Britanikja “The Independent” guidë për Tiranën turistike: Qyteti që po ndryshon!

Leda Hysa

Një tjetër media prestigjioze ndërkombëtare, kësaj here britanikja “The Independent” i ka kushtuar Tiranës një reportazh të gjatë, si një ftesë për gjithë lexuesit e saj për ta vizituar atë.

Përmes një guide të shoqëruar me foto nga pikat më tërheqëse të kryeqytetit shqiptar, “The Independent” bën një përshkrim të asaj që ofron sot Tirana si një qytet që ofron bukuri, histori, reliev të përshtatshëm për sporte të ndryshme, ushqim të mirë, jetë nate, pse jo edhe mundësi për shopping.

Në reportazhin e vet autori shkruan se Tirana pas shumë vitesh ndodhet tashmë në mesin e ndryshimeve masive, ndërsa thekson se projekti shumë ambicioz “Tirana 2030”, nga arkitekti Stefano Boeri do ta mbushë kryeqytetin e Shqipërisë me hapësira të gjelbra, shkolla të reja publike e hapësira që respektojnë mjedisin.

Mali i Dajtit, sheshi “Skënderbej”, muzeumet, Piramida, Parku i Madh i Liqenit Artificial, ushqimi i mirë, lokalet e shumtë që ofrojnë një jetë nate të pasur, por edhe afërsia me qendrat më të mëdha metropolitane europiane, janë disa nga gjërat që sipas këtij artikulli, duhet të bëjnë çdo turist ta vizitojë Tiranën.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Nuk ka ndryshuar Tirana 1 milioneshe,por vetem qendra mashtruese e Rames dhe lal Erit!
    Se ju ne qender flini,hani,shetisni,por po te vini vetem 3 km larg qendres ne Yzberisht ,nje lagje me 50 mije banore te gjithe me pallate 10 kate,qe kryebashkiaku na trajton si fshat me toka bujqesore,me lope dhe derra dhe qe per 4 vjet nuk ka investuar asnje qindarke!
    Hajdeni ne Yzberisht te shikoni mrekulline e Rames dhe Veliaj ku 5 mije femije nuk kane asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kende lojrash,lulishte etj,ku nuk eshte shtruar asnje meter rruge tere gropa e balte,me plehra pa fund,me qen rrugace lukuni etj,atehere do ndryshoni mendim per keta mashtrues te ndyre reklamaxhinj anti popull!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *