Prodhimi i ferrokromit në Shqipëri ka filluar më 1979 në Uzinën e Ferrokromit në Burrel.
Më 1982 ky prodhim ishte rritur afro 2 herë, duke plotësuar nevojat e vendit me ferrokrom për prodhimin e çelikut dhe gizës dhe një pjesë e madhe e ferrokromit eksportohej.
Për sqarim lexuesve ferrokromi është lidhje metalike e hekurit me krom, që përdoret kryesisht si ndërmjetës për të shtuar krom në përbërjen e çeliqeve dhe gizave të leguara, me qëllim që të përmirësohen vetitë e tyre mekanike.
Përmban 60-70% krom, si dhe sasi të pakëta elementesh të tjera si karbon (0.03-10%), fosfor (0.06-0.1%), silicium (1-5%), squfur (deri 0.04%), pjesa mbetëse është hekur.
Prodhohet nga reduktimi i drejtpërdrejtë i xeherorëve të kromit (kromit, magnokromit) me kok, në prani të silicës, në furra elektrike me hark, që ngarkohen nga sipër.
n.s. / dita

Me sa di une keto miniera, emrat e mineraleve dhe uzinat e kishim te trasheguara nga koha e zogollit. Keshtu mendojne edhe disa te tjere qe shkruajne ketu, prandaj dhe druzhe Saliu me hajdarin hajdar, I shkulen me rrenje, I shkrine dhe ndertuan nje monument permendore ne kujtim te Zogut te Sorres.
Kurioziteti me shtyn te di! A ekziston apo funksionon UZINA e ferrocromit!?
Kromi,bakri dhe hekur nikeli dhe nafta ishin 4 nga pasurite gjigande te Shqiperise qe ne kohen e diktatures komuniste u shfrytezuan me cikel te mbyllur!
Uzinat e ferro kromit ne Burrel dhe Elbasan,,te kabllove e telave te bakrit ne Shkoder,Uznina e Kobaltit ne Elbasan dhe rafinerite e naftes ne Ballsh dhe Cerrik prodhonin mallra te cilesise shume te larte te konkurueshme ne bote me perparesi!
Po ashtu Uzina e Instrumenteve mates te kalibrit te larte ne Korce eksportonte 95 % te prodhimit!
Te gjitha keto i siguronin vendit valuten e nevojshme qe pa marre asnje borxh e kredi nga jashte te ndertoheshin ne cdo 5 vjet,25 fabrika,uzina,kombinate,nje hidrocentral,qindra km hekurudhe,rruge te asfaltuara,qindra pallate banimi,shkolla,kopshte,cerdhe,stadiume,pallate sporti etj,aq sa me kete sistem nuk do te arrihen te behen as per 100 vjet!
Dhe pastaj u zgjove
Tregoni sa është çmimi për 1 T.ferrokrom sot ?,përse fabrika u shkatrrua ?