Ja kura që ju duhet për të pastruar rrugët e frymëmarrjes

Leda Hysa

Që kamomili është një prej bimëve më të efektshme, kjo nuk ka nevojë për koment.

Është ndër më të përdorurat në mjekësi, por edhe si çaj në shtëpi.

Studime të ndryshme tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Por ju mund ta përdorni edhe si një kurë kundër sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes dhe  sinozitit.

Përbërësit:

1 lugë gjelle me lule të thata kamomilit

Gjysmë luge çaji me kripë

Gjysëm luge çaji me sodë buke

Ujë të zier.

Përdorimi:

Hidhini lulet e kamomilit në një tenxhere me ujin e zier dhe mbajini për 15 minuta.

Më pas kullojeni ujin dhe hiqni çdo grimcë të kamomilit.

Shtoni kripën dhe sodën e bukës dhe përziejini mirë deri sa të treten.

Lëreni tretësirën të ftohet dhe më pas përdoreni me një pikatore për të shpëlarë hundët dhe shpërbërë sekrecionet që i bllokojnë ato.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *