Shifrat: Ulen masivisht qepenat e pikave të basteve përpara afatit zyrtar

Leda Hysa

Një jave nga hyrja në fuqi e ligjit për mbylljen basteve dhe kazinove elektronike, të dhënat nga qendra kombëtare e biznesit flasin për një mbyllje masive të pikave në vend.

Duke ju referuar shifrave zyrtare deri në datën 23 dhjetor janë mbyllur 4985 adresa sekondare nga pikat e basteve sportive.

Ndërsa sa i përket lotarive janë 235 pika të tilla të mbyllura në QKB. Sipas adresave sekondare të regjistruara, aktive në qendrën e biznesit janë edhe 320 të tjera që priten të mbyllën javën e fundit të dhjetorit. Sipas ligjit të miratuar, nga janari i 2019 nuk do të ketë pika bastesh dhe kazino elektronike, bingo si dhe lojëra elektronike në distancë.

Parashikohet që zhvendosja e tyre të bëhet në hotelet me 5 yje kur ato të ndërtohen.

Ligji parashikon gjithashtu se do të jetë vetë shteti qe do të merret me ndërmjetësimin dhe organizimin e lojërave të fatit. Por deri më tani nuk ka ende një nismë të tillë konkrete nga qeveria.

Paralelisht me këtë fakt mbyllja e vitit do të shoqërohet edhe me një numër të shtuar të papunëve që do të dalin nga mbyllja e këtyre bizneseve.

Sipas të dhënave janë 7500 të punësuar zyrtar në këtë sektor, por mbetet për tu parë se sa prej tyre do të dalin të papunë, pasi një pjesë e pikave të lojërave të fatit mund të ndryshojnë aktivitetin e tyre tregtar.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *