Agollit i akordohet çmimi “Carlo Levi”

anazapta

Çmimi prestigjioz letrar “Carlo Levi” i është akorduar këtë vit shkrimtarit dhe poetit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli, midis përfaqësuesve nga i gjithë Mesdheu. Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi do të jetë me 5 tetor në Aliani (Matera) në Itali, ku shkrimtari ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm.

Agolli do të zhvillojë gjithashtu një takim me komunitetin shqiptar që jeton në këtë zonë të Italisë. Me kërkesën e emigrantëve shqiptarë është parashikuar një takim me shqiptarët e Altamurës (Bari), një zonë ku jetojnë rreth 5 mijë shqiptarë.

Ndërkohë, në tregun e botimeve pritet së shpejti një libër studimor voluminoz 700–faqesh për veprën e poetit me titull “Fjalor rimor i Dritëro Agollit”, me autor gjuhëtarin Mina Gero.

Share This Article
4 Comments
  • Nderim e repekt per shkrimtarin tone te madh me integritet,qe nuk genjeu kurre, nuk u fsheh prapa hijes se vet siç bene disa monstra te politikes qe moren pushtet dhe ndonje shkrimtar i “zvogeluar” nga madheshtia, qe ne e kishim idhull dhe Agolli e kishte koleg.O zot i madh ç’na ka gjet, na dalin ne krye disa njerez qe kalojne breg me breg per t’i shpetuar mekatit te vet dhe shajne e shpifin per te tjeret gjithe mllef duke u ngerdheshur me seriozitet.Eshte shpura e hajduteve, genjeshtareve, e llafazaneve, imoraleve qe e perçudnuan kete vend.Jane veçese komuniste-katunare-proletare qe blegerinin pas tiranit si dhente dhe u bene kryetar partie, kryeministra,presidente.Jane te shiturit tek pushtuesit qe poshtersite kane ne gen.Keta jane Zylot e rinj e te vjeter dhe lehesit e tyre Demkat, qe Agolli i kish bere ujem.

  • Një urim shumë të madh për babain e Zylos që nuk iu nda kurrë e vijon të rrijë këmbëkryq në zyrat e administratës së shkretë shqiptare…

  • Prandaj eshte i dashur per te gjithe ne,i ndrituri Dritero…..ishte frymezimi yne pas viteve `70…e te gjeneratave pas 81.it ne kosove e me gjere dhe me tej te te burgosurit e asaj kohe neper burgjet e kazamateve serbo-qetnike.e deri te luftetaret e lirise te uçke-se qe i lexonin dhe i bartnin veprat e frymezimit te madh te Driteroit tone…prandaj eshte nder pishtaret e medhenje te qeshtjes sone te pergjithshme kombetare….njerezit e denje nuk i kerkojne dekoratat,as çmimet,por atyre ju dhurohen si ne kete rast me shume respekt per penen e vyer e me shume vlera shpirterore e artistike…ata e dijne se jane vete koha dhe ardhmeria e perhershme….te cilet qendrojne ne pishtar te pashuar te shpirtit e te ndjenjes me sublime te artit e te moteve shqiptare e me gjere te shoqerive njerezore….!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *