Dhunoi barbarisht gruan shtatzënë, i bie murit me kokë në burg

anazapta

Tenton vetëvrasjen burri që dhunoi gruan shtatzënë një ditë më parë. Olsi Iliazi, burri që dhunoi dje barbarisht gruan e tij në muajin e gjashtë të shtatzënisë ka tentuar vetëvrasjen sot në komisariatin e Korçës, ku po mbahet në paraburgim.

Sipas uniformave blu, Iliazi ka tentuar të vetëvritet duke përplasur kokën pas murit. Si pasojë e këtij veprimi, atij i është shkaktuar një e çarë në kokë, por pa pasoja për jetën. Ai po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

35-vjeçari që e motivoi dhunën e ushtruar mbi bashkëshorten me faktin se ajo “nuk donte vjehrrën”, ka shfaqur sot shenja pendese për atë që i ka bërë gruas dhe fëmijës së tij.

Një ditë më parë, Olsi Iliazi dhunoi barbarisht të shoqen, 30 vjeçaren M. Iliazi, e cila ishte shtatzënë në muajin e gjashtë me fëmijën e tij. Gruaja iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë, për shkak të plagëve të rënda.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • epo kur u be dhe ky i forte dhe mos plas ky ka pas frike nga hija e tij e njoh shume mire se kemi jetuar disa kohe ne e njejta shtepi ne greqi turp ti vije per ate q e i beri te shoqes vareni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *