SMS në DITA
Në 0689073730
Në ekranin e televizorit ndoqa deklaratën trishtuese të presidentit Nishani për heqjen e fotografisë së tij nga zyrat shtetërore. A nuk do të ishte më fisnike heshtja e tij? Qoftë edhe për faktin se deri dje ishte thjesht një militant i Partisë Demokratike, kurse pardje një ushtarak i zakonshëm i monizmit!
Ç’është ky delir marramendës i liderëve tanë, edhe kur nuk vijnë nga një paravlerë historike?! Ismail Qemali është i vetmi shqiptar i cili krijoi një qeveri shqiptare, firmosi dhe vulosi pavarësinë e Shqiperisë 500 vjet pas Skënderbeut, i cili për fat të keq pas luftërave të përgjakshme, nuk la prapa as hartë Shqipërie, as firmë, as vulë, madje as varrin e tij! A do i qëndrojmë korrekt të vërtetave historike, apo do ta shkruajmë atë sipas bajraktarëve të përkohshëm?
