Pas premtimit të kryeministrit Rama për 1 mijë vende pune në administratë për studentët me mesatare mbi 9, qeveria u hap rrugën të gjithëve për t’u punësuar në shtet.
Sipas Shqiptarja.com nëse deri më tani në shumicën e vendeve të lira në administratë alternoheshin po ata punonjës që ishin brenda sistemit, një vendim i fundit i qeverisë, hap rrugën për t’u bërë pjesë e administratës çdo kandidat jashtë saj, që plotëson disa kritere të parashikuara në ligje dhe vendime, sipas profilit të punës.
Bëhet fjalë vendimin e qeverisë nr. 746, datë 19.12.2018, i cili ndryshon vendimin nr. 243, datë 18.3.2015, për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive. Vendimi ndryshon pikën 10 të kapitullit dy të vendimit në fuqi, për procedurat e pranimit në administratë. Pika 10 e ndryshuar përcakton që shpallja e procedurës për pranimin në administratë është e hapur për të gjithë kandidatët nga jashtë shërbimit civil.
Ndryshimi i vendimit
Pika 10 ishte
-Dokumentacioni duhet të dorëzohet jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, sipas përcaktimit në shpalljen për konkurrim.
Pika 10 bëhet
-Shpallja është e hapur për të gjithë kandidatët nga jashtë shërbimit civil. Dokumentacioni duhet të dorëzohet brenda datës së përcaktuar në shpalljen për konkurrim. Kjo datë përcaktohet duke siguruar që afati i dorëzimit të dokumentacionit të mos jetë më i vogël se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes në:
-Faqen zyrtare të DAP-it dhe portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, për institucionet e administratës shtetërore;
-Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe në ambientet e brendshme, për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore.
l.h/ dita

Ke do shkarkoni per te punesuar 1000 studente apo ka vend sa te duash vetem pushteti mos rrezikohet
Mbi popullimi ne administrate con ne versionin e krizes greke ky eshte plani per zhvillimin e shqiperise?
Studentet nqs po protestojne per ideal e te drejta nuk duhet te pranojne keto vende pune sepse kjo eshte nje blerje e protestes
Demagogu,qe po ja kalon edhe Enver Hoxhes.Sot zoteria jote ke me ekselence,i ke me eksperience dhe i ke kene specialiste apo edhe arsimtare te thjeshte,kur drejtusa ke vendosur,ata qe i kane diplomat te blera.Sa shembuj doni?Me qindra apo me mijera.
Ka ardhur koha te lirosh kolltukun o kryekaqol. Verndin tend le ta marrin ekselentet se nuk mund te komandosh ti nje psikopat ekselentet.
Kush te pyet ty,te gjithe partite politike do shkrihen dhe nje klase politike e re me parti krejt te reja do te dal prandaj Mos genje veten dhe te tjeret administrata e re do perbehet nga shqiptaret e diaspores qe do te vijne kryesisht nga SHBA,Angli,France Gjermani etj
O demagog i felliqur. Ti nuk po kthen ne pune ata qe kane fituar gjyqet nga do ti gjesh vendet per studentet