“Diçka mbi median që ne gjermanët e kemi mësuar që nga Hitleri”

DITA Online

Nga Ines Pohl*

E drejta për shprehjen e lirë të mendimit nuk është luks. Liria e pakufizuar e shtypit nuk është diçka, nga e cila demokracia mund të heqë dorë, por që duhet mbrojtur me të gjitha forcat. Sepse ajo është një shtyllë themelore e demokracisë, që i jep individit lirinë   më të madhe të mundshme e pakicave mbrojtjen më të mirë.

Vetëm nëse ekziston mundësia për të shprehur mendimin të lirë, vetëm nëse pyetet në mënyrë kritike ajo që bën apo që lë politika dhe ekonomia, nëse hulumtohet pa pengesa dhe rezultatet publikohen, ekziston mundësia që korrupsioni dhe keqqeverisja të zbulohen e të pengohen në të ardhmen.

Llogaria e qartë e Hitlerit

Kjo sigurisht që nuk është ndonjë gjë e re. E pikërisht ne gjermanët e kemi mësuar nga koha e Hitlerit, se sa i rëndësishëm është raportimi i pavarur. Ka qenë një llogari e menduar mirë, që fillimi i sundimit të tij të tmerrshëm shënoi fundin e shtypit të pavarur.

Por çfarë do të thotë ky mësim në kohët e sotme? Në radhë të parë, që ne nuk duhet të ndalim së raportuari për gazetarët që përndiqen, nuk duhet të lëkundemi kur bëhet fjalë për lirimin nga burgimi të gazetarëve, nuk duhet t’i lemë të qetë pushtetmbajtësit që përpiqen të shtypin fjalën e lirë.

Kjo do të thotë, që ne duhet t’u kërkojmë qeverive tona dhe opozitës të angazhohen për këtë liri. Me mënyra diplomatike, por edhe me veprime konkrete, kur e kërkon puna.

Është pikërisht BE që duhet të pyesë veten, se si duhet të veprojë me vendet anëtare që e kufizojnë gjithnjë e më tej lirinë e shtypit, kur për këtë ndryshohen ligjet, lirohen nga puna juristë kritikë dhe mënjanohen kundërshtarë të qeverisë.

Në negociatat e ardhshme duhet të jetë e panegociueshme, që pa shtypin e lirë as që mund të mendohet anëtarësimi në BE. Vëmendja e vogël që u tregua për këtë temë gjatë anëtarësimit të vendeve të reja të BE-së, po sjell tani fryte të hidhura.

Zhvillimet e fundit që po shohim tani në Europë nuk janë aspak banale. Në vende si Polonia, Hungaria apo Rumania situata po ashpërsohet. Gjendja e blogerave dhe qytetarëve-gazetarë, që janë shpesh një nga burimet e pakta të informacioneve të pavarura po bëhet gjithnjë e më kritike, nganjëherë edhe me rrezik për jetën. 13 prej tyre kanë humbur jetën këtë vit, gati dy herë më shumë se vitin e kaluar.

Donald Trump sulmon shtypin e lirë

Por dhuna kundër gazetarëve nuk është kërcënimi i vetëm. Politikanë si Donald Trump por edhe Vladimir Putin kanë kuptuar, se ku mund të sulmohet më shpejt gazetaria – tek besueshmëria e sa j- e mira më e madhe e shtypit.

Kur presidenti amerikan i damkos mediat si shtyp gënjeshtrash, kjo është më shumë se një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga gënjeshtrat që bën vetë ai. Kjo është një strategji afatgjatë, që kërkon të minojë besueshmërinë e kritikëve të tij më të rrezikshëm. E për të dobësuar ata, që zbulojnë aferat e tij dhe sfondin e tyre.

Në këtë kohë kërkohet që vetë gazetarët dhe mediat të hulumtojnë me shumë kujdes, të shtrojnë pyetje kritike edhe ndaj kolegëve të tyre, të pranojnë hapur gabimet.

Sepse çdo lloj gabimi i ndërgjegjshëm, çdo lloj shkallëzimi i paprovuar, çdo lloj përshkrimi i njëanshëm u jep dorë atyre që nuk duan që qytetarët të jenë të informuar aq mirë, sa të krijojnë mendimin e tyre të pavarur. Por pikërisht ky është kusht që në fund zgjedhjet të jenë vërtet demokratike.

*****

Autorja është kryeredaktore e Deutsche Welle. Titulli èshtè i Dita.

 

Share This Article
7 Comments
  • Po i shtojme listes se diktatoreve dhe Edvin Mitat Ramutin, qe ashtu si trami e ka me shtypin dhe fjalen e lire. Nuk i pelqejne kritikat vrromes se kazanit- PiS mitatist

  • Nji informacion kot ne propoganden shtyp i lire kur mbrohet e pa verteta qe shpifin gazetaret.Nese mendohet seriozisht per demokraci te shtypit te lire duhet qe gazetaria te informoje vetem te verteten dhe askund shpifje dhe genjeshtra.Ne te kunderten nuk ekziston asgjekundi demokraci per demokraci rreale dhe bazuar ne vertetesin e informacionit.Informacionet e shpifura rrenojne demokracin e lire aq sa dhe te verteten.Ti thuajsh femnes qe je prostitut kur nuk ka fakte.Autori duhet te marrin denimin e merituar nepermjet ligjit demokratik.Si ky shembull nga ma ordineret, ekzistojne shpifje qe mund te konfrontojne edhe sistemin.E ne kete rast pushteti i sistemit nuk duron por e vendos shpifesin me shpatulla per murit.I kerkon hesap,llogari deri me nji e nji qe bajne dy e nuk ka logjike dhe demokraci qe ndryshon saktesin e berjes dy.

  • PO HITLER-ENVERI YNE, EDI RAMA ME LIGJIN E TIJ TE SHPIFUR TE SHPIFJES?

    sepse:

    Po te ishte si Trumpi i SHBA qe te rriste GDP ne 4,5 % do t’ja falnim kapadaillekun dhe fodullekun e tij dhe do te pranonim me qef Ligjin per “agjitacion dhe propagande” qe Edvini e ka kopjuar nga Enveri me urdher te George Sorosit per t’i mbyllur gojen miletit dhe te mos llape kunder Rilindjes se Bashkim Ulajt dhe Oligarkeve lakmitare pas tij.

  • Portalet dhe zhgarravinat e shtypit te shkruar ne Albanistan moj zonje nuk jane DW por vijne erre qelbesire me keq se pusetat e Bathores Xhelal Mzatit

  • Edogani ine as nuk do t’ia dije. Kriekaqoli ka vetem ERTV si burimn te cdo te vertete, gjithe te tjerat jane kazan. Ore gjejini nje psikiater te mire se qy ka ikur me keq se kumandari qe bente cicin ne podium.

    • Te lerrofte Kina motren o infoanusi. Ai kumandari sa ishte gjalle ta kendonte katrembedhjete breza dhe ti shurraq i shurraqeve tu hap shpella tani qe ai ka mbi tridhjete vjet qe ka ikur nga kjo bote. Mbase dhe ta ka lerruar se ai i njihte mire kategorine e reptileve si ti dhe sojin tend te shkerdhyer.

  • Hajde hajde, se me fake news u mbajt ne kembe diktatura ne Shqiperi. I kemi eksperte bijte e Enverit! Me fake news u mundua dhe berisha se i asaj shkolle eshte. Tashti o ti vihet kapak me ligj kesaj haleje o perndryshe do na ngele kjo era gjithmone neper hunde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *