Angelina Jolie ka vetëm 3 vjet jetë?

anazapta

Angelina Jolie është e shqetësuar se ajo ka edhe më pak se 3 vite jetë.  Për këtë arsye, ajo ka bërë një listë të objektivave për ti realizuar para se të vdesë. Kështu të paktën shkruan “National Enquirer”.

Sipas burimeve të kësaj reviste, Jolie beson se do ketë fatin e disa familjareve të saj që vdiqën të reja nga kanceri i gjiri. Aktorja e Hollivudit pak kohë më parë hoqi të dy gjinjtë, për të minimizuar rrezikun e kancerit të gjirit.

“Angelina përpiqet ta jetojë jetën në mënyrë maksimale, pasi mendon se nuk ka edhe shumë kohë të mbetur. Ajo do të bëjë gjithçka që mundet për ta zgjatur jetën e saj, por vërtet besoj se ajo nuk do të arrijë as në mes të të 40-tave”, ka thënë burimi.

Kjo revistë në vitin 2011 ka shkruar se Angelina ishte e varur nga pilulat e dietës. Në vitin 2012, revista shkroi se aktorja ka shenja të Hepatitit C dhe ka nevojë për një transplant për të jetuar. Prillin e kaluar, duke iu referuar dobësimit drastik të saj, njoftoi se Jolie ka pësuar “kolaps” në Afrikë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *