Rusia është e gatshme të angazhohet në bisedimet Prishtinë-Beograd nëse SHBA-ja do të bashkohej drejtpërdrejt në këtë proces dhe nëse Beogradi zyrtarisht i kërkon Moskës një gjë të tillë. Kështu deklaroi ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Nenad Popoviq.
Ai, pas takimeve me zyrtarët rusë nga Qeveria e Federatës Ruse, tha se hapat e Prishtinës, si vendosja e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe miratimi i ligjit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, tregoi se BE-ja “nuk ka fuqi për të ofruar garanci se marrëveshjet e arritura midis Beogradit dhe Prishtinës do të respektohen”.
“Këto lëvizje të Prishtinës, si dhe mungesa e reagimit të BE-së, varros marrëveshjen e Brukselit. Tani, ne kemi nevojë për një format të ri të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, i cili, në vend të përkujdesjes së BE-së, duhet të kryhet në kuadrin e OKB-së, me ndërmjetësimin e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës”, theksoi ai.
v.l/Dita

Jam dakord me formatin SHBA,RUSI,KINE ,OKB .Serbet nuk i kane bere mire llogarite .Rusia formalisht eshte pro serbe .Por interesat e saj kerkojne qe te jete e matur ,bile e prirur per te favorizuar KOSOVEN .Njohja nderkombetare e Krimese se bashkuar me RUSINE ESHTE SHUME HERE ME E RENDESISHME PER TA .Politika ruse e di shume mire se shqiptaret jo sllave nuk do te rikthehen kurre me sllavet e jugut ,kur vete keta te fundit ,serbet ,kroatet ,sllovenet ,bosnjaket maqedonasit ,pavaresisht nga fete ,jane e njejta prejardhje dhe gjuhe ,megjithate u ndane .Ne kete mes ruset qe u interesojne me shume KRIMEA ,DONJECKU ,LUGANSKU ,TRANSDISTRIA ,OSECIA,MILIONAT E RUSEVE TE MBETURA JASHTE RUSISE MBAS KATASTROFES SE GORBACOVIT,do te ishin dakord me nje njohje te gjendjes egzistuese ne perfitim te interesave te tyre .Ndersa KINA ,SI RREGULL ADOPTOHET ME NJE QENDRIM OPORTUNIST SEPSE INTERESAT E SAJ JANE TEPER TE MEDHA PER TU ANGAZHUAR NE NJE CESHTJE TE VOGEL.Nderkohe Europa ,me PERJASHTIM TE GJERMANISE ,ESHTE FILOSERBE ,PERFSHI EDHE …MIQTE… TANE ITALIANET ,