Vasili: Qeverisja aktuale po shkatërron ekonominë e vendit

DITA Online

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se qeverisja aktuale po shkatërron ekonominë e vendit.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare të “Facebook”, shprehet se kriza në qeverisje është diçka pa kthim, pa prioritete, pa asnjë ideologji duke zhbërë në këtë mënyrë  edhe premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale.

Vasili ndër të tjera shkruan se me ironi, se avokatia e kufomave është njëlloj e vdekur si vetë qeveria.

 Postimi i Petrit Vasilit

Avokatia asgjë e një qeverisje hiçgjë!!

Kriza e qeverisjes është pa kthim.

Pa prioritete, pa vepra, pa asnjë ideologji, me zhbërjen e çdo premtimi elektoral dhe çdo angazhimi ne programet e saj te qeverisjes, e asfiksuar nga korrupsioni dhe paratë e pista, qeverisja ka arritur me shume shpejtësi ne stacionin e fundit.

Pa asnjë identitet sektorial te qeverisjes,me një varfëri te mjere te personaliteteve,me mungesën ulëritëse te profesionalizmit,me shitjen thjesht te imazheve pa asnjë përmbajtje,recituese bajate e shtufit propagandistik, qeverisja sot është ne fundin e saj pa kthim.

E bazuar mbi negativizmin, logjiken e dënimeve, qe mbjellin frike, rrënuese e optimizmit, mosmarrese e përgjegjësive dhe justifikuese bajate e deshtimeve,e paafte te drejtoje dhe e dorëzuar tek PPP korruptive, qeverisja sot është shndërruar ne problemin madhor te frenimit te ekonomisë se vendit dhe shkaktarja e vetme e një varfërie eksplozive, qe thellohet rrezikshëm drejt nje konflikti violent social.

Avokatia e disave për këtë qeverisje është e njëjtë me atë te shpresës se një kufome qe ka dhënë shpirt do te ngjallet serish.

Akoma me vulgare është avokatia e medemek ndryshimeve mbarëpopullore qe kryeministri me antipopullor po dashka qe te beje.

Këto ndryshime ne qeveri janë njëlloj si t’i ndryshosh kufomën kostumin duke harruar qe ajo serish kufome mbetet.

Avokatia e kufomave është njëlloj e vdekur si ato.

Avokatia e agonisë se një qeverisje te marre fund është shërbimi me i keq qe mund t’i behej asaj,sepse e bën edhe atë qesharake sa me s’behet edhe avokatet e saj kufoma njëlloj si ajo.

 

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Tu kthefte kemba nga koka o Petrit Vasili. Ulurini sa te doni deri sa te perfundoni ne shtepi pa qira dhe ato vilat e Lalezit, do tu a japim fukarenjeve qe i vodhet ju. O do sekuestrohen ato ose do sekuestrohi ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *