Në tregjet e kryeqytetit, rritja e çmimeve të fruta perimeve ka filluar të ndjehet. Vetë qytetarët tregojnë se produktet janë shtrenjtuar.
Perimet duket se janë ato që kanë pësuar rritje në çmime, ndërsa frutat presin ende vitin e ri. Por, ka edhe nga ata qytetarët që zgjedhin Tiranën për të blerë më lirë.
Ndërsa, për tregtarët rritja e çmimeve nuk ka ndodhur ende. Shqetësuese për ta mbetet fuqia e pakët blerëse.
Vetë tregtarët pranojnë se çmimet për festa pësojnë një farë rritje. Por bazuar në eksperiencën e viteve të kaluara, ata vetë konstatojnë një rënie të blerjeve, që sipas tyre dëshmon pafuqi financiare të konsumatorëve.
Periudha përpara festave të fundvitit ka sjellë përherë shqetësime te qytetarët, për shkak të abuzimeve me çmimet e produkteve, ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë në lidhje me këtë çështjeje.
v.l/ Dita

TREGTI PA TRU ! HARPAGONET ..
Ne te gjitha dyqanet me pakice apo shumice ne SHBA cmimet e cdo malli ulen nga 20-75 per qind.
Nje gjel deti ne dy gjigandet e shitjes me shumice Sam’s Club dhe Costco keto dite shkonte nga 1- 2 dollare per kilogram…Biot 150 per qind me lart!
Te gjitha ushqimet, nga fruta- perimet e deri tek Salmoni organik- Bio, pijet freskuese apo alklike kane rene nga 25- 75 per qind.
Nga lodrat e femijeve deri tek kompjuterat, laptapet Mcbook po ashtu !
Veshjet… gjithcka me zbritje !
Po ne Shqiperi !?
Krejt e kunderta!
Bujqerit, tregtaret me pakice apo shumice ankohen, qahen se nuk u shiten prodhimet mallrat ! Po u shkojne dem !
Kush ua ka fajin?
Tregetia pa tru! Harpagonia ! Makuteria!
Tregetaret pa tru.
Asgja nuk humbet nese ulet cmimi i perditshem e mallrave ne raste feste.Fitimi asht pak ma i vogel po nga shitja ma shume nga ditet e zakonshme perfiton levizje te qarkullimit te levizjes (para mall para) ne sasi ma te medha.Pra largon,heq mall ma shume dhe akumulon para ma shume per te blere sasi malli ma teper dhe te fresket mbas festave.Freskon magazet dhe je i dashur me masen blerse.
Ideja qe shpreh asht qe.Nese me shitje pa ndryshim cmimit do ishte nji shitje nji maune mall.Me zbritje nji cike ma pak te cmimit do kishe jo nji maune shitje por 2 e ma shume brenda nji kohe para festes.