Tallje me qytetarët dhe degradim të Edi Rama i ka konsideruar Lulzim Basha ndryshimet në qeveri. Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se nuk mjafton vetëm largimi i ministrave, por këta të fundit duhet të përballen me drejtësinë.
Sa u përket ministrave të rinj, Basha i cilësoi një pjesë anonim, disa të paaftë dhe të tjerët të korruptuar.
Sipas Lulzim Bashës, ndryshimi i ministrave dhe emërimi i anëtarëve të rinj të qeverisë është një tregues që Kryeministri qeveris me krimin.
“Ndryshimet në qeveri janë një tallje e madhe me shqiptarët. Pasi i ka braktisur për 5 vite me radhë, sot ka bërë talljen me shqiptarët, duke treguar se ai vendos kë të dojë dhe nuk ka kush ta ndalojë. Edi Rama sot mund të kishte vendosur ministër shoferin e tij, mund të kishte vendosur ministër parukieren e tij. Ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar, ata duhet të dalin para drejtësisë. Me aktin e sotëm, Rama tregoi se nuk ka nevojë për ministra.
Ai qeveris me oligarkët dhe krimin. Ajo që u ka ofruar shqiptarëve është një përzierje njerëzish të paaftë, anonim dhe disa thellësisht të korruptuar. Ndryshimet në qeveri tregojnë degradimin e plotë të Partisë Socialiste. Edi Rama po bën aktet e një të marri. Çdo shqiptar e ka kuptuar, peshku është qelbur nga koka”, deklaroi Lulzim Basha.
o.j/dita

Lulzim Basha, o bedeli shpetimtar i Saliut,
DUHET TE RREGULLOSH “HIJET” NE BIOGRAFI QE ESHTE PLOT ME MASHTRIME
pastaj:
Mund te flasesh sa te duash per genjeshtarin pathollogjike, Edi Rama qe nuk ka si te jete ndryshe me baba kriminel te Enverit qe ka firmosur varjen ne litar ne 1988 te Havzi Neles, disident dhe poet antikomunist qe nuk i bente keq as edhe nje mize.
Rregullo biografine o Lulzim Basha se rrezulton qe je pa dipllome,
njashtu:
SI ENVER NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES.