Thaçi: Është momenti i duhur për marrëveshjen historike me Serbinë

DITA Online

“Është momenti i duhur dhe historik që Kosova dhe Serbia gjatë një periudhe afatshkurtër të arrijnë marrëveshje historike të paqes për njohje reciproke si dy shtete fqinje”,u shpreh në një intervistë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, ky process ka mbështetjen e fuqishme edhe të bashkësisë ndërkombëtare, me theks të veçantë SHBA-ve.

Edhe Shtëpia e Bardhë, administrata e presidentit Trump, ambasadori John Bolton e theksoi shumë qartë se me zgjidhjen e problemeve ne rajonin e Ballkanit, duke përfshirë edhe përmbylljen e konfliktit një shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshje paqësore, edhe Evropa do jetë më e qetë dhe më e fortë. Ajo që mund të konstatoj është kjo, që Kosova do të koordinohet për të gjitha angazhimet që do të ketë në muajt e ardhshëm për të përmbyllur me sukses procesin e filluar për marrëveshjen historike të paqes e njohjes reciproke Kosovë-Serbi.”, theksoi presidenti Thaçi, raporton agjencia e lajmeve Ina.

I pyetur se marrëveshja a ka si bazë korigjimin e kufijve, presidenti Thaçi tha se “marrëveshja do të jetë gjithëpërfshirëse dhe me një substancë të gjerë të shumë aspekteve apo çështjeve të hapura, të cilat do t’i negociojë ekipi negociator i Kosovës.”

Sipas tij, roli i SHBA-ve do të jetë i pazëvendësueshëm në këtë proces që do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia, dhe kjo marrëveshje duhet të bartet edhe me heqjen e vetos se Rusisë në Këshillin e Sigurimit dhe Kosova të përfitojë njohjen globale.

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Me 1902 tradhetari Adem Zajmi vrau heroin Kombetar Haxhi Zeka !?!?

    Me 1912 serbija vrau Adem Zajmin se i kerkoj parat qe i kishte premtuar serbija per vrasjen e Haxhi Zekes.
    O rrugaq serbija gjithmon ka qen dhe do jet e PABESE !!!!

  • Po se pari duhet me heq taksen me dhene trepcen ujmanin dhe varrin e buletinit
    Me mire me u kthy ne serbi prape sipas thacit
    Ec perpara ramush sepse ky eshte i djegur meqe ska maru pune me gjykaten prandaj duan qe ky te kryesoi dialogun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *