Vdesin në aksident ajror guvernatorja e Meksikës dhe bashkëshorti i saj

Leda Hysa

Guvernatorja e shtetit qendror të Meksikës Puebla, Marta Erika Alonso ka vdekur në një aksident me helikopter, pak ditë pasi bëri betimin e postit.

Burri i saj, senatori Rafael Moreno Valle dhe dy pilotët mbetën gjithashtu të vdekur. Raportet thonë se ka qenë një pasagjer i tretë në bord, i cili gjithashtu vdiq.

Aksidenti i së hënës ndodhi pak  pasi helikopteri u ngrit nga kryeqyteti i Puebla. Alonso u bë guvernatorja e parë femër në Puebla pas sondazheve të diskutueshme. 45-vjeçarja ishte anëtare e partisë PAN të qendrës së djathtë.

Vdekjet e guvernatores dhe burrit të saj u konfirmuan nga presidenti i ri i Meksikës, Andres Manuel López Obrador.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *