Partizani ndalet në Gjirokastër, përfiton Kukësi

DITA Online

Partizani nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Luftëtarit.

Të kuqtë gjetën avantazhin në pjesën e parë me anë të mesfushorit Esat Mala, por Luftëtari riktheu baraspeshën në minutën e 56, me anë të Mersin Ymerajt.

Në stadiumin “Luftëtari” u zhvillua një sfidë mjaft interesante, me luftë të fortë sportive dhe mjaft raste shënimi, ku më flagranti ishte ai i Rapos në minutat shtesë, por topi nuk përfundoi në rrjetë.

Sfida tjetër e ditës së sotme, ajo mes Kukësit dhe Kastriotit, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfundoi me fitoren e lehtë 2-0 të skuadrës verilindore.

Vesel Limaj në minutën e tretë dhe Reginaldo në të 36-n ishin autorët e golave për skuadrën e Cungut, që më pas administroi qetësisht avantazhin, duke kontrolluar lojën dhe duke mos i dhuruar asgjë kundërshtarit.

Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 34 pikë, vetëm 3 më pak se Partizani kryesues dhe një më tepër se Teuta që e mbyll gjysmën e parë të sezonit në vendin e tretë.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *