Vendimet e qeverisë, reagon LU: Shumë pak, shumë vonë, me hile

Ornela

Pas vendimit të qeverisë për të ulur tarifat dhe për të përmirësuar me 12 pika gjendjen e Arsimit të Lartë në Shqipëri, ka ardhur edhe një reagim nga Lëvizja për Universitetin, një nga organizatat iniciatore të protestës së studentëve.

Në një reagim publik, Lëvizja për Universitetin thotë se studentët e Masterit do të vazhdojnë që të paguajnë tarifa të larta.

LU, thekson se pesha e votës së studentëve do të jetë e ulët, dhe se bordet e Administrimit të Universiteteve do të kontrollohen nga qeveria.

Deklarata e plotë e  Lëvizjes për Universitetin:

SHUMË PAK, SHUMË VONË, ME HILE

Gjatë daljes së sotme publike, kryeministri Rama nuk habiti askënd me refuzimin e tij për t’u dhënë zgjidhje substanciale kërkesave të studentëve:

  1. Shumica dërrmuese e studentëve të masterit do të vazhdojë të paguajë tarifa vjetore nga 60,000 deri në 115,000 lekë (të reja) në vit.
  2. Pesha e fuqisë studentore në zgjedhjen e autoriteteve drejtuese të universitetit do të mbetet në 10% mjeran. Vota e një pedagogu do të vijojë të vlejë rreth 300 herë më shumë se ajo e një studenti. As Rama e askush tjetër nuk ka mundësi të marrë në shqyrtim mbi 20’000 universitetet e kësaj bote. Mirëpo ka plot raste ku pesha e votës studentore është më e lartë se 10%. Një shembull mund të ishte Universiteti Autonom i Barcelonës.
  3. Bordet e Administrimit të universiteteve do të vazhdojnë të kontrollohen nga qeveria. Premtimi se një prej përfaqësuesve të qeverisë do të zgjidhet prej 3 propozimeve që vijnë nga strukturat përfaqësuese të studentëve është hileqar. Çdo qeveri i ka aq në dorë strukturat burokratike studentore (këshillat studentorë) sa për të futur një vegël të saj në listën 3-emërore.
  4. Qeveria nuk ka treguar se sa do të rritet buxheti i shtetit për arsimin e lartë. Rama tha se në vitet në vijim do të ketë ulje të ndjeshme të kuotave për studimet bachelor në universitetet publike. Çdo ulje tarifash bachelor-i do të shoqërohet me ulje të numrit të studentëve, çka nënkupton se financimi shtetëror për universitetet publike nuk do të ndryshojë ndjeshëm.
  5. Në kushtet ku diplomoret private lulëzojnë, çdo ulje kuotash në universitetet publike nuk do të zgjidhë “mbiprodhimin” e gazetarëve apo juristëve, por thjesht do t’i shtyjë kandidatët për gazetarë dhe juristë drejt diplomoreve private, duke sjellë miliona euro shtesë për pronarët e tyre.
  6. Mbi të gjitha, qeveria konsideron të panegociueshëm jo vetëm rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë, por edhe ndryshimin e pjesshëm të tij:
  7. Universitetet publike do të vazhdojnë të vuajnë nga pasiguria financiare, e cila sjell me vete rritjen abuzive të kuotave të studimeve master, lëshimin e notës dhe komercializimin e jetës universitare.
  8. Diplomoret private do të kenë sërish mundësi të fusin duart në buxhetin e shtetit.
  9. Tarifat e studimeve mund të rriten që vitin e ardhshëm si rezultat i pakësimit të buxhetit për universitetet publike.
  10. Universitetet do të vazhdojnë të jenë të varura nga qeveria dhe të pavarura nga studentët.

Për të gjitha këto arsye, protestat duhet të vazhdojnë dhe të bëhen më masive deri në PLOTËSIMIN E TË GJITHA KËRKESAVE STUDENTORE DHE RRËZIMIN E LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË.

STUDENTËT E BASHKUAR KANË PËR TË FITUAR!

 

o.j/dita

Share This Article
16 Comments
  • Aha po iu sulen studentet nuk i mjaftojne as bunkeret e Surrelit si mburoje. Edhe besimi i shokeve te Dites tek partia ka filluar te lekundet.

    • Ama edhe ti Diten lexon. Se per ndryshe do ishe duke lexuar Gazeten 55, te antikomunistit te terbuar, ai qe i bashke me Sali Katunarin i bene tre here atentat Enver Hoxhes duke u munduar ta vrisnin me fjalet “Lavdi Enver Hoxhes”.
      Sa here bertisnin ata “Rrofte Enver Hoxha”, diktatorit i rritej tensioni, i perkeqesohej diabeti, derisa vdiq, vetë.
      A ti je koqe mër Anal.
      Keta pordhacet e protestes, edhe bythe s’kane edhe pordhet i kane te medha.
      Pse nuk ulet ne tavoline t’ja benit qeverise tete me dy mor spurdhjaker. E patet rastin te beheshit protagoniste. Ja late Rames ne dore.
      Tani, te dhjefsha protesten, se ju humbi mbeshtetja. Tani populli do ju thote: “A ç’na hani munë!”
      Edhe doni te shkerdheheni, por breket nuk doni t’i hiqni. Edhe doni uje te ftohte, por ku ju japin, thoni qe e doni te ngrohte. Ju japin uje re ngrohte, por ju thoni qe qenka shume i nxehte.
      Ju thone qe te shkoni ta mbushni vete ujin, por ju thoni qe nuk kemi besim tek çezma, nese nxherr uje apo raki.
      A ju jeni ca bytheshkerdhyer qe flini me partine ne darke, ndersa ne mengjes thoni qe jeni te virgjer.
      Ndersa ti InfoAnalitike, ti je nje kokerr fashisti me mbeturina komuniste, qe akoma te dhemb bytha prej Enver Hoxhes. Por oaske vuajtur shume qekurse ka 30 vjet qe te dhemb. Debil.
      Keto mendesi prej idioti e mbajne Ramen ne pushtet, sepse ju nuk.kishit bythe qe t merrnit pushtetin ne 91-shin. Ishte i juaji, por ju ja dhate komunistit Sali.

  • PO pse me gjithe end e keni qz ajo eshte levizje per universitetin? Ajo eshte levizje per te levizur nga mend; sa te fshehta ka nen vete, ata s’dine as vete se kush i ben kerkesat, kush i diskuton, kush i dergon ne qeveri, kush organizon protesta, ku fryne era e i shpie, here ne buze te Lanes e here ne kamez… ata s’e dine se çfare duan, cilin duan dhe per ke e duan. Ata s’dine kush i udheheq dhe kush i drejton! Ata jane levizja nga mend, por u duhet treguar dhe vendi se demokracia eshte liri per shumicen , por dhe diktature per pakicen.

  • Kjo e tera eshte nje levizje e manipuluar. Duan te rezojne Ramen, e ke do vene ne krye, Saliun, kelyshin e serbeve, apo Lulushin e ruseve. Perse keta lloj idiotesh studente qe mbahen si te shkolluar nuk kerkojne nga qeveria Rama te arrestoje e sekuestroje pasurite marramendese qe numerohen ne miliarda dollare te Saliut, luliut, metiut pej floririut e shume te tjereve qe kane vjedhur ate vend dhe si hienat jane duke e ngrene Shqiperine per se gjalli. Me miliardat e tyre te grabitura mund te ndertohet me shume se nje Shqiperi tjeter, jo me konviktet e bythepambukeve qe nuk dine se c’eshte puna. Kete t’iu thone ata palo prinder studenteve. Kete t’u thote Edi Rama studenteve tekanjose me sjellje rrugacerie. Kete t’u thote populli, ne rast se nuk duan te rikthehet koha e mbrapshte e viteve ’90.

  • Pika 5-se tregon qe do turren student te gazetarise dhe te juridikut tek privetet.A nuk bjen ndesh kjo turrje mbasi kuotat e privatit jane ma te larta se kuotat e universitetit publik.Athere pse baheni te pa kenaqur nga kerkesat e kuotave te universitetit publik kur dyndeni pa limit tek Privati.
    Nga kjo mendoj qe protestat bahen pa e studiuar holle holle interresin por ashiqare per ti sherbye qellimit te partive politike opozitare per te rimarre pushtetin.

  • Dhe une shikoj nji hele tuajen z.te Lëvizjes për Universitetin!
    Pika 5-se tregon qe do turren student te gazetarise dhe te juridikut tek privetet.A nuk bjen ndesh kjo turrje mbasi kuotat e privatit jane ma te larta se kuotat e universitetit publik.Athere pse baheni te pa kenaqur nga kerkesat e kuotave te universitetit publik kur dyndeni pa limit tek Privati.
    Nga kjo mendoj qe protestat bahen pa e studiuar holle holle interresin por ashiqare per ti sherbye qellimit te partive politike opozitare per te rimarre pushtetin.

  • Studentet te vazhdojne deri ne fund. Pa terheqje,. sa te terheqi Ramuti ligjin e arsimit dhe plotesimin e kerkesave

    Plera Ramut e Mitat Frasherit te jape llogari per tenderat e rrugeve
    Populli te mos ja fali korrupsionin zagareve te ripjelljes se Berishes

  • O studente, vazhdoni dhe rritni kerkesat ekonomike, se paguajne qeveria me taksat e pensionisteve ! Cfare djem dhe vajza studentore te mira po rrit Shqiperia ! Ju bam qeverise, qeveria bam pensionisteve ! Nuk te tjere per te paguar taksat ne Shqiperi pervec pensionisteve ! Shtoni edhe nje kerkese, per bursen e 13-te qe ju “takon”.

    • o durrcak, po koncesionet me paret e kujt po paguhen?
      Studentet per fat te mire jane niperit e pensionisteve.
      Koncesionaret cfare pune kane me taksat e popullit qe ti rrembejne me miliarda?
      Kete ma sqaro pak

      • O durrsian, qe ke ardhur nga andej qe nuk kupton as ekonomine, as se si financohet sistemi arsimor ne Europe, posacerisht arsimi i larte. Me vjen keq qe po te pergjigjem, sepse ti aq kupton nga ekonomia.

  • rama ua tha qe kur kerkoi dialog per te programuar bashkerisht paktin.cdo vendim i qeverise do te pergojohet nga ju.dhe ja,thone na e beri me hile,sma pyeti,shikoni universitetin autonom te barcelones.neser shikoni ameriken.kjoeshte strategjia e tyre,te rrezohet qeveria,te vije pd,lsi.duhet kembengulur ne depolitizimin e departizimin e universitetit.

  • keta meqenese u shkon universiteti nga 8 ne 10 vjet,mendojne se e kane pronen e tyre dhe duan peshe.ata jane kalimtare,ndj dhe nuk duhen perfshire ne vendimmarrje.statusii tre eshte te mesuarit.te drejtuarit dhe kontrolli i drejtimit eshte kompetence e te tjereve.shteti tu krijoje kushtet per jetese e studim.ata te mesojne e te mos rrine kafeneve e diskove.

  • Me hile, pa hile!? Pa ikni pirdhuni se na cate bythen! Kujtoni ju se ne kete vend ka vetem studente dhe keta po na bejne vezern e kuqe!? Ne daci shkoni, ne shkolle ne daci rrini ner proteste, se tanime askujt nuk i rruhet per ju!
    Studentet kujtojne se ne kete vend gjithcka eshte rregulluar me se miri dhe ngelen vetem problemet e tyre pa u ndrequr! Kur te rregullohen gjithe te tjerat, hap pas hapi atehere do te rregullohen edhe te tyret. Keshtu eshte me shqiptaret! Kur u ha bytha, kruajne koken!?

  • From: Alban Dega
    Date: December 9, 2018 at 10:02:33 PM EST

    REFORME DHE VETING RRENJESOR NE ARESIMIN SHQIPTAR !

    – Bashkebisedim si i barabarti me te barabartin me studentet dhe zgjidhje reale per Aresimin shqiptar

    – Te deplepizohet plotesisht aresimi shqiptar … Vitrina dhe Kristali … maja e ajzbergut. Krasitje e thelle per cilesi!

    – Ti jepet fund korrupsionit ne aresimin shqiptar !

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Skandalet, trukimet, manipulimet, korrupsionin dhe plepizimi i aresimit shqiptar eshte pjese e megakorrupsionit politik, juridik, ekonomik, financiar, arsimor, shendetesor…, tash 26 vjecar qe ka kapluar cdo leme te shtetit shqiptar…
    Kur korrupsioni deperton dhe kaplon edhe aresimin ne Shqiperi a kudo ne Bote ai shtet eshte ne agoni e ne rrenim neser.
    Reforma ne aresim u reklamua e fry tej mase si sukses i madh e arritje shekullore. U mbyllen nje Kristal e nje Vitrine po u lane me dhjetera sivellezer e simotra te tyre anembane Shqiperise.
    Sic e kam theksuar me dhjetera here Reforma ne Aresim ishte gjysmake, degjeneroi dhe u la ne mes te rruges nga reformatoret e pareformuar te saj.
    Vitrina, Kristali… ishin vetem maja e ajsbergut te degjenerimit, korrupsionit dhe plepizimit berishist te Aresimit dhe rrenimeve me themel te shtetit shqiptar.
    Gjate ketyre 24 vjeteve ne SHBA, me ka rene rasti te takohem per aresye pune me shume studente por edhe ish- petagoge te Universiteteve private apo publike shqiptare. Niveli gjuhesor i deri edhe ish- shefa katedrash ishte nen nivelin mesatar te nje gjimnazisti te vitit te dyte ose te trete …
    Mbyllja e disa prej universiteteve private ishte nje hap i mire, por vetem nje hap. Reforma ne Aresim u la ne hapat e pare te saj. U harrua, braktis dhe tradhetua nga reformatoret dhe korruptua nga puthadoret e politikes se korruptuar.
    Shitblerjen e diplomave e zevendesoi shitblerja e notave, titujve shkencore, dijes. Universitetet private dhe oligarket e tyre u kthyen e po kthehen perdite e me shume ne oligarke jo vetem financiare, politike, mediatike .
    Shembulli me i dukshem e me i qarte eshte Henri Cili dhe UET-i i tij. Ne kulmin e Reformes ne Aresim, kur ishte ne pyetje akreditimi i tij akademik ai dhe gazeta e tij MAPO, qe nuk e lexon as kryeredaktori i saj , shpalli kryeministrin “ Njeriu i Vitit”… pervec qokave te tjera!?
    I njejti Universitet shpik titullin e nderit shkencor ne Ekonomi “ Gramoz Pashko”, ish- skenaristit dhe regjizorit te “ Cekut te Bardhe” dhe “ Kuotes Zero” te rrenimit ekonomik te Shqiperise acik cdo vendi ish- komunist te Evropes Lindore. Qe aty ku Universitet duhet te ngelej ne klase
    Eshte po ky Universitet nje nga sponsoret kryesore te shume mediave dhe botimeve ne Shqiperi …. Nga vijne keto para te Santa Cilit !?
    Nga qielli!? Sigurisht qe jo !
    Nga tarifat e larta te studenteve te tij dhe familjeve te tyre … Edhe me trondites jane shembujt e Universitetit Bujqesor te Kamzes Universiteti i Tiranes Universitetit te Durresit qe jane kthyer ne bastione politike te PD -se dhe LSI-se dhe qendra shperdorimi dhe korrupsioni te kapur ne flagrance me dhjetra here !
    E UET nuk eshte i vetmi. Jane edhe dhjetera Universiteteve tjera jo vetem orivate… qe nuk duhet te ishin por duhet te shoqeri in Vitrinen, Kristali, Plepat… !
    Miliona euro te shkaperderdhura e vjedhura nga drejtuesit e tyre ne kurriz te studenteve e taksapaguesve shqiptare.
    Eshte koha qe vete Kuvendi i Shqiperise te n greke nje Komision te Posacem Hetimor dhe te gjitha strukturat ligjzbatuese te merren me hetimin dhe goditjen e ketij kanceri dhe metastazave te tij jo vetem ne universitetet por ne te gjitha aresimin shqiptar!
    Reforme rrenjesore e Veting shembullor nga kupoles jo vetem e ministries se Aresimit por edhe ministrave te tjere te paafte qe ta nxjerrim aresimin shqiptar nga bataku i korrupsionit dhe te krijojme kushtet dhe mundesite per promovimin dhe financimin e talenteve ne te gjitha deget me perparesi ato me populloret e me te kerkuarat nga tregu dhe economía shqiptare ku kemi nje tradite dhe trashegimi te nivelit evropian e boteror!
    Sistemi zinxhir te veproje qe nga cerdhet e deri ne majat e aresimit shqiptar.
    Kush investon ne aresim, art , kulture, sport investon jo vetem ne shendetin fizik e mendor te popullit por edhe ule investimet per burgje e per ilace, per shpenzime te panevojshme e me kosto te larte per popullin e Shqiperine !
    Shqetesimi real dhe protestat e studenteve te Universiteteve shqiptare eshte kambane alarmi jo vetem per Kuvendin, qeverine, KLSH-ne e Prokurorine, por per mbare shqiptaret !
    Reagimet e Sali Berishes, Ilir Metes, Lulezim Bashes, Monika Kryemadhir, Petrit Vasilit … dhe Bandes se Gangstereve te tyre poliitike e biologjike, oligarkike e mediatike, jane nje perpelitje e fundit per jete a vdekje, jane grahmat e fundit te ketyre kucedrave te krimit dhe korrupsionit per te keq perdorur aspiratat e studenteve per te sabotuar e minuar Reformen ne Drejtesi dhe Vetingun dhe per ti shpetuar ndeshkimit shembullor ligjor per krimet e tyre pa fund, per te shpetuar pasurite pa fund e pa ane dhe mbi 25 miliarde eurot e vjedhura shqiptareve dhe Shqiperise ne keto 26 vjet te sundimit te tyre vrastare e kusar!
    Cila eshte zgjidhja ?
    Pa bere as profesorin as analistin gjithckadites vete patrullat e kerkesat e studenteve protestues jane zgjidhja me e mire dhe me e sinqerte e mundshme.
    Konkretsht:
    1- Reforme e thelle dhe Veting i plote ne aresimn e Larte dhe gjithe hallkat e tij nga kopshti e deri tek Universitetet e vete Ministria e Aresimit dhe Sporteve .
    2- Spastrim i petagogeve dhe profesoreve qe shesin notat e provimeve dhe diplomat, duke nisur nga emrat e fotot e disa prej tyre te mbajtura nga studentet protestues, pas nje hetimi te drejte .
    3- Ligj e drejtesi per rektoret dhe dekanet qe i kane kthyer universitetet e fakultetet ne celula te partive politike e qokave personale, ne vatra pervetesimi dhe korrupsioni,
    4- Hetim e kontroll te rrepte cdo titulli shkencor te dhene gjate 26 vjeteve te fundit …
    5- Kushte me te mira jetese e mesimi ne konvikte e biblioteka.
    6- Rigjallerim i jetes akademike e shkencore, por edhe i jetes kulturore e artistike e sportive te studenteve duke filluar nga Qyteti Studenti e deri kudo ku ka nje universitet ose shkolle te larte apo te mesme ne Shqiperi .
    7- Takime trimestrale te anetareve te qeverise dhe kryetareve te Komisioneve te Kuvendit Popullor sipas fushave perkatese me studentet dhe Petagoget, dekanet dhe rektoret e universiteteve per te diskutuar per kushtet e studenteve dhe hapesirat per permiresimin e tyre, etj. etj.
    8- Te plotesohet me ngut cdo kerkese e aresyeshme dhe e drejte e ligjshme e studenteve kudo ne Shqiperi pa harruar dhe leshuar aspak ne detyrimet akademike e ligjore te studenteve si e ardhmja e Shqiperise !
    Sic eshte aresimi sot do te jete edhe Shqiperia e Kosova neser e deri ne pafundesi !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *