Mbappe, lojtari i vitit në Francë

Ornela

I rrëshqiti nga duart Topi i Artë 2018, por jo çmimi i France Footboll, për futbollistin francez të vitit. Është vlerësuar me këtë titull futbollisti i PSG, Kylian Mbappé, trofe që jepet prej 61 vitesh.

Vetëm 20 vjeç, Mbappe përjetoi një vit 2018 plot me ngjarje. Kryesorja është shpallja kampion bote në Rusi, aty ku shkëlqeu pranverën e këtij viti.

Titullit Kampion me PSG, i shtohen fitimi i Kupës së Francës dhe ajo e Ligës. Individualisht, sulmuesi francez shënoi 34 gola në të gjitha kompeticionet e këtij viti. 25 me PSG, 9 me kombëtaren. Paraqitja e tij e jashtëzakonshme në të 8-at e finales së botërorit me Argjentinën dhe golat ndaj Olympiqye Marseillë në Tetor janë, ngjarje për tu vënë në kornizë.

Mosha e re e favorizon futbollistin që të shndërrohet në një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *