate 50 vjeteve i vune ne goje Bismarkut nje thenie qe ai se pat thene kurre,perkundrazi ai ishte i gatshem te fuste popullin e tij ne lufte per te mbrojtur kombin shqiptar,nga orekset e fqinjeve.Historikisht sllavet kane punuar per te minuar miqesine natyrale ndermjet shqiptarve dhe popujve gjermanike.Kete gje e kane arritur ta realizojne me sukses nepermjet politikaneve me formim frankofone.Nje fjale e urte thote”Kafsho gjuhen ,kur nuk ke cfare te thuash”.Megjithate kushdo qe mbron veprimet e UCK,edhe sikur ate ta beje ne menyren me te keqe te mundeshme,sic eshte rasti i mesiperm,duhet falenderuar.

  • Hipokrizi klasike e luajtur ne “facebook orkester” nga albanofobi sali viçidoli në nje fushe qe as ja ka haberin!? Antishqiptari me i ndyre ne pushtet ka rrembyer flamurin e patriotizmit ne opozitë. Kerkon te fitoje pike kur ne kohen e pikeve ngryseshim e gdhiheshim me fjalet ” te rentë pika e dambllaja o sali”. Ke nje pike vetëm per lahutën që e ke me nje tel o saaaaaaaaali!

  • Krizë patriotike!!! Hipokrizi klasike e luajtur ne “facebook orkester” nga albanofobi sali viçidoli në nje fushe qe as ja ka haberin!? Antishqiptari me i ndyre ne pushtet ka rrembyer flamurin e patriotizmit ne opozitë. Kerkon te fitoje pike kur ne kohen e pikeve ngryseshim e gdhiheshim me fjalet ” te rentë pika e dambllaja o sali”. Ke nje pike vetëm per lahutën që e ke me nje tel o saaaaaaaaali!

  • Po te drejtohem ty faqezi SALI BERISHA pasi nuk te vjen TURP kur thua se:

    “……për çdo shqiptar UÇK përfaqëson sakrificën sublime të atyre që i rikthyen Kosovës lirinë”.

    Kjo eshte e vertete, por per shqiptaret, jo per TY, per TRADHETARET. Per ty UCK jo vetem qe nuk perfaqesonte lirine e Kosoves por sic ke thene edhe vete “…..UCK ishte nje BANDE TERRORISTE…”

    Nuk i beson asnjeri maskaralleqet qe shkruan ne FB. Ti ne kohen qe UCK luftonte per liri kunder Milloshevicit, ti i coje nafte mikut tend FASHIST qe makina e tij ushtarake te ushqehej per te vrare njerez te pafajshem e qindra e mijra kosovare gjithashtu.

    Ashnje nuk te beson se ti ke ndryshuar mendim doktor.
    Ti je një makinë e pariparueshme, je specie e vecantë në llojin tënd. Ti nuk mund të ndryshosh doktor. Ndryshimi yt nga 1997 eshtë vakum ndërsa “ndryshimi” yt i viteve 90’ ishte vetëm një synetllik politik. TI thjesht ndërrove “pamjen” për të vazhduar karrierën tënde arrogante. TI u shndërrove nga një Sekretar Partie, Komunist radikal 25 vjecar, pa asnjë ndjenjë të komunistëve idealistë, në një “demokrat” të pasterizuar. U shndërrove si me magji, sikur të bënë synet një pjesë të trurit që ti e quaje të tepërt. Ti nuk ndryshon doktor. Ata pak njerëz që kanë shpresë në riedukimin tënd gabohen pasi me ty është e vertetë vetëm ajo shprehja e Ujkut dhe e Qimes.

    Prandaj mos u merr as me shqitaret as me shqiptarizmen. Thesht uro mos te te zene te gjithe mallkimet qe ke marre nga nje popull i tere. Uro te mos perfundosh si KADAFI, por te pakten si Mubaraku, dmth ne burg, por me shendet te mire, ne pritje te tasit me supe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *