Zv/presidenti FFK-së kundër Ergys Kaçes

anazapta

Bekim Haxhiu, zëvendëspresident i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Ergys Kaçes kundër UÇK-së. Pas presionit të madh që u ushtrua mbi lojtarin që pozoi me bluzën e UÇK-së, 19-vjeçari u mbrojt duke thënë se nuk e dinte çfarë përfaqësonin ato germa. Haxhiu ka reaguar në profilin e tij në Facebook pas fjalëve të lojtarit se nuk e dinte  çfarë ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe se ishte mirënjohës ndaj Greqisë.

“I nderuar Ergys, nëse nuk e keni ditur po ju njoftoj së UÇK-ja ka luftuar kundër një pushtuesi, regjimi kriminal, që ka shkaktuar krime dhe gjenocid kundër shqiptarëve. Bashkatdhetarët tuaj ranë në fushën e betejës me emblemën e UÇK-ës në ballë, që ti e ke vënë në gjoks. Do të duhej të ndihesh krenar me të dhe me emblemën e UÇK-së. Deklarata juaj ‘se po ta dija nuk do ta vishja bluzën me mbishkrimin UÇK” është fyese për tërë shqiptarët.

Andaj ju nuk e meritoni t’i përfaqësoni ata në kombëtare”, ka shkruar Haxhiu. Po ashtu, ai shkruan se Kaçe nuk e meriton të luajë në kombëtare nëse nuk ua bënë të qartë klubit, tifozëve dhe opinionit mbarë në Greqi se çdo kush që ka gjak shqiptari ndihet krenar me UÇK-në, Adem Jasharin, Skënderbeun dhe Ismail Qemajlin.

 

Share This Article
20 Comments
    • Lereni Ergysin te luaj futboll,more zotni.
      UCK e kreu me sukses misionin e saj,prandaj nuk e demtojne fjalet e nje te riu veprimtarin e UCK.
      Nuk ka nevoj UCK tani per mbeshtetjen e askuj.
      UCK i takon historise,dhe ka zan nje vend te lavdishem.
      Mbajeni futbollin larg politikes.

  • Po ky lloj presidenti mendonte se Kace do pranonte para komisionit se e ka mbajtur bluzen me qellim duke ja ditur simboliken,Ergys Kace e ka ditur mire po puna e do qe te bej budallain sa te iki ne klub tjeter ne Italy.Mos te harrojme se eshte Shqiptar i rritur ne Greqi dhe eshte normale qe bluzen ta veshi po Grekut ti thote nuk e dija,ne fund opinioni Grek e mori vesh qe eshte akoma Shqiptar dhe i forte bile.

  • e kuptojm presionin qe greket ben ndaj ergysit por ergysi esht talent e fal talentit ai sduhej tju perulte fare grekerve sepse fare mir e ardhmja e tij mund te jet ne europ dhe do ishte krenar per ate qe beri,,kace duhet te jet ne nje vend te europes se lir jo ne ate vend afrikan greqia atje esht dhe ska lidhje me europen.

    • Ska lidhje….
      Ka Evropa me Greqine dhe per kete ndihen krenare gjithe Europa, Historine, Gjuhen dhe Kulturen e saje e studiojne te gjitha shkollat dhe universitet e Botes (edhe ne Shqiperi o debil), nuk shprehesh dote ne shkence (dhe jo vetem) po nuk perdore fjale Greqisht sado qe ta urej dikush.

      Ju dogji pergjigjia e Ergysit ne FB, dashuri per Greqi do te shprehte c’do njeri i ndershem qe ha buke ne ate vende. Bravo Ergys.

    • nuk u perul,e vesha se ishte flamuri shkronjat nuk i di ca thone,vertet ai nuki di.mos harro se para dy ditesh ne greqi u vra nje kengetar nga partia fashiste,dhe greqia eshte ne protesta ne cdo qytet.

  • Lereni djalin ti perballoj vet hallet e tij,mire qe se ndihmojme dot por i shtojme te tjera.Do guxonin greket te benin kete gje nese do kishim shtete te forta?Si zgjidh dot ergysi keto probleme,mos ja kerkoni atij por politikes sone.

  • O bekim a te kujtohet I ndjeri Rrugova kur takohej me Miloshevicin, askush ne zjarrin e luftes nuk e perkrahu ate takim dhe shume kush e quajti te shitur Rrugoven, por sot e nderojne ne varrin e vet te gjithe personalitetet qe vizitojne Kosoven.Me kete dua te them qe egzistojne rrethana nden te cilat nje njeri qe ndodhet fill i vetem ne nje shtet te huaj i cili e ka shpallur befas armik publik ta bejne te thote te paverteta,por gjendja e tij psikologjike me shum se ta sulmoje ti ne fb do te kish dashur qe ta mbeshtesje ti sapo more vesh qe ky djalosh po perballej me gjithe kete furi denigruese , per fat te keq je i vonuar dhe reagimi yt me teper se patriotik eshte antipatriotik

  • per sa i perket ergysit ,bravo i qofte per are qe ka bere,dhe duhet te dime se eshte vetem 19 vjec,po per ato lojtar shqiptar qe perfaqesojn zvicren apo dikush tjeter cfar mendimi ka ky beleshi .kam nje kerkese per te gjith lojtaret qe perfaqesojne kombetaren shqiptare te bejne nje fotografi me blusen e UCK.pershendetje nga durresi.

  • NUK E KUPTOJ KETE REAGIM KAQ TE ASHPER TE NJE ZYRTARI TE LARTE TE FFK SE KOSOVES NDAJ NJE DJALI 19 VJECAR QE KA LENE SHQIPERINE VETEM 2 VJEC.KY

    DJALE DUHET PERGEZUAR DHE JO KRITIKUAR.PERSA I PERKET CFAJSIMIT TE TIJ AI ESHTE KREJT NORMAL SEPSE ME FUTBOLLIN AI DHE FAMIKJE TIJ KANE LIDHUR JETEN DHE KJO NUK E ERRESON KONTRIBUTIN ME FANELLEN SHQIPTARE QE FAL EDHE TALENTIT TE TIJ NA BENE NJE HERE TE ENDERROJME

  • o haxhi ne rast se je kaq trap sa nuk kupton mos e fut ergysin ne nje thes me ty si trap qe je se ai e di shummir cfar trekojne ato shkronja.

  • Yshshshshsh Bekim effendi. Kur te besh kombetaren e Kosves mund te maresh ke te duash qe nga Pakistani deri ne Turqi me kapiten mullahun e Prishtines. Kjo eshte kombetarja shqiptare dhe ne jemi krenare qe kemi nje lojtar si E.Kace, koktul.

  • Ergys k. Eshte shqiptar kete se luan topi por edhe kosovari ka te drejt , problemi nuk eshte me keta te dy problemi eshte me ju trapat qe komento
    ni e mbillni perqarje rop te prishur.

  • Ergysi nuk ka faj, atje po jeton dhe nuk mund te beje ndryshe, po qe e ka veshur ate bluze ka zemer shqiptare. Ai nuk po shan shqiptaret po nga situata do te dale. Sa per ate qe thote emigranti per greketr nuk eshte e vertete, ata i kane turperuar te paret e tyre, poR dine t”i bejne hyzmet vendit te tyre: Ata jane te lidhur dhe punojne edhe me institucionet europiane dhe i mjelin si TE duan. RUAJNE ME FANATIZEM DHE GJUHEN DHE KJO I BEN TE PANDARE NGA ATDHEU I TYRE.
    Ne nuk dime as te punojme per vendin as si te sillemi. NE KRAHASIM ME NACIONALIZMIN E TYRE NUK MUND TE KRAHASOHEMI KURRE NE. POR KUR DORIS PAK KESHILLOI KRYEMINISTRIN E RI QE TE MOS KEMI NACIONALIZMA, AI QE PER HICGJE E KA GJUHEN BRISK, BUZEQESHI PERULTESISHT.

