Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në faqen e tij në Facebook një video nga familja Xhabafti në Vaqarr, e cila është transformuar plotësisht brenda dy muajve.
Kreu i qeverisë ishte në datë 9 tetor në këtë familje, që jetonte në varfëri të plotë dhe nuk kishte një banesë, pasi çfarë binte jashtë futej brenda.
Pas njohjes me kushtet e vështira, Rama premtoi ndërtimin e banesës për familjen, ndërsa tashmë, para festave të fundvitit ëndrra e familjes së Euglent Xhabaftit në Bultivë të Vaqarrit është bërë realitet. Shtëpia e re tre fëmijët e familjes i gjen edhe mes dhuratave.
“Me dritën e shpresës së rilindur në këtë familje, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama, ndërsa nga banesa u largua me premtimin e fëmijëve “Si e kemi marrëveshjen, tani të gjitha dhjeta, sa më shumë fut në kokë aq më shumë do të kesh nesër, po e le kokën bosh, ngelesh si top futbolli jashtë fushe”.
l.h/ dita

Tashti qënka bërë dhe murator kryeministri ynë?
Ndërtoka dhe shtëpi? Nga “piktor” në murator, nuk është ndonjë hap i madh, por të paktën ka shkuar në profesionin për të cilin mund të ketë aftësi më të mëdha.
Kenaqesia me e madhe kur sheh njerzit e lumtur,e mbi te gjitha femijet bravo Edi Rama je njeri me zemer te madhe
Rama vetem pordhet i ka te medhaj!!!!!!
Gani profesori u sistemua nje familje qe ishte ne mjerim te plote,te duket pak zotrote e te kujtoj sistemin ku jetojme quhet KAPITALIZEM me pak fjale duhet te jesh i zoti vetes,nuk e ka per detyre qeveria,por kjo tregon kush eshte Edi Rama. E kuptove o Gani shpresoj ta kesh kuptuar
Milan i ke bërë pyetjen vetes se përse është në mjerim kjo dhe mijra të tjera?
Gjithashtu, përse vetëm kjo dhe jo të gjithë?
Gjithashtu, përse duhet të jetë Kryeministri ai që duhet të vendosë se kush duhet të fitojë llotarin?
Gjithashtu, përse nuk duhet të rregullohen këto gjëra më ligj dhe jo më Kryeministër?
Gjithashtu, përse duhet paraqitur si një bamirësi e Kryeministrit, dhe jo e taksave tona?
Gjithashtu, përveç rrogës që Kryeministri merr nga taksat tona, përse duhet ti bëjë vetes së tij reklamë më taksat tona?
Gjithashtu, përse ???????????
Shume prekese, ta gezojne shtepine dge faleminderit Edi Rama!
Por mos harro se populli te zgjodhi qe ti rregulloje te gjitha shtepite e shqiptareve te varfer. Po te mos kishit vjedhur, naften, tenderat e rrugeve, luftuar korrupsionin e degjeneruar te pushtetareve te gjitha shtepite e shqiptareve do te ishin ndertuar tashme. Po ben nje verr ne uje Edi Rama, çfaqje per kalamaj dhe Lulin e Sales!!
Pa terapine e shokut,piramidat,gropat e Saliut dhe humnerat e Rames shqipetaret me token qe i ka fale zoti dhe me punen e tyre do te ishin ne pararoje te integrimit
Po vidjoja ,? Ku eshte?
E ka marrë Milan për ta përdorur si ilaç gjumi, sepse ka probleme me gjumin.
Kur shikon që Kryeministri zgjidh 1 në 100 mij, shpreson se dhe ai mund të ketë fatin e të “prekurit” nga Pashai i radhës.
O Gani un jam perbukuri dhe nuk kam nevoje per asgje jetoj tamam si pasha,por me vjen keq per ju qe skeni kuptuar asgje se kush eshte Edi Rama,po te ishte akoma doktor vdekja ne krye te vendit do ishim katandusur si ndonje vend Afrikan.Me falni z,Gani se koha eshte e shkurter me duhet te dal te shijoj te dielen ne nje darke mes miqesh,po shkoj te marr BMW se nuk iket ne kembe,nderime i dashur.
Më fal z. Milan. Momenti i parë të gënjen shpesh. Ti që ke në një gjëndje të shkëlqyer. Me BMW, etje, etje, pra rri si pasha, përse nuk ndërton dhe ti shtëpi për të varfërit si Kryeministri ynë? Para duhet të kesh shumë. Apo të dhimsen, i ke fituar me djersë dhe nuk i ke të “botës” si Kryeministri ynë, i madhërishëm, i pakuptueshëm, nga ne bythëgrisurit, Edi Rama.
Një urim për familjen dhe një respekt për kryeministrin E.Rama që mbajti premtimin .Të uroi gëzuar krishtëlindjet dhe vitin e ri 2019 ,suksese ,je më i miri udhëton në krye të karvanit politik ,me krahasuar me kriminelin Sali,Ilir ,Munika dhe Lulë Basha vetë -firmosësi i katit 13 të pallatit për vete.
Bravo I nderuar K/Minister je njeri “human”dhe jo njeri arrogant.