Përfaqësues të Konsorciumit të gazsjellësit Trans-Adriatik, kanë nisur takimet e para me pronarët e tokave nga ku do të kalojë kjo vepër e gjatë prej 870 kilometra në Shqipëri, Greqi dhe Itali. Kontraktorët në Shqipëri, kanë nisur zhvillimin e takimeve në Qarkun e Korçës, për të biseduar me pronarët nga ku do të kalojë kjo gjurmë rreth mundësisë së blerjes apo të marrjes me qira të tokës. Lajmi bëhet i ditur nga zyra qendrore e konsorciumit në vendin tonë. TAP njofton se, janë autorizuar kontraktorët për fillimin e anketimeve dhe mbledhjen e informacionit mbi pronarët e tokabve për të plotësuar të dhënat kadastrale ekzistuese. Procesi i mbledhjes së të dhënave pritet të zgjasë deri në fund të muajit Nëntor. Konsorciumi do të kërkojë akses të përkohshëm në tokë për korridorin e ndërtimit dhe akses të përhershëm atje ku do të vendosen instalimet, si stacionet e valvulave, të bllokimit etj. Në këtë proces, TAP po zbaton standardet ndërkombëtare të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe në vitin 2014 planifikon nisjen e marrëveshjeve me pronarët e tokave. TAP ka kontraktuar kompaninë holandeze “Royal Haskoning DHV”, që ka mobilizuar 200 topografë në terren. Gazsjellësi TAP pritet të përfundojë rreth vitit 2019 dhe do të transportojë gazin nga fushat e Shah Deniz II në Azerbajxhan drejt Europës, ky gazsjellës është parashikuar që fillimisht të transportojë 10 miliardë metër kub gaz në vit me opsion të dyfishimit të kësaj vlere.

Ja pra reforma e tokes.Kujt i perket toka??Pronarit te vjeter apo pronarit te ri me ligjin 7501 ???
Ramizi me Saliun dhe Nanon e ngaterruan ceshtjen e prones qellimisht,qe ne Shqiperi,mos te behej kurre investim serioz.Keshtu urdheroi aso kohe Serbia.
Cilat tapi do mare kjo firme,per te paguar?. Vetem nje fakt,aty ne Devoll ku kalon kjo vije kam tapite e vitit 1935 dhe per kuriozitet,nje dynym eshte blere 100 napolona flori,(metal).Kjo toke ju eshte dhene njerezve me ligjin fashist te Saliut,Ramizit dhe Nanos.
Ke ligj njeh firma hollandeze?
Ju lutemi Ju specialisteve te gazetes ne na jepni nje njoftim neqeftese kini qe te bejme si zone,(me disa mijera firma) njoftimet dhe paralajmerimet,gjykatave nderkombetare,dhe firmave qe do investojne ketu,per kete poshtersi qe behet dhe devijim te ligjeve nderkombetare per pronen. JU FALEMINDERIT EDHE PER KETE INFORMIM.