Më së fundi biznesi do të ketë derën e saj për të trokitur në zgjidhje të ngërceve që krijohen mes tyre dhe administratës tatimore. Edhe pse kohë më parë u tha që do të jetë fillimi i tetorit nga ku do të nisë punë Gjykata Administrative, ajo nis punën zyrtarisht më 4 nëntor të këtij viti. Ka qenë presidenti Bujar Nishani ai që e ka bërë këtë të ditur gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas ligjit parashikohet që të krijohen 6 gjykata të nivelit të parë, një gjykatë apeli dhe një Kolegj i Lartë Administrativ. Gjykata administrative e Tiranës është në proces tenderimi nga zyra e administrimit të buxhetit gjyqësor dhe sipas parashikimeve pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti, po ashtu edhe Gjykata e Apelit Administrativ për Tiranën. Ndërkohë po rishikohet edhe vendosja e 5 gjykatave të tjera në hapësirat përkatëse. Këto gjykata do të ndërtohen me paratë e tatimpaguesve shqiptarë sepse fondi prej 17 milionë dollarë i USAID u dogj. Sipas studimeve të kryera nga Euralius parashikohet që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë do të ketë një numër 14–18 gjyqtarë; Gjykata e Shkallës së Dytë e Apelit do të ketë 6-8 gjyqtarë. BE ka pasur rol të rëndësishëm dhe kyç gjatë gjithë procesit.

Gjykate qe akoma nuk ka administrate. Cilet kane fituar konskursin perse nuk i publikojne emrat ?Ministri shpall vendet vakant dhe thote se akoma nuk eshte ngritur komiteti per vleresim te kerkesave, nderkohe ne gjykata kane ardhur sekretaret gjyqesore qe sot. sa turp. Ne te gjthe boten ka padrejtesi po si ketu kaq flagrance nuk ka…..