  • bravo ERGYSIT qe fundja ka pranuar te luaje me kombetaren e Shqiperise pavaresisht qe ne Greqi me aktivizimin e tij ne futboll mban familjen BEKIM Haxhiu pse nuk flet per ata dhjetra kosovare qe nuk pranojne te veshin bluzen e kombetares Shqiptare ?

  • Lexojmë se nënkryetari i Federatës Kosovare të Futbollit, Bekim Haxhiu, ka deklaruar që Ergys Kace nuk e meriton të jetë lojtar i kombëtares shqiptare, nga se është shprehur para falangave greke as më shumë e as më pak: po ta dinte domethënien që kishte emblema në fanellë, nuk do ta kishte veshur!
    Unë jam një nga mbështetësit publikisht të UÇK-së pikërisht atëhere kur ajo akuzohej si krijesë e UDB-së dhe vazhdoj ta mbështes edhe sot e kësaj dite, fuqishëm, nga sulmet e elementëve kundërkombëtarë e kundërshqiptarë. Po e them hapur se nga Kace nuk ka asnjë përbaltje, përkundrazi, ai djalë 19-20 vjecar e ka trajtuar “aktin” me zhdërvjelltësi! Kjo ishte e vetmja mënyrë e mbrojtjes së tij para monarkofashistëve grekë, të cilët e kanë sulmuar nga të gfjitha anët në Greqi. Në vend që të ngrihemi e ta mbrojmë atë djalë të talentuar, të dashur e atdhetar, i cili nuk e pranoi fanellën e kombëtares greke para asaj shqiptare, pavarësisht premtimeve dhe përfitimeve, e sulmojmë dhe duam ta braktisin në ditët më të vështira dhe më të rrezikshme për të! Ky është një turp!
    Ergys Kace sulmohet nga grekët për dy arsye: E para, sepse para Shqipërisë dhe flamurit shqiptar nuk vuri asnjë interes vetjak. E dyta, sepse grekët i tmerron dalja e një Ushtrie Çlirimtare e Çamërisë (UÇÇ)! Duke i bërë trysni Kaces për, veshjen e një bluze (me emblemën UÇK-ë), paralajmërojnë të tjerët për pasojat që do të kenë po veshën një fanellë me emblemën UÇÇ-ë! Prandaj, kuptojeni atë djalë, që e kishte në gjoks emblemën, ai nuk e ka ofenduar UÇK-në, sic po bëjnë jo pak shqiptarë kundër saj sot, në Shqipëri, në Kosovë e deri në diasporë!
    Kace , që është rritur e shkolluar në Greqi dhe mbahet një nga talented e futbollit, është sot në një pozitë të tillë që ka nevojë për mbrojtje gjithshqiptare dhe jo për sulme!Çfarë duhet të themi për ata shqiptarë që luajnë me përfaqësueset e huaja, që mbajnë e ngrejnë lart flamuj deri të shteteve shovene, që janë shpallur deri kampionë botërorë, olimpikë, europianë, ballkanikë dhe nuk duan ta demonstrojnë identitetin e tyre shqiptar? Mos vallë duhet ta urrejmë Majlinda Kelmendin pse nuk del në tapet me flamurin shqiptar? Jo, të gjithë shqiptarët atje ku janë, atje ku punojnë dhe atje ku fitojnë, duke demonstruar aftësitë e tyre, duhet t`i duam, t`i respektojmë deri edhe të mburremi që janë shqiptarë, për aq kohë sa nuk do t`i kundërvihen kombit të tyre. Përfundimiaht, Kace gjendet para inkuizicionit monarkofashist grek!. Ai, bën të mbështetet nga faktori shoqëror dhe politik gjithshqiptar, sepse në këtë mënyrë mbrojmë qënijen tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *